Kanceri Bakterial është një sëmundje shumë e rrezikshme e domates që shkaktohet nga Clavibakter Michiganensis (Cmm). Kjo sëmundje është shfaqur fillimisht në Amerikë në fillim të viteve 1900 dhe sot është e përhapur në të gjithë botën , përfshirë dhe vendin tonë.
Diagnostikimi i sëmundjes:
Në fidan shfaqen njolla të vogla të errëta në gjethe dhe kërcell. Gjithashtu, mund të kemi shfaqjen e flluskave të vogla nëpër gjethe, të cilat po ashtu janë shenja të kësaj sëmundje.
Në bimë të rritura të mbjella në serrë gjethet fillojnë të zverdhen dhe në skajet e tyre shfaqen nekroza. Në përgjithësi ngjyra e tyre e gjelbërt fillon dhe i zbehet. Bimët e infektuara fillojnë të vyshken fillimisht nga gjethet e vjetra në pjesen e poshtëme dhe më pas kalon në pjesën e sipërme të bimës. Kjo vyshkje mund të jetë asimetrike, duke u shfaqur më shumë nga njëra anë e bimës, si dhe mund të jetë simetrike, ku vyshkja shfaqet në të dyja anët e bimës. Në momentin që gjethet vyshken plotësisht infeksioni përçohet në kërcell.
Bimët e vjetra janë më pak të ndjeshme ndaj këtij bakteri. Kjo sëmundje ka tendencën të jetë më e rëndë në bimët e infektuara më herët se ato të infektuara më vonë.
Në fruta shfaqen njolla të vogla të errëta të rrethuara me një kornizë të bardhë si në figurë. Infektimi i frutave bëhet kur bima vaditet nga sipër ose në mënyrë mekanike nga punëtorët gjatë vjeljes. Në qoftë se presim një frut të infektuar, ai ka filluar të marrë ngjyrë të verdhë në kafe.
Zhvillimi i sëmundjes dhe transmetimi
Bakteri mund të jetojë në shumë ambjente përfshirë në tokë, mbeturinat e sezonit paraardhës, barërat e këqinj, dhe mjetet e punës. Bakteri mund të shpërndahet lehtësisht nga era dhe vaditja nga sipër e bimëve.
Kanceri bakterial mund të mbijetojë deri në 5 vite në farat e infektuara. Në tokë ai mbijeton tre deri në katër javë, në mbeturinat e bimëve deri në dy vite, në sipërfaqjet e betonit dhe ato plastike deri në një muaj. Në kushte me ambjent të ftohtë dhe të thatë bakteri mbijeton më lehtë.
Kushtet që e favorizojnë zhvillimin e sëmundjes
Kanceri bakterial zhvillohet në temperatura të ngrohta 24°C deri në 32°C dhe në kushte lagështie të lartë. Sëmundja është më e ashpër gjatë verës sepse bima është më e stresuar nga vapa.
Transmetimi
Kanceri bakterial mund të transmetohet nëpërmjet vaditjes nga sipër të bimëve, nëpërmjet punëtorëve gjatë punës, veçanërisht gjatë heqjes së sqetullorëve sepse bakteri mund të depertojë në plagët e krijuara nga ky proçes.
KONTROLLI:
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Jeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?
Lexo më shumëSi e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?
Lexo më shumëMënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj
Lexo më shumëVirusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.
Lexo më shumë