Histori Suksesi – Edlira Spaho




Mes Shqipërisë, Greqisë dhe Francës, një zgjedhje që nisi nga besimi

Jeta e doktoreshë Edlira Spahos dhe bashkëshortit të saj, Platonit, është ndarë prej vitesh mes Shqipërisë, Greqisë dhe Francës. Angazhimet profesionale dhe familjare i kanë çuar në vende të ndryshme, por lidhjen me Shqipërinë dhe me njerëzit këtu e kanë ruajtur gjithmonë. Ishte pikërisht një njohje personale që e afroi Edlirën me FED Invest. Përmes Florentinës, ajo u njoh me institucionin dhe shërbimet e tij. Besimi i krijuar që në kontaktet e para e bëri të mendonte për kursimet e saj në një mënyrë tjetër: t’i vendoste në një depozitë pranë FED Invest.

“U njoha me FED Invest përmes Florentinës dhe vendosa t’i kaloj kursimet e mia në depozitë. Jam ndjerë mirë me shërbimin dhe me mënyrën se si më kanë pritur”, tregon Edlira. Por marrëdhënia e saj me FED Invest nuk u ndal vetëm te depozita. Për të ruajtur kursimet dhe për të mos i prekur ato për nevoja të ndryshme familjare, Edlira ka zgjedhur të jetë njëkohësisht edhe kredimarrëse pranë institucionit. Në bisedë bashkohet edhe Platoni, i cili prej vitesh ushtron aktivitetin e tij në fushën e ndërtimit dhe ka sipërmarrjen e tij me kontrata në Francë. Për të, përtej shërbimeve financiare, rëndësi ka edhe mënyra se si trajtohesh si klient. “Shërbimet mund t’i marrësh në çdo institucion financiar. Por është e rëndësishme edhe klima që gjen.

 Në FED Invest kam gjetur gjithmonë mikpritje dhe buzëqeshje. 

Florentina dhe Matilda na kanë pritur gjithmonë me shumë dashamirësi dhe kjo të bën të ndihesh mirë. Prandaj kam vendosur që edhe unë të jem anëtar i FED Invest”, shprehet Platoni. Për familjen Spaho, pra, marrëdhënia me FED Invest është ndërtuar mbi disa elemente të thjeshta: besimin, komunikimin dhe një shërbim që i përshtatet nevojave të tyre, edhe pse jeta e tyre zhvillohet mes disa vendeve.Kënaqësia nga përvoja e saj ka bërë që Edlira të mos e mbajë këtë eksperiencë vetëm për vete. Ajo është kthyer në një nga sugjerueset e FED Invest në rrethin e saj të miqve dhe të njohurve.

“Me kënaqësi mund ta them që kam sjellë shumë anëtarë”, thotë Edlira me buzëqeshje.

Një marrëdhënie që nisi nga një njohje personale, u kthye në një zgjedhje financiare për familjen dhe më pas në një rekomandim të sinqertë për njerëzit e afërt. Për Edlirën dhe Platonin, FED Invest është bërë një partner financiar që i shoqëron edhe përtej kufijve, në një jetë të ndarë mes Shqipërisë, Greqisë dhe Francës.

Data e publikimit: 21/09/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: