Çfarë duhet të përmbajë Protokolli i Monitorimit?
Përgatitja e një Protokolli Monitorimi dhe respektimi i tij me përpikmëri për 10 ditë rrjesht pas pjelljes ju mundëson zbulimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjeve; parandalimin e problemeve me riprodhimin; kalimin e suksesshëm drejt fazës së laktacionit të plotë; si dhe uljen e skartimeve në tufë.
![]() | ![]() |
Kujdes sistemin imunitar!
Lopët që sapo kanë pjellë janë të brishta dhe kanë rezistencë të dobët ndaj sëmundjeve. Ndaj, në zonën e tyre në stallë mos vendosni lopë të sëmura, pasi sëmundjet mund të transmetohen tek këto lopë të brishta. Mbani pastër dhe pa lagështi mjedisin e tyre. Kryeni vaksinat pas pjelljes vetëm në bashkëpunim me mjekun veterinar pas 10 ditëshit të periudhës kritike të imunitetit.
Siguroni kushte të përshtatshme!
Me qëllim mirë shfrytëzimin e ushqimeve të ofruara për këtë grup lopësh, ju rekomandojmë që gjatësia e grazhdit të jetë 75 cm/krerë, ndërsa hapsira e mjaftueshme për një qëndrim të rehatshëm duhet të jetë të paktën 9m2 për lopë. Siguroni gjithashtu një shtrat të përshtatshëm, ventilimin e duhur, freski dhe pastërti.
Kujdes procesin e mjeljes!
Fillimisht rrisni numrin e mjeljeve duke filluar nga dita e 4 e laktacionit dhe duke synuar të realizoni 3-4 mjelje në ditë. Përse kjo rritje e shpeshtësisë në mjelje? Kjo mënyrë mundëson më shumë qumësht jo vetëm gjatë periudhës kur lopët sapo kanë pjellë, por përgjatë të gjithë periudhës së laktacionit.
Kur duhet inseminuar?
Mbani parasysh! Menjëherë pas pjelljes, sistemi riprodhues i një lope është ende i brishtë, ndaj ju nuk duhet të aplikoni Inseminimin Artificial që me shfaqjen e afshit të parë. Mbani parasysh se vetëm disa javë pas pjelljes mitra mundet të kalojë në madhësinë e sajë normale dhe afshi të shprehet i plotë. Gjithashtu kujdes! Kushtojini vëmendjen e duhur balancës energjitike dhe kondicionit trupor të lopëve pasi sidomos një balancë negative energjie, ju sjell probleme në realizimin e inseminimit të suksesshëm fekondues.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.
Lexo më shumë
Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?
Lexo më shumë
Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.
Lexo më shumë
Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?
Lexo më shumë