Përkufizimi i nocionit
Kjo normë është e vlefshme për llojet e lakrës që vijnë nga “brassica oleracea L. var. Capitata” (lakrën e bardhë, lakrën e kuqe dhe për lakrën me formë të stërgjatur) dhe nga “brassica oleracea L.var. Bullata DC” si dhe “var. Sabauda L”, kur ato lëvrohen në gjendje të freskët tek konsumatori. Lakra për përdorim industrial nuk është pjesë e kësaj norme.
Lakra që është destinuar për përpunim të mëtejshëm, nuk është e detyrueshme të përgatitet dhe emërtohet sipas normave të cilësisë. Kjo nuk përjashton faktin, që industria përpunuese të vendosë në kontratë lëvrimin sipas normës. Në këto raste, kur emërtimi i mallit bëhet sipas normës, atëherë malli duhet t’i përgjigjet kërkesave të normës pavarësisht nga qëllimi i mëvonshëm i përdorimit.
Cilat janë rregullat në lidhje me cilësitë e mallit ?
Kjo normë përcakton cilësitë e mallit, të cilat duhet të ketë lakra pas përgatitjes për treg dhe paketimit.
Në të gjitha klasat lakra duhet të ketë, me përjashtim të rregullave të veçanta për çdo klasë dhe tolerancave të lejuara, cilësitë e mëposhtme:
Nuk duhet të mungojnë pjesë apo të ketë vende të dëmtuara në mënyrë të tillë, që e bëjnë atë jo të plotë. Në lakrën e magazinuar janë të lejueshme vende të qëruara në fletët e jashtme të lakrës, me kusht që ato të mos influencojnë në cilësinë e mirë të saj.
Përgatitja për treg dhe ngarkimi e shkarkimi në vendin e prodhimit nuk duhet t’i shkaktojë lakrës shenja vyshkjeje.
Me rritjen e fazës së pjekurisë lakra tenton në çarje, duke bërë që koka të çahet si pasojë e tensioneve të brendshme. Lakra të tilla, si dhe lakra që kanë tendencë për çeljen e lules, janë të papranueshme sipas normës. Lakrat që kanë të plasura në fletët e jashtme nuk konsiderohen të çara. Të çarat në kërcell janë gjithashtu të lejueshme.
Përjashtohen produktet që janë prekur nga kalbja apo që kanë mangësi, të cilat i bëjnë lakrat të papërshtatshme për konsum. Lakra nuk duhet të jetë e prekur nga sëmundje apo difekte serioze, të cilat i bëjnë ato të papërshtatshme për tregtim në gjendje të freskët. Lakra nuk duhet të jetë prekur nga këpudhat apo sëmundjet fiziologjike apo dëmtime nga dëmtuesit e ndryshëm, veçse në rastet kur lejohen përjashtime për raste të veçanta:
Lakra nuk duhet të përmbajë dhe, papastërti të tjera të dukshme, veçanërisht mbetje të plehrave apo lëndëve trajtuese.
Kjo do të thotë që lakrat e lagura përjashtohen. Lakrat e lagura nga shiu apo sprucimet me ujë, duhet të thahen në mënyrë të mjaftueshme. Lagështia nga vesa apo krijimi i kondensimeve (p.sh. nga ndryshimi i temperaturës, pas largimit nga frigoriferi apo lakrat e paketuara në qese) janë të lejueshëm.
Ambjentet e magazinës, materiali paketues duhet të jenë të pastra dhe neutral përsa i përket erërave. Lakra nuk duhet të bjerë në kontakt me lëndë, të cilat ndikojnë në shijen apo aromën e saj.
Sipas llojit të lakrës koka pritet me ose pa fletët mbështjellëse. Prerja duhet të jetë e tillë, që fletët e mbetura të qëndrojnë të lidhura pas kokës. Me fletë mbështjellëse (të jashtme) do të kuptojmë të gjitha fletët rreth kokës, por që nuk janë të ngjeshura shumë rreth saj. Me fletë mbulesë kuptojmë fletët që janë të ngjeshura mirë rreth kokës kur ato sipas varietetit janë ende me një sipërfaqe pak a shumë të sheshtë.
Lakra duhet të jetë në një gjendje të tillë, që:
Lakra ndahet sipas klasave të përkufizuara më poshtë:
Klasa I
Klasa e I përbën pjesën dërrmuese të lakrës që tregtohet. Konsumatori duhet të jetë në gjendje ta mbajë këtë klasë si burim të rregullt furnizimi.
Lakra e kësaj klase duhet të jetë me cilësi të mirë dhe duhet të ketë të gjitha vetitë tipike të llojit, veçanërisht fortësinë tipike të llojit.
Fletët duhet t’i përgjigjen llojit. Tek lakra e magazinuar mund të mungojnë disa fletë mbuluese. Lloji wirsing dhe lakra e hershme duhet të jenë të pastruara sipas llojit, megjithatë lejohet një numër i caktuar i fletëve mbështjellëse.
Lloji wirsing lejohet të ketë një ndikim sipërfaqësor nga ngricat.
Lakra duhet të ketë pamjen e jashtme normale të llojit të cilit i përket, si dhe një cilësi normale të brendshme dhe të jashtme.
Duhet bërë dallimi ndërmjet:
Është një lloj lakre wirsing dimërore që i duron ngricave dhe ruan ngjyrën e gjelbër. Koka nuk duhet të ketë më shumë se 6 fletë të jashtme. Ndikimi i ngricës është i lejueshëm, përsa kohë nuk cënohet konsumimi i saj.
Të lejueshme janë:
-Plasaritje të lehta në fletët e jashtme,
-Shtypje të lehta dhe pjesë të pakta që mund të hiqen (eliminohen) kur nuk cënohet gjendja e mirë e jashtme e produktit.
Këto dëmtime duhet të jenë të kufizuara vetëm në shtresa të jashtme të fletëve.
Si pjesë të pakta do të konsiderohen dy tri vende që mund të eliminohen, diametri më i madh i të cilave nuk duhet të jetë më i madh se ¼ e diametrit të kokës.
Klasa e II
Në këtë klasë bën pjesë lakra, e cila nuk mund të hyjnë në klasën e parë, por që i përgjigjet vetive minimale të përcaktuara më poshtë. Në krahasim me klasën e I, lakra e kësaj klase lejohet:
-Të ketë të çara në fletët e jashtme
-Një numër më të madh fletësh që mungojnë
-Shtypje më të mëdha dhe pjesë që mund të eleminohen
-Fortësi më të vogël
Lakra e kësaj klase mund të ketë shmangie në ngjyrë, formë dhe fortësi nga ato tipike të llojit, deri në atë shkallë sa të mos ketë ndikim serioz në vlerën e saj në treg. Janë të lejueshme çarje më të mëdha. Por, koka nuk duhet të jetë e hapur. Fletët e jashtme që mbeten duhet të jenë me sipërfaqe të lëmuar.
Cilat janë normat në lidhje me seleksionimin e madhësisë ?
Seleksionimi i madhësisë bëhet sipas peshës neto. Tek lakra kjo nuk duhet të jetë më pak se 350 gr. Në lakrën e paketuar seleksionimi sipas madhësisë është i detyrueshëm. Në këtë rast pesha e lakrës më të rëndë nuk duhet të tejkalojë dyfishin e lakrës më të lehtë Brenda një paketimi. Në rast se lakra më e rëndë peshon 2 kg ose më pak, atëherë ndryshimi në peshë ndërmjet lakrës më të rëndë dhe asaj më të lehtë lejohet të jetë 1 kg.
Seleksionimi sipas madhësisë në lakrën e paketuar është i detyrueshëm. Për lakra më të rënda se 2 kg, pesha e lakrës më të rëndë brenda një partie paketimi, nuk duhet të tejkalojë dyfishin e peshës së lakrës më të lehtë p.sh 2.5-5 kg.
