Teknologjia e kultivimit të rrushit të tavolinës




Në shumëllojshmërinë e frutave që konsumohen nga njeriu, rrushi zë pa dyshim, vendin e parë dhe atë më të preferuarin sepse:

  • Rrushi është produkt me vlera të larta, energjetike, dietike dhe terapeutike
  • Hardhia është e përshtatur për shumë lloje klimash dhe tokash
  • Është një ndër sektorët më fitimprurës të bujqësisë

KËRKESAT PËR KLIMËN DHE TOKËN
Cilat janë kërkesat për klimën dhe tokën?
Temperatura, ndriçimi optimal dhe toka ndikojnë drejtpërdrejtë në cilësinë e prodhimit të rrushit për tavolinë.

Kërkesat për temperaturë: Sipas ndikimit të tyre në jetën e bimëve ato klasifikohen në: 

  • Temperatura e pragut të minimumit biologjik e cila është 10°C; 
  • Temperaturat optimale janë 24 – 28°C; 
  • Temperaturat e pragut të maksimumit biologjik të cilat janë 38 – 42°C 

Temperaturat që dëmtojnë hardhinë:

  • Sharmendat e pjekura durojnë deri në – 10°C;
  • Në temperatura – 0,5°C ndodh dëmtimi i majave të reja të rritjes;
  • Sythat e fjetur, përpara shpërthimit, durojnë deri në – 5 ose – 6°C;
  • Gjethja dëmtohet nga ngricat e vjeshtës në  temperaturë -1 ose -2°C;
  • Kokrrat e pa pjekura mirë duron deri në -2 ose – 3°C;
  • Kokrrat e pjekura durojnë deri në – 4°C

Kërkesat për tokën
Hardhia nuk ka kërkesa të veçanta për tokën, por ajo preferon toka të thella, të drenuara, subargjilore të mesme, me pH (aciditet) neutral, me ekspozicion nga jug – lindja dhe jug perëndimi. Një tokë ideale do të ishte ajo që përmban 5-10% pjesë skeletike (gurë), 40-50% rërë, 15-30% lym, 15-30% argjilë dhe 1.5-2% lëndë organike (humus). 

Kryej analizat e tokës për t’u njohur me veçoritë e saj!

Fazat e zhvillimit të hardhisë. Njohja e tyre ndihmon në marrjen e masave dhe kryerjen në kohë tëshërbimeve bazë si: krasitja, plehërimi, operacionet e gjelbra, ujitja dhe menaxhim i mirë i mbrojtjes së bimëve.

Fazat kryesore të zhvillimit të hardhisë

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Teknologjinë e ngritjes së vreshtit

Data e publikimit: 02/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Teknologjia e kultivimit të rrushit të tavolinës në serra

Cilat janë disa nga përparësitë e kultivimit të rrushit në serra?

Lexo më shumë

Sëmundjet dhe dëmtuesit e hardhisë

Hardhia preket nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish dhe suksesi në mbrojtjen ndaj tyre varet nga monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes së tyre.

Lexo më shumë

SHËRBIMET AGROTEKNIKE TE HARDHIA

Nga niveli i shërbimeve agroteknike varet koha e hyrjes në prodhim, jetëgjatësia e vreshtave, koha e shfrytëzimit, prodhueshmëria e vreshtave, cilësia e rrushit si dhe kostoja e prodhimit.

Lexo më shumë

KRASITJET TEK HARDHIA

Krasitjet janë operacione ose ndërhyrje në bimë për të rregulluar rritjen, fuqinë, prodhueshmërinë dhe cilësinë e prodhimit.

Lexo më shumë