Histori Suksesi – BAJRAM SHEFTELIA




Fermeri Bajram Sheftelia jeton në Zall-Herr së bashku me familjen e tij. E takojmë pranë serës dhe për shkak të temperaturave të larta dhe punëve të shumta fillojmë menjëherë bisedën me të. 

Kredinë e parë në FED invest e mora në vitin 2006, ku si qëllim kisha investimin në bujqësi, konkretisht ndërtimin e një sere rreth 1000 m2. Nga ky aktivitet pata benefite dhe gjithashtu ecuria e kredisë së parë ishte mjaft e mirë. 

Në vazhdim, duke parë edhe ecurinë e aktivitetit të serave dhe prodhimeve që tregtoja, pashë të nevojshme në vitin 2010 për një financim tjetër për të dyfishuar sipërfaqen”. 

Oficeri i kredisë, Urani, na shpjegon se “nga ai moment Bajrami ka qenë një partner i besueshëm i insitucionit tonë ku ka REFERUAR ANËTARË TË TJERË, dhe ka qenë pjesë e pothuajse çdo aktiviteti apo mbledhje të cilat janë zhvilluar në Degën Zall-Herr. Për Bajramin numërohen 6 kredi të mbyllura me sukses në këto 18 vite bashkëpunimi me ne”.

Bajrami është gjithashtu edhe përdorues i rregullt i ABA ONLINE ku ka zgjidhur shumë probleme përmes rubrikë “PYET EKSPERTIN” dhe është bërë edhe promovues i platformës për fermerët e tjerë të zonës.

Data e publikimit: 18/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: