Në vendin tonë misri mbillet edhe si bimë foragjere, i cili është i rëndësishëm për ushqimin e blegtorisë. Një kilogram misër kokërr prodhon 3864 kalori dhe është baraz me 1,34 njësi ushqimore. Është llogaritur se 100 kg silazh, përgatitur nga misri së bashku me kalli, në fazën e qumësht – dyllit përmban 21 njësi ushqimore, i korrur në fazën e dyllit me 30 – 35% lagështi në kokërr ka 26 njësi ushqimore, ndërsa i korrur në prag të lulëzimit përmban 18 njësi ushqimore.
Në blegtori përdoret si koncentrat, silazh në prag të pjekjes së dyllit dhe si njomishte në fazën e qumështit. Misri i është përshtatur mirë kushteve ekologjike të vendit tonë. Dallohet për rendiment të lartë në një kohë relativisht të shkurtër, duke e bërë atë një bimë me leverdi ekonomike. Për këtë arsye ajo ka gjetur një përhapje të gjerë në bujqësinë shqiptare.
Kërkesat për tokën dhe parabimën
Misri mund të kultivohet në të gjitha tipet e tokave. Hibridet me aftësi të lartë prodhuese japin rendimente më të larta në toka të pasura me lëndë organike, të thella, me strukturë, të freskëta, me drenazhim të mirë e të ajrosura. Misri nuk zhvillohet mirë në toka të rënda argjilore, kompakte dhe shumë të lagëta. Misri rritet në toka me pehash nga 5,5 – 7,5. Në toka me prirje alkaline, misri ndjen nevojën për mikroelemente të tillë si hekur dhe mangan. Proceset e rritjes së misrit ndërpriten në pH rreth 4 dhe mbi 8.
Parabimë më të mira për misrin janë bishtajoret një dhe shumëvjeçare si jonxha, fasulja, soja, tërfilit, etj. të cilat lënë tokën të pasur me lëndë ushqyese, kryesisht azot. Gjithashtu parabimë të mira për misrin janë patatja dhe panxhar sheqeri të cilat e lënë tokën të pastër nga barërat e këqija. Misri mund të durojë për disa herë mbjelljen e përsëritur pas vetës, duke ruajtur nivele të larta prodhimi, por në këto raste duhet të shoqërohet me një agrofond të lartë. Vetë misri është një parabimë shumë e mirë për të gjitha bimët e tjera sepse e lë tokën të pastër nga barërat e këqija dhe relativisht të pasur në lëndë organike.
Plugimi i tokës
Thellësia e plugimit të tokës përcaktohet nga tipi e përbërja mekanike e tokës, zona klimatike si dhe parabima. Plugimi i thellë i tokës (ose plugimi bazë) 26 – 30 cm, zakonisht kryhet në tokat e rënda, pas barërave e bimëve shumëvjeçare si dhe në toka me infeksion të madh të barërave të këqija. Plugimi i thellë duhet të bëhet në vjeshtë, gjatë dimrit ose sa më herët në pranverë. Kryerja në kohë e me cilësi e plugimit është e varur shumë nga gjendja e kullimit të tokës, e për këtë arsye rrjeti kullues duhet të mbahet gjithmonë në gatishmëri. Plugimet e vjeshtës e dimrit krijojnë mundësi të mbjelljeve më të hershme. Për të eliminuar ngjeshjen e tokës dhe për të kryer plugim me cilësi, ai duhet të bëhet gjithmonë kur toka është e thatë.
Këshillë! Asnjëherë mos e plugo tokën e lagët. Mbaje tokën gjithmonë në gjendje të kulluar.
Përgatitja e tokës për mbjellje
Pas plugimit bazë, në pranverë bëhen plugime të dyta si dhe punime të tjera sipërfaqësore, që kanë për qëllim përgatitjen e një shtrati mbjelljeje sa më të mirë. Plugimi i dytë i tokës, jo gjithmonë është i domosdoshëm. Ai kryhet në thellësinë 17 - 20 cm dhe bëhet në raste kur gjatë dimrit reshjet kanë qenë shumë të dendura dhe ka infeksion të barërave të këqija.
Shtrati i mbjelljes përgatitet me mjete pune aktive si freza, disqe dhe lesa vibruese. Qëllimi është që të arrijmë një shtrat mbjellje sa më të përshtatshëm me sa më pak ndërhyrje në tokë. Për të arritur këtë qëllim toka duhet të jetë në gjendje të kulluar. Në këtë mënyrë ruajmë strukturën e tokës dhe eliminojmë thërrmimin e tepërt të saj.
Plehërimi
Misri ka aftësi të larta prodhuese, prandaj ai reagon shumë mirë ndaj plehërimit. Për prodhimin e 1 kv kokërr, misri ka nevojë për rreth 2,4 – 2,8 kg azot (N), 0,9 -1 kg fosfor (P2O5), 2,8 – 3,2 kg potas (K2O), 0,2 kg kalcium (CaO) dhe 0,2 kg mangan (Mg). Plotësimi i nevojave të bimës me elementë ushqyes nëpërmjet plehërimit është domosdoshmëri për vjeljen e kapaciteteve prodhuese të hibrideve. E rëndësishme është që plehrat të vendosen në tokë, në ato shtresa (thellësi) që sigurohet lagështia e nevojshme dhe që zhvillohet më intensivisht sistemi rrënjor i bimës së misrit me qëllim rritjen e shkallës së përvetësimit të tyre nga bima.
