Kloridea është një dëmtues shumë i rrezikshëm që në qoftë se nuk merren masa shkakton dëmtime të rënda deri në shkatërrim të plotë të bimëve. Prek shumë bimë, përveç domates apo pambukut nga ka marrë emrin.
Pse përbën problem Kloridea për prodhimin e domates së fushës?
Gjatë vegjetacionit vërehen dëmtime të theksuara në frutat e domateve të shkaktuara nga Krimbi i boçes së pambukut (Heliothis armigera) ose Kloridea.
Ky dëmtues është një lepidopter.
Insekti i rritur është një flutur e vogël me ngjyrë të kaftë, e cila i vendos vezët mbi gjethe një nga një ose në grupe.
Dëmet shkaktohen nga larvat të cilat janë polifage, që prekin misrin, pambukun, duhanin, fasulen, bathën, patllixhanin, specin, pataten, sallatën, por më tepër domaten.
Kujdes ! Dëmet e shkaktuara nga larvat në domate janë brejtja e gjetheve, shkatërrimi i luleve, larvat futen në frut kryesisht nëpërmjet bishtit, duke formuar fole 1-2 mm diameter, nga të cilat dalin dhe dëmtojnë frutat e reja, të cilat kalben dhe bien në tokë; kurse ato që janë duke u pjekur preken nga mikro-organizma kërpudhore e bakteriale dhe kalben.
Cili është cikli i zhvillimit të Klorideas ?
Ky dëmtues në varësi të kushteve klimatike shfaqet nga maji deri në shtator, por edhe më vonë, duke u zhvilluar deri në 4 gjenerata.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi masat e luftimit të krimbit të boçes së pambukut ose klorideas
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Jeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?
Lexo më shumë
Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?
Lexo më shumë
Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj
Lexo më shumë
Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.
Lexo më shumë
Dua te di per helmin qe parandalon kete larv fluturash te rrezikshme
-Jonida