Për lakrat me peshë më të vogël se 2 kg ose është i vlefshëm rregulli i njëjtë si për lakrat me peshë mbi 2 kg ose rregulli, i cili lejon ndryshimin në peshë prej 1 kg ndërmjet lakrës më të rëndë dhe asaj më të lehtë, p.sh. 0.5 kg-1 kg; 0.5 kg-1.5 kg.
Për lakrën e ngarkuar rifuxhio p.sh. në vagonë apo kamionë seleksionimi sipas madhësisë është me dëshirë.
Cilat janë rregullat në lidhje me tolerancat ?
Tolerancat e cilësisë dhe madhësisë në çdo paketim ose parti në rastin e ngarkimit rifuxhio janë të lejueshme për produkte, që nuk i përgjigjen kërkesave të klasës.
Është fjala për shmangje, të cilat me gjithë kujdesin e treguar gjatë punës, janë të pashmangshme teknikisht për ndarjen në klasa. Por është e palejueshme që gjatë seleksionimit të lejohen gabime për shkak pakujdesie apo me qëllim, edhe kur nuk lejohet tolerancë. Tolerancat janë kufij maksimalë, të cilët nuk lejohen të tejkalohen, por si rregull edhe nuk duhen arritur, në mënyrë që edhe ndryshimet në produkt, të cilat mund të shfaqen gjatë përpunimit në treg, të mos çojnë në tejkalimin e tyre.
Cilat janë tolerancat e cilësisë ?
10% e numrit të lakrave apo peshës, të cilat nuk i përgjigjen vetive të klasës, por që të paktën janë të mjaftueshme për klasën e II dhe në raste të veçanta edhe për toleranca të klasës së II.
10% e numrit të lakrave apo peshës, të cilat nuk i përgjigjen as vetive të klasës dhe as vetive minimale, por gjithsesi përjashtohen produkte që i ka zënë kalbja ose me mangësi të tjera që i bëjnë ato të papërshtatshme për konsum.
Cilat janë tolerancat e madhësisë ?
Për të gjitha klasat: 10 të peshës apo numrit të lakrave të cilat nuk i përgjigjen kërkesave në lidhje me:
-Madhësinë minimale të parashikuar
-Njëtrajtshmërinë e parashikuar
Gjithsesi secila duhet të peshojë të paktën 300 g.
Cilat janë rregullat që lidhen me dizenjon e paketimit.
Përmbajtja e çdo paketimi ose e partisë gjatë dërgesave rifuxhio, duhet të jetë e njëtrajtshme dhe duhet që lakra të jetë me origjinë, lloj dhe cilësi të njëjtë. Lakra e klasës së I, duhet të jetë unike për nga forma dhe ngjyra. Pjesa e dukshme e përmbajtjes së një partie apo paketimi duhet të jetë përfaqësuese për të gjithë lakrat e pakos apo partisë.
Pra paketimet pasqyrë nuk janë të lejueshme, duhet që pjesa e dukshme t’i përgjigjet në të gjitha cilësitë e kërkuara përbërjes mesatare të gjithë partisë.
Lakra duhet të paketohet në mënyrë të tillë, që të jetë e mbrojtur në mënyrë të përshtatshme. Ajo mund të dërgohet në treg e paketuar apo me ngarkesë rifuxhio. Materiali i përdorur në brendësi të partisë që paketohet duhet të jetë i ri, i pastër dhe të ketë përbërje të tillë, që të mos shkaktojë ndryshime të jashtme apo të brendshme. Lejohet përdorimi i materialit, veçanërisht letrës dhe fletëve ngjitëse me të dhënat e firmës, kur shkrimi apo etiketimi përmbajnë ngjyra apo lëndë ngjitëse pa përmbajtje helmesh.
Pakot ose në rastin e partive rifuxhio nuk duhet të përmbajnë asnjë lloj mbeturine tjetër. Ky rregull vlen për pastërtinë e gjithë përmbajtjes së paketuar. Qëllimi është të garantohet që mbeturinat e huaja të mos prishin dizenjon e paketimit. Duhet bërë dallim ndërmjet gabimeve të rastësishme dhe papastërtisë sistematike, e cila në çdo rast çon në kthim të mallit.
