Histori Suksesi – Dhimitri Tushe




Dhimitri Tushen e gjejmë në Llakatund të Vlorës. I kthyer para 2 vitesh nga emigrimi, për shkak se babai dhe vëllai i tij merreshin me blegtori edhe ai vendosi të investohen në këtë sektor. 

“Duke diskutuar, pasi kursimet nuk ishin të mjaftueshme për investimin, rashë në kontakt me oficerin e kredisë së FED invest për zonën i cili më dëgjoi dhe më tha se do ta diskutonte rastin dhe do më kthente përgjigje. Të nesërmen më telefonoi dhe më kërkoi që të paraqitesha në zyrë për punën e kredisë të bëja dokumentet. Mu duk pak e pabesueshme shpejtësia, por më vonë mora vesh që rol kishte luajtur edhe historiku i mirë i babait dhe vëllait tim si anëtarë të vjetër në FED invest. 

Kredinë e investova në ngritjen e stallës dhe në blerjen e bagëtive. Sot kam 9 lopë qumështi dhe jam duke mësuar “zanatin”, që ka qenë edhe me kosto pasi 3 lopë më kanë ngordhur në fillimet e mia. Për ndërtimin e stallës jam konsultuar në internet, kam bërë edhe këtë vathën ku lopët dalin të lëvizin pasi edhe këtë e kam parë aty.”

Nga çfarë shikojmë me sy dhe bisedojmë me Dhimitrin, hapësira e stallës, ajrosja, cilësia e ujit dhe pastërtia, si e stallës dhe lopëve, është shumë e mirë. Ajo çka doli në pah ishte sasia e qumështit të prodhuar për krerë. 

Duke qenë një blegtor i ri dhe ende duke mësuar, por me ambicie për ta shtuar numrin e tufës, ne biem dakord me Dhimitrin që në shtator të bëjmë një vizitë me eksperten e Qendrës ABA, për të bërë një analizë të mirëfilltë të fermës dhe për përmirësimin e racionit ushqimor që të ndikojmë në rritjen e sasisë së qumështit të prodhuar.

Data e publikimit: 25/07/2025


Lini një koment


Komente të mëparshme
d531h0

-🔌 Sex Dating. Go - https://graph.org/Get-your-BTC-09-04?hs=4bc407dc169b405d492892f7266212f0& 🔌


Shpërndaj në rrjetet sociale: