Mjedra bën pjesë në grupin e pemëve manore me vlera të larta ushqyese dhe ekonomike. Ajo është e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Nga një kupë me mjedra ju siguroni 54% të nevojave tuaja për vitaminë C, 12% për vitaminën K, 6% folat, 5% të vitaminës E, hekurit dhe potasit dhe 41% të nevojave ditore për magnez. Gjithashtu ajo përmban vitaminën B-6, kalciumin, magnezin, zinkun dhe bakrin si dhe antioksiduesit alfa dhe beta-karoten.
Pse duhet të kultivojmë mjedrën?
Në krahasim me shumë pemë të tjera, mjedra ka disa përparësi si:
Në Shqipëri, fermerët e kanë përqafuar kultivimin e mjedrave, duke parë potencialin e madh të këtij fruti dhe kërkesat në rritje për të.
Cilat janë kërkesat e mjedrës për klimën dhe tokën?
Kërkesat për kushtet klimatike. Për kultivimin e mjedrës më të përshtatshme janë rajonet me:
Rekomandohet që rajonet më të favorshëm për kultivimin e mjedrës të zgjidhen në lartësi mbi nivelin e detit deri 1000 m, afër maleve të dominuar nga druri i ahut
Kërkesat për tokën: Për kultivim të suksesshëm mjedra kërkon tokë:
Tokat malore dhe aluvionale janë tipat më të favorshme për kultivimin e mjedrës. Tokat skeletore dhe tokat e rënda janë toka të papërshtatshme për kultivim të mjedrës.
Si të veproni për ngritjen e pemishtes me mjedër?
Zgjedhja e vendit: Për ngritjen e pemishtes së mjedrës rekomandohen toka me:
Kujtesë: Analiza e tokës duhet të bëhet disa muaj para fillimit të mbjelljes dhe është e detyrueshme.
Nivelimi sipërfaqësor i tokës bëhet me qëllim realizimin e një kullimi sa më të përsosur dhe mos krijimin e pellgjeve të ujit sipërfaqësorë, të cilat ndikojnë negativisht në rritjen e zhvillimin e kësaj kulture.
Plehërimi i mjedrës gjatë ngritjes së pemishtes
Para mbjelljes, bëhet plehërimi me pleh stalle rreth 25 -50 ton/ha dhe pjesa tjetër e nevojave për elementë ushqyes plotësohet me plehra minerale mbështetur nga rezultatet e analizave të tokës. Rekomandohet përdorimi i plehut të kalbur mirë të stallës (gjedheve, deleve, dhive).
Kujtesë: Nëse plehu i stallës nuk është i kalbur mirë nuk realizohen rendimente të larta në prodhimin e mjedrës.
Përgatitja e tokës për mbjelljen në vjeshtë bëhet në shtator deri nga mesi i tetorit. Plugimi bëhet në thellësi 30-40 cm, pastaj bëhet shkriftimi me frezë dhe mjete tjera shkrifëruese.
Mbjellja e mjedrës: Koha e mbjelljes
Moti i vrenjtur është më i përshtatshëm për mbjelljen e fidanëve. Mbjellja praktikohet herët në mëngjes ose pasdite vonë.
Kujtesë: Nëse fidanët e përgatitura për mbjellje nuk mbjellën brenda 3 orëve, duhet patjetër të shtratifikohen (vendosen në një kanal dhe mbulohen me dhe).
Zgjedhja e fidanëve për ngritjen e pemishtes me mjedër
Gjatë ngritjes së fushave me mjedër nuk duhet të përdoret fidanë me prejardhje nga rritjet e pemishteve të vjetra prodhuese, sepse materiali i tillë mund të jetë i infektuar, si dhe me potencial të zvogëluar prodhues. Gjithashtu, materiali nga pemishtet e vjetra prodhuese mund të jetë me prejardhje nga farërat që kanë rënë në tokë dhe nga ato janë formuar bimët të cilat kanë humbur veçoritë e pastra të llojit.
Fidani standard i mjedrës duhet të jetë me këto karakteristika:
Përgatitja e fidanit për mbjellje dhe mbjellja
Para mbjelljes, fidanëve të mjedrës ju shkurtohen rrënjët në gjatësinë prej 10 - 15 cm, kurse pjesa mbitokësorë e fidanit shkurtohet në gjatësi 20 cm si dhe të ketë të paktën 3 – 4 sytha.
Teknika e mbjelljes së mjedrës
Mjedra mbillet në: ngastra të sheshta ose lehe (vllaja).
Në tokat me drenazhim të dobët duhet të mbillet në lehe (vllaja), të ngritura me dimensione në lartësi 25 cm dhe gjerësi 60 cm.
Distanca e mbjelljes
Thellësia e mbjelljes
Fidanët e mjedrës mbillen në thellësi në të cilën kanë qenë në fidanishte para nxjerrjes, por në praktikë për shkak të ngjeshjes së dheut, mbillen 3-4 cm më thellë. Fidanët duhet të mbjellën pjerrtas në kënd prej 45°, me qëllim që lastarët e rinj të dalin nga sythat e rrënjës. Mbjellja mund të bëhet me gropa ose kanale/hulli të hapura me mjete mekanike ose krahë.
Kujtesë: Nuk rekomandohet shtypja e fidanëve me këmbë gjate mbjelljes por vetëm me dorë, për shkak se rrënjët janë shumë të ndjeshme.
Menjëherë pas mbjelljes së fidanëve, vendoset sistemi i ujitjes me pika. Është e domosdoshme ujitja e fidanëve sipas nevojës, 2-3 herë. Kur lastarët e rinj arrijnë lartësinë 20 - 25 cm, atëherë pjesa e mbetur e fidanit të vjetër pritet dhe largohet. Barishtet e këqija në vitin e parë duhet të hiqen me dorë dhe jo me prashitje me qëllim që mos të lëvizet sistemi rrënjor. Fidanë të mirë të mjedrës konsiderohen ato fidanë kur gjatë vegjetacionit nga secili fidan i mbjelle dalin 2 – 3 lastarë të rinj.
Sistemet e kultivimit të mjedrës
Ekzistojnë dy sisteme të kultivimit të mjedrës:
Sistemin spalier vertikal në varësi nga vendosja e telit e kemi dy tipash:
Sistemi spalier vertikal sot paraqet sistemin standard më të mirë për kultivimin e kësaj kulture.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Cilat janë përkujdesjet në pemishtet e mjedrës?
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Bimët dekorative preken nga një sërë sëmundjesh dhe kontrolli i tyre është i një rëndësie të veçante për të garantuar mosprishjen e bukurisë së tyre
Lexo më shumëSimptomat dhe menaxhimi i tyre
Lexo më shumëCilat janë sëmundjet kryesore që prekin bimën e mimozës?
Lexo më shumëSëmundja mund të prekë gjatë gjithë periudhës së vegjetacionit, gjethet,degët e padrunjëzuara, lulet.
Lexo më shumë
Ku gjinden fidan Mjedre per te ble
-Petrit