HAPëSIRAT PËR STREHIMIN E TË IMTAVE




Hapësirat brenda stallës për strehimin e të imtave përcaktohen duke mbajtur parasysh nevojat për krerë, numërin e krerëve, si dhe kategorinë e të imtave. Mbani parasysh se norma e rekomanduar për strehimin e një deleje ose dhije është 1 m², në fazën e barrsmërisë së vonë ato kanë kerkesë për hapsirë 1.2 m² për krerë, ndërsa të vegjlit rreth periudhës së shkëputjes (pra rreth 2 muaj) kanë nevojë për një hapsirë prej 0.25 m². 

Kushtojini vëmendje hapsirës në grazhd! Ajo mundëson ushqim për të gjithë në mënyrë të barabartë. 

Kushtojini vëmendje hapësirës së korridorit! 

Mundësoni grupimin e kafshëve sipas fazave të zhvillimit!

Vendosni qengjat ose kecat për remont në hapësira të veçanta, të bollshme dhe të përshtatëshme duke garantuar mirëqenien e tyre;

Kujdes! Siguroni ndarje më vete për rurëzat dhe ftujat me qëllim që të eleminoni ndërzimin e parakohshëm dhe të pa kontrolluar të tyre;

Siguroni ndarje më vete për deshtë, milorët, cjeptë dhe ftujakët për të eleminuar ndërzimin e pa kontrolluar, si dhe për trajtimin e duhur të tyre duke siguruar rritje të fekonditetit. 

Mundësoni vendpirjet e ujit të arritshme me lehtësi nga kafshët sipas nevojës, me prani të vazhdueshme të ujit të pastër e të freskët.

Cilat kushte duhet të garantoni brenda në stallë?
Kushtojini vëmendje temperaturës së ambjentit!

Kujdes me ventilimin!

JO! Kujdes, mungesë ventilimi!

 

PO! Ventilim i garantuar!
 

Mungesa e ventilimit rrit ngarkesën mikrobike, nivelin e amoniakut e për pasojë nxit sëmundjet e frymëmarrjes, rrit nivelin e lagështisë dhe temperaturave në stallë, si dhe sjell prishje të stallave. Nëse do të dalloni bulza uji në çatinë e stallave apo lagështim të leshit të kafshëve, erë amoniaku, apo erëra të rënda, frymëmarrje të vëshirësuar të kafshëve, merrni masa për të siguruar ventilimin e stallës! 

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me organizimin e territorit të fermës së të imtave

Data e publikimit: 09/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ESPARCETËS

Një kulturë foragjere më pak e njohur por e vlefshme

Lexo më shumë

Variatetet Autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LOTUSIT

Lotusi – foragjeri natyral që ushqen bagëtinë dhe pasuron tokën

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ENDIVIES NË FUSHË TË HAPUR

Përse endivia meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë