SI TË PËRDORNI YMCP për lopët që sapo kanë pjellë




Në rastet e nevojshme pas çdo pjellje ju mund ta përdorni YMCP duke e administruar vetë procesin. 

Mbani parasysh:

  • Një pako YMCP duhet përzier me 20-30 litra ujë në temperaturë ambjenti rreth 20°C – 25°C.
  • Bëni përzjerjen sa më të mirë, me qëllim që të siguroni tretjen e të gjithë përbërësve.
  • Përzjerja duhet të jetë pirja e parë e lopës menjëherë pas pjelljes, pra mos i ofroni lopës ujë e më pas tretësirën e YMCP.
  • Lopa duhet të ndihet e etur. Nëse ajo nuk ndihet e etur dhe refuzon të pijë përzjerjen e YMCP, ju rekomandojmë të lyeni me kripë trupin e viçit të sapo lindurit, që duke u lëpirë nga lopa, mundëson rritjen e etjes së saj.
  • Kujdes! Përzjerja duhet ofruar menjëherë dhe të konsumohet brenda 30 minutave nga përgatitja.
  • Në raste të rënda ofroni dhe një përzjerje tjetër rreth 5-6 orë pas të parës.
  • Gjithashtu, në raste të rënda ju rekomandojmë të përdorni tretësirë më të përqëndruar. Një pako YMCP (500 gr) treteni në 1-2 litra ujë duke ja ofruar lopës me shishe plastike.

Ju këshillojmë që produktin ta ruani në kushte të mjediseve të thata në temperaturë 4°C deri në 30°C. 

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me përfitimin ekonomik nga përdorimi i  YMCP

Data e publikimit: 10/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ASPEKTET EKONOMIKE TË FERMAVE BLEGTORALE

Ja disa analiza ekonomike të nevojshme për një efiçencë të lartë në fermën tuaj blegtorale!

Lexo më shumë

PËRFITIMI EKONOMIK NGA PËRDORIMI I YMCP PËR LOPËT QË SAPO KANË PJELLË

Përdorimi i YMCP ju krijon avantazhin e vetë administrimit të saj në kohën e duhur! Ajo kushton vetëm 1,000 lekë për paketë dhe në rast përsëritje vetëm 2,000 lekë.

Lexo më shumë

Të ushqyerit e Lopëve që Sapo Kanë Pjellë

Kujdesi për lopët që sapo kanë pjellë ju siguron stabilitet të fermës.

Lexo më shumë

Kujdesi shëndetësor për Lopët që Sapo Kanë Pjellë

Kushtojini vëmendje monitorimit të lopëve gjatë dhe pas procesit të pjelljes

Lexo më shumë