Historia e suksesit e familjes Bleta në Devoll




Udhëtojmë drejt rrethit të Devollit dhe mrekullohemi me plantacionet e bujqësisë. Së fundmi, investimet në bujqësi nga banorët e zonës sa vijnë dhe rriten. Takohemi me z. Agim Bleta, një nga fermerët më punëtorë të zonës. Me profesion agronom, Agimi tashmë në pension, nuk u ndahet puneve bujqësore. 

Përgjatë diskutimeve të hapura, Agimishprehet se është ne rolin e administratorit, ku familjarët marrin të gjitha udhëzimet për një sezon të mbarë dhe kjo formë manaxhimi i aktivitetit të biznesit familjar ka rezultuar i suksesshëm.

Familja Bleta kultivon rreth 20 ha tokë bujqesore me qepë, patate, grurë, por edhe mollë. Për të gjitha këto, kanë marrë toka bujqesore me qira, si dhe për t’ju përgjigjur kërkesave për ujitje, kanë ngritur një impjant vaditjeje. Në varësi të sezonalitetit apo fushatave bujqesore marrin edhe punëtorë sezonalë. 

Falë prodhimit me cilësi dhe rendimentit të lartë të produkteve bujqësore, marrëdhënieve seriozë me tregtarët dhe një etikë të lartë profesionale, Agimi ka siguruar një treg të dëshiruar. 

“Çelësi i suksesit qëndron tek varieteti. Kohët e fundit po eksperimentoj me hibridë Campero, një varietet i specializuar dhe me rendiment të lartë. Punët agronomike vijnë të dytat. Nuk përdor kurrë hormone, dhe spërkatjet i bëj të kontrolluara. Duhet ti rrish tek koka bujqësisë”, shprehet Agimi.

Falë mbështetjes së FED invest, Agimi dëshiron ta zhvillojë edhe më shumë aktivitetin. Ky partneritet i ngushtë me FED invest, e prezantoi familjen Bleta me aplikacionin ABA Online, si një platformë digjitale që ka parësor fermerin dhe nevojat e tij. 

Si një përdorues i rregullt, Agimi u informua përmes ABA Online lidhur me Skemen e Mbështetjes me Inpute Bujqësore. Aplikoi në kohë, me gjithë dokumentacionin e rregullt dhe përfitoi nga skema, blerjen e farave cilësore për prodhimet e fushës.

“Hera e parë që përfitoj, shumë faleminderit për mbështetjen me inpute bujqësore.”

Data e publikimit: 21/06/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: