Në vijim të artikullit të parë përmbledhës mbi “Pyetjet më të Shpeshta” adresuar në rubrikën “Pyet Ekspertin” të Platformës ABA online, në këtë artikull do të pasqyrojmë përmbledhjen e pyetjeve dhe përgjigjeve të zhvilluara në periudhën e gjashtëmujorit të dytë 2023.
Për një përgjigje sa më të qartë të pyetjeve tuaja, në vijim ju inkurajojmë të mbani parasysh që:
- pyetjet të jenë sa më të qarta
- të përshkruhet në detaje situata problematike që hasni në fermë
- mundësisht të dërgohen video ose foto sa më të qarta të problemit që shfaqet në fermë
- pyetjet tuaja nuk kanë kufizime, ato mund të jenë të lidhura me teknologjitë e mbarështimit, sëmundjet, të ushqyerit, higjenën, etj. Gjithashtu ato mund të jenë të lidhura me produkte, si dhe shërbime.
Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.
Pyetje: Kam një cjap rracë e pastër Franceze. E kam rritur vetë dhe tani është 1.8 muajsh. Një vit më parë i ndërzeu dhitë me vështirësi në fund të Nëntorit. Në atë fazë ishte ende kec me pa aftësi të plota dhe ndaj mendova që kjo ishte arsyeja. Por, gjatë këtij viti shikoj që nuk i afrohet dhive për ndërzim dhe nuk shfaq as aromën specifike të cjapit, pra ka shumë pak aromë karakteristike. Dhitë që kërkojnë ndërzim i afrohen, i shfaqin shenjat, por ai nuk reagon dhe ka raste që edhe i godet me brirë. Si shpjegohet?
Përgjigje: Aftësia e një cjapi për të ndërzyer dhitë shfaqet që në moshën 10 javëshe, pra rreth 2.5 muaj, por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta përdorni atë për ndërzime në këtë moshë. Mosha ideale e një cjapi për të filluar aktivitetin e ndërzimit është kur ai arrin moshën 12 muajshe (1 vjeç). Në moshën 1 vjeç një cjap nuk duhet të ndërzejë më shumë se 10 dhi brenda sezonit prej një muaj. Në moshën 2 vjeç cjapi është në gjendje të ndërzejë 25 dhi dhe në moshën 3 vjeç e lart mund të ndërzejë deri në 40 dhi.
Me qenëse fermeri e ka shfrytëzuar cjapin në një moshë shumë të vogël për ndërzime (sot cjapi është 18 muaj dhe para një viti kur është përdorur për ndërzim ky cjap ka qenë 6 muaj). Pra, një nga arsyet mund të jetë mosha e vogël e fillimit të aktivitetit për ndërzim.
Mungesa e aftësisë për ndërzime mund të ketë edhe faktorë të tjerë si mëposhtë:
Në rastin konkret është e nevojshme gjithashtu të dihet vend origjina e kecit si dhe nëse ai është i vaksinuar. Pasi duhet bërë kujdes që qoftë i marrë nga ferma të tjera apo i rritur në fermë vaksinimi është i domosdoshëm.
Pyetje: Kërkoj një informacion se si duhet të veproj për hapjen e një stalle me 100 krerë dhi të rracës Alpine për të siguruar mbarështim dhe remont të tufës. Gjithashtu, jam i interesuar për tu njohur me racionin ushqimor që duhet të përdor.
Përgjigje: Si orientim lidhur me stallën ju rekomandojmë përllogaritjen e bazuar mbi bazën e njësisë për krerë si mëposhtë:
- Kërkesa për dhitë e qumështit është 1.5m2 dhe volumi 5 m3 për krerë
- Kërkesa për cjep është 3 m2 dhe volumi 9m3 për krerë
- Kërkesa për kecat është 0.8 m2 - 1.5 m2 dhe volumi 3 - 5 m3 për krerë.
Nevoja për grazhd është 30 cm për krerë për kafshët e rritura, 20 cm për krerë për kafshët e vogla, ndërsa gjatësia e vijës së ujit 10 cm për krerë.
Lidhur me ushqimin, konsumi duhet të jetë 3-5% të peshës trupore të kafshës. Ushqimi me bar jonxhe të cilësisë së lartë, sjell ulje të konsumit të koncentratës, pra një efiçencë të fermës.
Racionet orientuese janë 1-2 kg bar jonxhe i thatë, 300-500 gram koncentratë, për krerë, blloqe minerale si dhe ujë i disponueshëm gjatë gjithë kohës. Gjithsesi, këto janë norma orientuese pasi çdo gjë varet nga pesha dhe faza e laktacionit të kafshës.
Gjithashtu, fermeri mund të orientohet edhe në platformën ABA Online për detaje të mëtejshme si leja e ndërtimit, rregullat, standardet, etj.
Pyetje: Jam një fermer nga Malësia e Madhe dhe mbarështoj një tufë dhishë autoktone (rracë vendi), por nuk më japin prodhim të kënaqshëm të qumështit. Çfarë më sugjeroni ju? Kam dëshirë të përmirësoj rracën ose të fus një rracë tjetër që prodhon më shumë.
Përgjigje: Lidhur me prodhimin e qumështit, rracat autoktone japin më pak prodhim se sa ato të përmirësuara që importohen. Nëse dhitë ju i mbani vetëm me rregjim kullosor, është mirë të shtohet pak koncentratë në racionin ushqimor me qëllim rritjen e sasisë së qumështit. Gjithashtu, për përmirësimin e rracës duhet të përdorni për ndërzim cjep të mirë të cilët mund t'i merrni nga ndonjë tufë e zonës ose të ndonjë zone tjetër me kushte të njëjta si të Malësisë së Madhe. Cjeptë për ndërzim duhet të jenë të përzgjedhur mirë nga tufa me rracë vendi që kanë prodhim të mirë qumështi.