Cilat janë rregullat në lidhje me etiketimin (emërtimin)?
Të gjitha të dhënat duhet të jenë në njërën anë të pakos respektivisht të fiksuara në një etiketë kur paketimi është në thasë, rrjeta apo qese. Në vend të etiketës mund të përdoren emërtime shkrimi me bojë që nuk fshihet.
Identifikimi
“Paketuesi dhe/apo dërguesi”: Emri dhe adresa apo një kod i dhënë dhe i zyrtarizuar nga organi përkatës. Kur përdoret kodi, duhet që kodi të vendoset direkt pas “paketuesit dhe/ose dërguesit”.
Lloji i Produktit
-“Lakër e bardhë” etj, kur përmbajtja nuk duket së jashtmi.
Origjina e Produktit
-Vendi i origjinës dhe sipas dëshirës rajoni ku është mbjellë apo emërtimi nacional, rajonal apo lokal.
Karakteristikat tregtare
-Klasa
-Pesha, numri
Vula Zyrtare e Kontrollit
Përdorimi i një vule zyrtare kontrolli nuk është normuar deri më sot nga ligjvënësi në Gjermani. Megjithatë organet e kontrollit nuk pengohen, në vënien e vulës zyrtare të kontrollit të partive të kontrolluara prej tyre.
Në këtë kontekst duhet përmendur që në hedhjen në treg të frutave të freskëta, perimeve dhe frutave tropikale duhen respektuar edhe norma të tjera gjermane.
Sëmundjet, dëmtuesit dhe mangësi të tjera tek lakra.
SEMUNDJET | |
Myku i kërcellit-foma (foma lingam) | Myku i thatë në ngjyrë gri në të zezë, vçanërisht tek kërcelli |
Myku i kërcellit-phytofora (phytofora ssp) | Kalbje me ngjyrë kafe në të errët, e cila fillon tek kërcelli dhe vazhdon më pas tek damarët kryesorë |
Kalbja e magazinës (botrytis) | Fletë të kalbura, të cilat në shumicën e rasteve të prekura nga spore myku ngjyrë gri. |
Nxirja e damarëve (xanthomonas camestris) | Njolla me ngjyrë të verdhë në buzët e fletëve të jashtme. Damarët e fletës marin ngjyrë të zezë. |
Bryma (peronospora parasitica) | Njolla në formë cepash me ngjyrë të verdhë që kufizohen nga damarët e fletës dhe që ndodhen në anën e poshtme të fletës, të cilat shpesh mbulohen nga myku i kërpudhës ngjyrë vjollcë në të bardhë. |
Njollat unazore (mycosphaerela brassiciola) | Njolla ngjyrë kafe në formë unazore me pika të zeza të cilat krijohen në fillim në fletët e jashtme. |
Myku (ndryshku) i bardhë (alburgo candida) | Kokrriza (puçrra) në ngjyrë të bardhë. Zakonisht shfaqen tek lakra e kuqe. |
Hernia e lakrës (Plasmiodiophora brassica) | Shfaqja tek rrënjët e nyjeve në formë të çrregullt (tumoret e rrënjëve). Bima thahet |
Dëmtuesit | |
Thrips (thrips tabaci) | Flluska në formë nishanesh me ngjyrë kafe, të cilat shfaqenedhe poshtë fletëve. |
Mangësi të tjera | |
Nekrosa e fletëve të brendshme (Sëmundja e duhanit) | Shtresa me ngjyrë gri në kafe në fletë të thara në brendësi të lakrës. Shkaktohet nga mungesa e kalciumit |
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Normë e detyrueshme për të gjitha nivelet e tregtimit. Sipas botimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e mbështetur nga Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik
Lexo më shumëNormat e detyrueshme të cilësisë për lulelakrën në të gjitha shkallët e tregëtisë
Lexo më shumë