Si të plehëroni misrin? Plehërimi realizohet në dy faza:
Në plehërimin para mbjelljes (bazë) përdoren plehrat organike, fosforike, potasike, të kombinuara si dhe një sasi e vogël e plehrave azotike (1/3 e sasisë së planifikuar). Plehu organik hidhet para plugimit të tokës në vjeshtë ose dimër. Në pa mundësi të kryerjes në vjeshtë apo dimër plehërimi organik kryhet në pranverë dhe doza e përdorimit duhet të jetë jo më pak se 3 ton për dynym. Plehërimi kimik fosforik bëhet në punimin e tokës si dhe në përgatitjen e saj për mbjellje. Për plehrat fosfatike rregulli i përgjithshëm është që 2/3 e dozës së planifikuar të përdoret (hidhet) para plugimit dhe 1/3 para frezimit apo diskimit të fundit ose në bashkëshoqërim me farën gjatë mbjelljes. Kur përdoren makina mbjellëse të kombinuara (krahas farës shpërndajnë edhe plehra kimike), dosa e fundit mund të përdoret direkt me mbjelljen. Në këtë rast sigurohet një vendosje e plehut 5 cm larg anash farës dhe 5 cm me thellë se fara.
Plehërimi kimik potasik. Në rastin e përdorimit të plehrave potasike e gjithë dosa përdoret para plugimit të fundit.
Plehrat kimike azotike që përdoren para mbjelljes (bazë) gjatë frezimit ose diskimit të fundit duhet të jenë në formën e uresë dhe përdoret 1/3 e dozës së planifikuar.
Kur përdorim plehra të kombinuara, si NPK ose NP, hedhja e dozës së azotit merret nga këto plehra dhe kjo realizohet gjatë punimeve përgatitore për mbjellje.
Plehërimi gjatë vegjetacionit (plotësues): Në vegjetacion përdoren plehrat azotike në 1 ose 2 duar në fazën kur bimët kanë 4 – 5 gjethe ose 7 – 8 gjethe. Ky plehërim zakonisht është një proces i mekanizuar dhe realizohet me kultivatorët ushqyes. Në rastet e shpërndarjes me dorë, plehrat azotike hidhen 8 – 10 cm larg bimës, në anë, dhe shoqërohet detyrimisht me prashitje.
Si përcaktohen dozat e plehërimit dhe cilat janë dozat orientuese?
Dozat e plehërimit përcaktohen në varësi të pjellorisë së tokës, nevojave të misrit për elementë ushqyes për njësi të prodhimit, koeficienteve të shfrytëzimit të elementeve ushqyes nga toka dhe plehrat, si dhe prodhimit të planifikuar. Dozat orientuese në lëndë aktive për të marrë një prodhim 90-100 kv/ha në një tokë me pjellori mesatare janë:
Mbjellja
Është një nga proceset teknologjike, që kur kryhet në kohë e me cilësi, siguron realizimin e rendimenteve të larta. Në procesin e mbjelljes duhet të synohet në hedhjen e farës në thellësi uniforme dhe në largësinë e nevojshme midis bimëve, me qëllim që të sigurohet numri optimal i bimëve për njësinë e sipërfaqes.
Afati i mbjelljes: Koha më e përshtatshme për mbjellje është kur temperatura e tokës në thellësinë 10 cm arrin vlerat 8 – 10°C dhe ka prirje për rritje të mëtejshme. Sipas zonave klimatike, afatet më të mira për mbjellje janë:
Thellësia e mbjelljes: Kur kemi përgatitje të mirë të shtratit të farës dhe lagështi optimale në tokë, thellësia e mbjelljes është 4 – 5 cm. Në kushte pak më të thata, thellësia mbjelljes rritet 5 – 7 cm.
Kujdes! Asnjëherë mos e tejkalo këtë thellësi mbjelljeje. Dendësia e mbjelljes (norma e farës) është në varësi të:
Bazuar në këto faktorë bëhet regjistrimi i makinës mbjellëse, në mënyrë që ajo të na sigurojë hedhjen në tokë të numrit të kërkuar (të përllogaritur) të kokrrave të farës.
Kujdes! Para mbjelljes sigurohu për regjistrimin e makinës mbjellëse për normën e farës, të dozës së plehut dhe thellësinë e mbjelljes.
Kur përdoren makina mbjellëse të precizonit normat orientuese të farë për dynym janë:
Rëndësi ka rajonizimi i hibrideve dhe zgjedhja e hibrideve me potencial të lartë gjenetik si dhe përshtatshmërisë në kushtet agroklimatike të kultivimit.
Ndarja e hibrideve të misrit në klasa sipas klasifikimit të FAO-s
Grupi i hibrideve | Klasa e FAO-s | Cikli bimor në ditë (mbirje-pjekje e plotë) | Tipi |
1 | 100 | <85 | Të hershëm |
2 | 200 | 86-95 | |
3 | 300 | 96-105 | |
4 | 400 | 106-115 | Të mesëm |
5 | 500 | 116-120 | |
6 | 600 | 121-130 | Të vonshëm |
7 | 700 | 131-140 | |
8 | 800 | >140 |
Nisur nga ky klasifikim fermerit i jepet mundësia që të bëjë një zgjedhje më reale të hibridit sipas kushteve të tij të kultivimit.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike të misrit
Këshilla_për_inpute
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë kërkesat e burxhakut për klimën (temperaturë dhe lagështirë)?
Lexo më shumëKërkesat e koçkullës për klimën dhe tokën
Lexo më shumëKërkesat e elbit për klimën dhe tokën
Lexo më shumëPër një kultivim të suksesshëm të panxharit foragjer ju rekomandojmë të mbani parasysh:
Lexo më shumë
Te mbillet ne mase te gjere mos te ngelemi pa ushqim
-Sejdi
Te mbillet ne mase te gjere mos te ngelemi pa ushqim
-Sejdi