Përsa i përket importit duhet bërë shumë kujdes në dy drejtime:
1. Përshtatja e rracës me kushtet e Malësisë së Madhe, por përgjithësisht dhija Alpine dhe Sana të importuara nga Franca janë adoptuar mirë në vendin tonë.
2. Vaksinimet. Nëse do të importoni, duhet të siguroheni që dhitë të jenë të vaksinuara dhe të vërtetuara nga Veterinerët Zyrtarë të Francës që ato janë vaksinuar. Në të kundërt ato shfaqin shumë probleme shëndetësore dhe rënie të përformancës në prodhimin e qumështit.
Pyetje: Dy prej dhive të tufës janë me mastit. Ju lutem çfarë duhet të bëj?
Përgjigje: Lidhur me pyetjen mbi mastitin tek dhitë, mbani parasysh:
1. Së pari, duhet të dini se cili është shkaku i mastitit. Ai mund të jetë i ndryshëm, si:
2 Së dyti, duhet marrë një konsultë me veterinerin e zonës i cili në këtë rast duhet të përdorë antibiotik në mënyrë të kontrolluar në varësi nga shkaktari i mastitit.
3. Së treti, fermeri duhet të izolojë dhitë me mastit nga pjesa tjetër e tufës për të shmangur përhapjn e mastitit. Në rast se dhitë janë në fazë mjelje, ato me mastit duhet të milen më vete dhe në fund të procesit të mjeljes, pra pasi të jenë mjelë dhitë e shëndosha, milen ato me mastit.
4. Së katërti, është shumë e rëndësishme të punohet në drejtim të parandalimit të mastitit. Për parandalimin:
Pyetje: Në cilin muaj fillojnë viçat që të hajnë ushqim të thatë?
Përgjigje: Lidhur me pyetjen mbi fillesat e ushqimit të thatë tek viçat sqaroj:
1. Ushqimi i parë është pa dyshim kulloshtra dhe më tej vijohet me qumështin. Kulloshtra është ushqim veçanërisht i rëndësishëm pasi siguron imunitetin e viçave.
2. Ndërkohë që në ditët e para të jetës ju mund të vendosni para viçave pak bar të thatë cilësor në mënyrë që ato të fillojnë të ngacmojnë nga pak bar. Kjo ndoshta nga dita e dytë e tretë.
3. Viçat fillojnë në një farë mënyre të ripërtypin kur janë në moshë rreth 2 javë, në këto momente mund të filloni të përdorni pak koncentratë. Ndërsa rumeni i tyre zhvillohet plotësisht kur arrijnë moshën rreth tre muaj dhe ju keni kaluar plotësisht në ushqim duke e shkëputur nga qumështi. Ofrimi i barit të thatë dhe koncentratës duhet bërë në mënyrë graduale, pra duke e rritur sasinë në mënyrë graduale.
4. Mos harroni ujin e bollshëm, të freskët dhe të pastërt që viçi duhet ta pijë sipas dëshirës.
Pyetje: Kam një viç të sëmurë, është rrëzuar dhe nuk ngrihet. Ka patur diarre dhe e kam trajtuar me medikament kundër diarresë. Si mund të veproj?
Përgjigje: Dy janë rastet e mundshme, ose situata është krijuar nga ngarkesat mikrobike, ose mund të jetë pneumoni. Zakonisht këto raste trajtohen me amoksicilinë 10 mg për kg peshë të gjallë duke e përdorur atë intramuskulare çdo 12 orë, por është shumë e rëndësishme të përcaktohet shkaktari kjo në bashkëpunim me veterinerin e zonës. Gjithashtu, trajtimi duhet të bëhet vetëm nga veterineri i zonës.
Pyetje: Përse dhive iu bëhen sytë e bardha? Nga çfarë shkaktohet dhe si parandalohet?
Përgjigje: Rasti i kalimit të ngjyrës së syve nga normale në të zbardhura tek dhitë ndodh për shkak të infeksionit bakterial. Është shumë ngjitëse, pasi përhapet kryesisht nga insektet që lëvizin nga njëra dhi tek tjetra, por nuk lë pasoja afat gjata. Zakonisht zgjat 1-4 javë.
Rekomandohet oksitetraciklinë pomadë ose injeksion tetraciklinë. Në rastin e injeksioneve ato duhen bërë nga veterineri.
Përsa i përket parandalimit:
1. Duhet vëzhguar tufa vazhdimisht e me kujdes nëse shfaqen shenja.
2. Kujdes nga kafshët që blihen jashtë fermës, kur ato futen në fermë duhet të kontrollohen imtësisht
3. Duhen trajtuar zonat me miza ose insekte siç mund të jenë zona e plehut, pasi insektet janë përhapës. Në këtë rast mund të përdoren shirita ose spango ngjitëse dhe tërheqëse të insekteve të cilat gjenden në farmacitë veterinare.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.
Lexo më shumëPër mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.
Lexo më shumëKeni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?
Lexo më shumëPothuajse çdo lëndë organike në parcelat e mbjella, në stalla, në kopshtet tuaja, në anë të rrugëve të fshatit, mund të jetë një burim i mirë lëndësh për kompostim.
Lexo më shumë
7azipg
-🗓 + 0.75550528 BTC.GET - https://rentry.co/mauqz5ky?hs=22e7ade4bd14ffc4f2eae52e4386754e& 🗓