PROBLEME ME MENAXHIMIN E FERMAVE TË VOGLA TË GJEDHIT




Nga një vëzhgim dhe analizë e disa fermave të vogla të gjedhit me rreth 10-15 krerë, u evidentuan disa probleme të cilat janë të lidhura ngushtësisht me strehimin e papërshtatshëm, mungesën e lëvizjes së kafshëve, të ushqyerit e pamjaftueshëm dhe të pabalanuar, higjienën, riprodhimin e prodhimin. 

Më konkretisht fermat e marra në analizë përgjithësisht nuk kanë kapacitetin e duhur për strehim, stallat janë të vogla, të paventiluara, me shtrat të papërshtatshëm (përgjithësisht i shkurtër). Grazhdi i lopëve është i papërshtatshëm shpesh i ngushtë dhe i pamjaftueshëm për ushqimin individual të çdo lope. 

Në shumicën e rasteve mungon padoku i cili do të mundësonte lëvizjen e kafshëve dhe përmirësimin e shumë parametrave të përformancës së tyre e veçanërisht riprodhimit. Të ushqyerit shpesh është i njëanshëm, silazhi i misrit sigurohet vetëm për gjashtë muaj dhe nuk përbën një ushqim gjithëvjetor për tufën. Ka mangësi në rritjen e mëshqerrave pasi nuk ndiqet protokolli për të realizuar ndërzimin e parë si kombinim i moshës 14 muaj dhe peshës rreth 350 kg. 

Pirja e ujit realizohet përmes enëve të papërshtatëshme, me mundësi të kufizuara për pastrim duke u bërë shkas për shfaqjen e sëmundjeve bakteriale në fermë. Fermeri nuk merr pjesë në vendimmarrje përsa i përket riprodhimit e përmirësimit racor, ka raste kur mungon mbajtja e shënimeve, nuk njihet materiali i përdorur për inseminim si dhe në ndonjë rast as raca e përdorur. 

Shfaqen probleme me një servis periodë (periudha nga pjellja deri në inseminimin fekondues ose barrësues) të zgjatur, duke sjellë humbje të konsiderueshme në fermë. Krahas përpjekjeve që kushtohen për higjenën, ende ka probleme që lidhen me pastërtinë dhe higjenën e stallave, të kafshëve si dhe mos respektimin siç duhet të praktikave të mjeljes.     

   

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Rekomandimet për Përmirësim.

Data e publikimit: 13/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë