Variatetet Autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës




Keni interes të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri ?

Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?

Kërkoni të njiheni me vlerat dhe rëndësinë e tyre për tregun rajonal ?

Vendi ynë, është një vend i pasur me resurse gjenetike bimore si dhe është vend origjinë për disa specie e varietete të kultivuara. Në kuadër të zhvillimit të agroturizmit, veçanërisht në zonat kodrinore e malore, ato mund të kultivohen, të prodhohen dhe të përdoren produkte tipike të zonës. Shtimi i kujdesit dhe ndërgjegjësimi për përdorimin e varieteteve tradicionale nga komuniteti i zonës dhe i mbështetjes nga organet lokale e qendrore, nga donatorët, akademikët dhe media, do të mundësojë rritjen e të ardhurave në ato zona si dhe do të shtohen resurset gjenetike të vendit. Më poshtë po përshkruajmë disa nga variatetet kryesore autoktone të panxharit të kuq, rrepës së bardhë, majdanozit, dhe koprës sipas një studimi të Institutit të Resurseve Gjenetike të bimëve Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Panxhari i kuq perimor

Specia: Beta vulgaris subsp. vulgaris L.

Përhapja: Në Shqipërinë e mesme dhe të jugut njihet e kultivohet për më se 70-80 vjet. Mendohet se është me origjinë nga Egjipti. Tek ne ka ardhur nga Italia, i mbjellë fillimisht në fermat bujqësore të Durrësit (Sukth) dhe Tiranës. Fara mbahet e trashëgohet brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë rreth 10-15 % të sipërfaqes së mbjellë në zonë.

Përshkrimi: Panxhari kuq perimor është bimë dyvjeçare; në vitin e parë formon rrënjën mishtore, me formë të rrumbullakët të zgjatur, me diametër 5–7 cm, me peshe mesatare 0.3–0.5 kg. Bima ka zhvillim mesatar, me rozetë gjethore të zhvilluar. Gjethet kanë ngjyrë të gjelbër të errët, me nuanca të kuqe dhe nervaturë të kuqe. Në vitin e dytë del kërcelli lulor, i cili është i drunjëzuar dhe i degëzuar, që arrin 70–90 cm lartësi.

Kultivimi: Në varësi të zonave klimatike, farat mbillen dorë-dorë, nga muaji Mars dhe deri në Tetor. Me këto mbjellje prodhimi është gjithë vjetor. Mbjelljet e muajit Mars e japin prodhimin në ditët e para të Qershorit.

Rendimenti: rreth 20-30 kv/dynym.

Veçantitë:

Pozitive: Është mesatarisht i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Negative: Nuk ka.

Përdorimi: Për konsum të freskët në sallata, gatime të ndryshme dhe përpunim në formë turshie, për konsum në familje dhe për tregun lokal.

Risku: Ka rrezik zhdukjeje, sepse në treg qarkullojnë paketa me farë të kultivarëve të huaj.

 

Rrepa e bardhë e Thethit

Specia: Brassica Rapa L. subsp.rapa Thell

Përhapja: Në zonën e Alpeve njihet e kultivohet për më se 100 vjet. Fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi. Aktualisht kultivohet në pak familje në zonë, kryesisht në fshatrat e Thethit, duke qenë kështu kultivar shumë i rrallë. Aty njihet me emrin lokal “Rrepça”.

Përshkrimi: Rrepa është bimë dyvjeçare; në vitin e parë formon rrënjën mishtore, me formë të rrumbullakët të zgjatur, me diametër 8–12 cm, me peshë mesatare 1.5-2.5kg. Bima ka zhvillim mesatar. Gjethet kanë ngjyrë të gjelbër të errët. Është e qëndrueshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Në vitin e dytë del kërcelli lulor, i cili është i drunjëzuar dhe i degëzuar, që arrin 90-120 cm lartësi.

Kultivimi: Rrepa kultivohet kryesisht për prodhim vjeshtor – dimëror. Në varësi të zonave klimatike, farat mbillen nga fundi muajit Prill dhe deri në fund të muajit Maj. Prodhimi fillon në ditët e para të Shtatorit, për tu konsumuar në vijimësi edhe gjatë gjithë dimrit.

Rendimenti: rreth 8-10 kv/dynym.

Veçantitë:

Pozitive: Është mesatarisht e qëndrueshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Negative: Nuk ka.

Përdorimi: Për konsum të freskët, në sallata dhe përpunim në formë turshi, për konsum në familje dhe për tregun lokal.

Risku: Është në rrezik zhdukjeje.

 

Majdanozii vendit

Specia: Petroselinumsativum Hoffm

Përhapja: Majdanozi me gjethe të holla, është i njohur e i kultivuar në gjithë zonat e vendit për më se 150 vjet. Fara e tij mbahet e trashëgohet brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë rreth 15-20 % të sipërfaqes së mbjellë.

Përshkrimi: Kultivar vendi i përshtatshëm për kultivim në fushë, për prodhim gjethesh. Ka bimë delikate, me shumë degëzime të holla. Gjethet janë të holla, të brishta, aromatike.

Kultivimi: Mbillet në ngastra të vogla, në kopshte pranë shtëpive, në vende me ekspozicion nga dielli, toka të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje. Fara mbillet direkt në vllaja. Ajo bëhet dorë-dorë, nga muaji Mars deri në Gusht, në zona të ngrohta vazhdon edhe më vonë. Prodhimi vjen për tu vjelë 45-50 ditë pas mbirjes së farës.

Rendimenti: rreth 7-10 kv/dynym.

Veçantitë:

Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm

Negative: Nuk ka.

Përdorimi: Preferohet si perime aromatizuese e freskët dhe në gatime te ndryshme, në familje dhe për tregun lokal. Përdoret edhe në aromatizimin e turshive të patëllxhanit, etj.

Risku: Ka rrezik zhdukjeje, sepse në treg qarkullojnë paketa me farë të kultivarëve të huaj.

 

Kopra e vendit

Specia: Anethum graveolens L.

Përhapja: Kopra e vendit është formë e rrallë e kultivuar për më se 100-150 vjet në gjithë zonat e vendit. Fara e saj mbahet e trashëgohet brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë rreth 15-20 % të sipërfaqes së mbjellë në vend.

Përshkrimi: Kultivar vendi i përshtatshëm për kultivim në fushë, për prodhim gjethesh. Ka bimë delikate, me shumë degëzime të holla. Gjethet me ngjyrë të gjelbër të errët, janë të holla, të brishta, aromatike.

Kultivimi: Mbjellja e koprës bëhet direkt me farë në vllaja. Ajo bëhet dorë-dorë, nga fillimi i muajit Mars deri në Gusht, në zona të ngrohta edhe më vonë. Prodhimi vjen për tu vjelë 45-50 ditë pas mbirjes së farës.

Rendimenti: rreth 7-10 kv/dynym.

Veçantitë:

Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Negative: Nuk ka.

Përdorimi: Preferohet për konsum si aromatizuese e freskët dhe gatime, në familje dhe për tregun lokal. Përdoret edhe në aromatizimin e turshive të ndryshme, etj.

Risku: Ka rrezik zhdukjeje, sepse në treg qarkullojnë paketa me farë të kultivarëve të huaj.

 

Data e publikimit: 20/04/2026


Lini një koment


Komente të mëparshme
o8c3mv

-💸 + 36,824.44 $ ➡️ graph.org/Coinbase-04-13?hs=8ce7f6deb4c156d40ab1a9ff7f143622& 💸


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Variatetet Autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Preshit dhe Hudhrës

Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KOPRËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë