Hurma (Diospyros kaki), ose siç quhet në disa zona “kakia”, është pemë gjetherënëse, me gjethe të mëdha, lule ngjyrë kremoze në të verdhë dhe fruta me ngjyrë portokalli, që piqen në stinën e vjeshtës, me shije të ëmbël. Origjina e hurmës është Azia e largët: Kina, Japonia dhe Korea. Sot është e përhapur në shumë vende të botës. Kina zë vendin e parë në botë për prodhimin e hurmës.
Frutat e hurmës karakterizohen për përmbajtjen e lartë të taninës e cila në frutat e pa pjekura mirë të rrudhin gojën. Frutat e kësaj peme kanë gjetur një përdorim edhe në industrinë përpunuese, si reçelra, marinada, lëngje, prevede, etj.
Pjesët e bimës që përdoren janë: degët e njoma, gjethet dhe frutat.
Hurma është e pasur me: energji, kalcium, karbohidrate, sheqer, fibra dietike, proteina, vitamina: A, B1, B2, B3, B6, B9, C, E, dhe K. Përmban minerale si: kalcium, hekur, magnez, fosfor, potas, natrium, zink.
Disa nga dobitë shëndetësore të hurmës
Kujdes! Të sëmurët me diabet nuk duhet ta teprojnë me konsumimin e saj.
Cilat janë disa karakteristikat kryesore të hurmës, klasifikimi dhe varietetet?
Hurma bën pjesë në familjen Ebenaceae dhe në gjininë Diospyros. Te kjo gjini janë rreth 200 specie të ndryshme. Në kushtet e vendit tonë ndodhen 3 specie të ndryshme që janë:
Specia Diospyros lotus karakterizohet për një kurorë të rrumbullakët dhe më shumë degëzime. Gjethet janë eliptike e zgjatur dhe me majë të theksuar. Lulet i ka të vogla me ngjyrë të kuqe të hapur. Lulet femërore janë të vendosura një e nga një dhe ato mashkullore janë nga tre ose në grupe. Lulëzon në Maj dhe frutat piqen në Tetor. Frutat janë të vogla në madhësinë e qershisë dhe në fillim të pjekjes janë të verdha dhe në pjekjen e plotë janë në blu të hapur. Ato janë të ëmbla sepse përmbajnë rreth 17% sheqer, përmbajnë shumë fara aq sa zënë rreth 1/3 e peshës së frytit. Farërat përdoren për prodhimin e filizave si nënshartesa të species Diospyros kaki.
Specia Diospyros virgininia, është e përhapur rrallë në Shqipëri. Në Amerikën e Veriut rritet në gjendje të egër. Karakterizohet për një kurorë të madhe të rrumbullaket dhe më shumë degëzime. Gjethet janë të mëdha deri në 16 cm, ovale dhe të shndritshme nga sipër. Lulet i ka të mëdha me ngjyrë të bardhë. Lulet femërore janë të vendosura një e nga një dhe ato mashkullore janë nga tre ose në grupe. Frutat janë të vogla me diametër 3-4 cm dhe më pak të ngrënshme se Diospyros lotus, dhe janë të mbuluar nga një shtresë alkaloide që quhet pruinë. Farërat përdoren për prodhimin e filizave si nënshartesa të species Diospyros kaki.
Specia Diospyros kaki L., është e përhapur në të gjithë zonën e ullirit. Karakterizohet për një kurorë të rrumbullakët dhe me degëzime dhe si pemë lartësia shkon deri në 8-10 m. Gjethet janë vezake dhe me majë. Faqja e sipërme e gjethes është e lëmuar. Lulet i ka të vogla me ngjyrë të bardhë në krem. Lulet femërore janë të vendosura një e nga një dhe ato mashkullore janë nga tre ose në grupe.
Lulet formohen në sqetullat e gjetheve të para të lastarit të ri. Lulëzon në maj dhe frutat piqen në tetor fillimi i nëntorit. Frutat para pjekjes janë me ngjyrë jeshile, në fillim të pjekjes bëhen të verdha dhe në pjekjen e plotë ngjyra kalon në të verdhë në kafe. Ato janë të ëmbla dhe përmbajnë rreth 17-20% sheqer.
Specia Diospiros kaki L. është bimë poligame, pra sa i përket seksit të luleve ato klasifikohen ne 3 grupime, që janë:
Kjo e fundit përfshin format bimore që kultivohen në vendin tonë.
Lidhja e frutit te lulet femra mund të bëhet në 2 mënyra që janë:
Pra, si përfundim, ka dy lloje frutash në specien D. kakai: astringent (me përmbajtje të lartë të taninës) dhe jo-astringent (me përmbajtje të ulët të taninës).
Në grupin që u hahet fryti direkt pas vjeljes, janë: Kaki Tipo, Kira Kaki, Aman Kaki, Tarakan Kaki, Kaki Kastelani, etj.
Në grupin që nuk iu hahet fryti direkt pas vjeljes (edhe pse kanë farëra), janë: Kaki Kostata, Kaki Likopërsiko, etj. Ato duhet të vendosen në vende të ajrosura dhe me temperatura konstante për t'u pjekur dhe konsumuar.
Kakia e egër (Diospyros lotus) nuk është e përshtatshme për të bërë pllenimin e luleve femra te Diospyros kaki, sepse poleni nuk përputhet me kërkesën e krezës së pistilit. Për ta realizuar pllenimin e luleve të hurmës është e nevojshme të aplikohet alternimi (8:1 - 10:1) me format pllenuese si; Diospyros markatelin dhe Diospyros rispoli.
RRËZIMI NATYRAL I FRUTAVE TEK HURMA
Te hurma ndodh fenomeni i rrëzimit natyral të frutave. Ai ndodh në dy faza:
Kërkesat e hurmës për klimën dhe tokën
Cilat janë kërkesat e hurmës për klimën?
Pemët e hurmës (D. Kaki) mund të mbijetojnë në temperatura deri në – 12,2°C. temperaturat më të ulëta mund të dëmtojnë bimën.
Bima e hurmës shkon më mirë në zonat që nuk arrijnë temperatura mbi 32,2°C për një periudhë të gjatë. Hurma nuk mund të tolerojë thatësirën. Në temperatura të larta dhe mungesë të lagështirës, frutat do të rrëzohen (bien) masivisht. Bimët kanë nevojë për rreth një centimetër ujë në javë, kështu që nëse kjo sasi plotësohet me reshje nuk lind nevoja e ujitjes. Përndryshe uji duhet siguruar me anë të ujitjes.
Ata preferojnë diellin e plotë, por në rajone të nxehta mund t'i mbillni në një zonë me pak hije pasdite.
Cilat janë kërkesat e hurmës për tokën?
Hurmat preferojnë toka me një ekuilibër të përshtatshëm të azotit, kaliumit dhe fosforit. Testi juaj i tokës do t'ju tregojë nëse toka juaj ka mungesë ose ka shumë nga këto lëndë ushqyese.
Shkojnë mirë në shumicën e tipave të tokës, por mjafton që të mos jenë të lagëta, argjilore të rënda dhe të ftohta.
Kur mbillni pemë të shartuara është e rëndësishme të merret parasysh origjina e nënshartesës. Pemët e shartuara në nënshartesa D. lotus kanë një tolerancë më të lartë ndaj tokave të ngjeshura sesa ato me nënshartesë D. kaki ose D. virginiana.
Në mënyrë ideale, toka duhet të ketë një pH midis 6.5 dhe 7.5.
Si të shumëzoni (kultivoni) hurmën?
Shumëzimi bëhet me: direkt fara dhe me shartim. Në rastin e shtimit me shartim, nënshartesat përgatiten nga farat e hurmës së egër D. lotus. Mbi filizat e përgatitur realizohet shartimi me kalem nën lëkurë, të cilët merren nga specia D. kaki. Shartimi duhet të realizohet në 10 ditëshin e dytë të prillit.
Cilat janë format e kultivimit dhe distancat e mbjelljes tek hurma?
Format më të përshtatshme të kultivimit (ndërtimit të kurorës) janë:
Në zonat fushore mund të përdoren të tri format e kultivimit. Ndërsa në zonat kodrinore preferohet ajo e formës kupore.
Mbështetur në formën e kultivimit përcaktohen edhe distancat e mbjelljes tek hurma.
Kur zbatojmë formën kupore të kultivimit është e domosdoshme aplikimi i distancave të mbjelljes në 4 x 4 m.
Në Formën palmetë dhe kordon të kultivimit është e domosdoshme aplikimi i distancave të mbjelljes ne 4 x 2.5-3 m.
Shërbimet agroteknike tek hurma
Punimi i tokës: aplikohet në periudhën vjeshtë-dimër, kryesisht në tokat fushore dhe nën ujë. Ai duhet të kryhet i cekët rreth 15 - 20 cm thellësi dhe qëllimi kryesor është të përmbysen plehërat organike dhe ato kimike si dhe për të eliminuar barërat e këqija. Punimi i tokës bën që në tokë të ruhen rezerva ujore për sezone të thata (kur ujitja mungon). Në rastet kur tokat janë kodrinore mbi 5% pjerrësi dhe kur mundësia e ujitjes është e kufizuar, atëherë sipërfaqja e tokës këshillohet të mos punohet por të mbahet e pastër nga barishtet e këqija nëpërmjet aplikimit të herbicideve. Në sipërfaqen ndërmjet bimëve këshillohet vendosja e lëndëve organike si barë, byk, gjethe të thara, tallash, torfe, etj, me qëllim që të eliminohet largimi i ujit nëpërmjet avullimit.
Krasitja e hurmës
Në krasitjen dimërore, që kurora të mbahet në formë e duhur, duhet të ndiqen këto rregulla kryesore:
Ujitja: Periudhat kritike dhe kërkesat më të mëdha për ujë janë:
Këshillohet aplikimi i sistemit të ujitjes me pika. Duhet pasur parasysh që sasia e ujit për një periudhë vegjetative është rreth 2000-3000 m3 për ha.
Plehërimi: Veç plehërimit të përvitshëm me plehra kimike është e domosdoshme, që gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje, ajo duhet të plehërohet me rreth 500 kv/ha plehra organike, 10-15 kv/ha plehra fosforike, 5-6 kv/ha plehra potasike, etj.
Në vitin e parë, pas mbjelljes, këshillojmë plehërimin azotik me 150 gr. lëndë aktive për bimë dhe në vitin e dytë kjo sasi duhet të dyfishohet.
Plehrat duhet të shpërndahen uniformisht nën të gjithë kurorën dhe të përmbyset në tokë gjatë shkrifërimeve të sipërfaqes së tokës.
Në vitin e tretë duhet të aplikohen edhe rreth 50-70 kg/ha lëndë aktive të plehrave fosforike dhe 100 kg/ha ato potasike. Në tokat gëlqerore sasia e plehrave fosforike duhet të rritet deri në 150 kg/ha. Rekomandohet që sasia e plehrave fosforike dhe ato potasike të hidhen gjatë vjeshtës para punimit të tokës me qëllim realizimin e përmbysjes së tyre me punimin e tokës.
Pas vitit të tretë plehrat azotike duhet të jenë nga 150 deri në 180 kg/ha lëndë aktive dhe duhet të aplikohen gjatë pranverës.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjelja e prodhimit tek hurma.
Shpërndaj në rrjetet sociale: