RACAT E GJEDHIT PËR MISH




Racat e gjedhit për mish përdoren kryesisht për plotësimin e nevojave të popullsisë për mish. Gjithashtu, ato përbëjnë për ju një mekanizëm të domosdoshëm për realizimin e kryqëzimeve dhe ekuilibrimin e prodhimit dhe të të ardhurave të fermës në periudhat e rënies së çmimit të qumështit. 

Racat e mishit mbarështohen duke patur në vëmendje disa karakteristika për seleksionim të tilla si pesha në lindje; pesha në shkëputje; pesha në moshën 1 vjeç; raporti pesha në lindje e viçit  - pesha e lopës; raporti pesha në shkëputje e viçit – pesha e lopës në shkëputjen e viçit; toleranca ndaj të nxehtit; konformacioni; temperamenti; toleranca ndaj sëmundjeve; aftësia për mëmëzim; dinamika e rritjes, etj. 

Por cilat janë disa nga rracat e mishit të cilat janë përshtatur dhe prodhojnë në mënyrë të suksesshme në vendin tonë?   

ANGUSI I ZI

Rraca Angus e ka origjinën e saj nga Skocia. Angusi është në mënyrë natyrale pa brirë dhe vjen me një mantel me ngjyrë të zezë ose të kuqe, por Angusi i Zi është më i përhapur. Rezistent ndaj kushteve të vështira të motit, i adoptueshëm, me moshë të hershme maturimi dhe një raport të mirë karkase, Angusi konsiderohet si një rracë e preferuar sot përsa i përket mbarështimit si dhe cilësisë së mishit. Për këtë arsye Angusi përdoret gjerësisht për kryqëzime me qëllim që të përmirësohet cilësia e karkasës. Lopët e rracës Angus kanë aftësi të mira për lehtësi në pjellje si dhe aftësi të mira për rritjen e viçave. Po ashtu ato përdoren për kryqëzime me qëllim përfitimin e pasardhësve pa brirë, pasi Angusi e ka një aftësi të tillë transmetuese.  Rraca ka një peshë mesatare prej 850 kg tek meshkujt dhe 550 kg tek femrat. Përdorimi kryesor i rracës është për mish, për vetitë e të cilit Angusi po bëhet gjithnjë e më shumë raca e kërkuar. Kështu mishi i Angus përmban në mënyrë të dukshme (krahasuar me rracat e tjera të mishit) dhjamosje intra muskulare e cila përmirëson shijen, butësinë dhe ruan lagështinë e mishit ndërkohë që gatuhet.

ANGUSI I KUQ

Edhe Angusi i Kuq ka të njëjtën origjinë si Angusi i Zi, pra Skocia. Angusi i Kuq ka të njëjtat karakteristika sikurse dhe Angusi i Zi, me madhësi mesatare dhe karkasë në favour të mishit. Angusi i Kuq quhet i tillë për hir të mantelit të kuq, dhe është pa brirë. Femrat e Angusit të Kuq e arrijnë pjekurinë seksuale në një moshë të hershme, kanë nivel të lartë fertiliteti dhe shquhen për praninë e tyre të gjatë në tufë. Angusi i Kuq është një rracë e qetë, e lehtë për tu menaxhuar dhe me një karkasë cilësore.  

LIMUZIN

Një racë mishi me origjinë nga Franca. Limuzina është një rracë e madhe, fine dhe me strukturë kockore. Limuzina e maturuar ka një peshë mesatare prej rreth 650 kg tek femrat dhe rreth 1,000 kg tek meshkujt. Karakterizohet nga një kokë e vogël, e shkurtër me një pjesë ballore të gjëre, ndërsa qafa është e shkurtër. Ngjyra e mantelit të Limuzinës është e artë drejt së kuqes, ngjyrë e cila zbehet në pjesë të vecanta si stomaku, pjesa e brendëshme e vitheve, përrreth syve, përreth bishtit, etj. Demat shquhen për fertilitet të lartë ndërkohë që struktura e rracës siguron lehtësi në pjellje. Limuzina konsiderohet si një rracë e cila sjell fitime të mira në fermë për shkak të efiçencës së konvertimit të ushqimit në shtesë peshe (mish). Konsiderohet si rraca e karkasës pasi prodhon mish me një proporcion të ulët të kockave dhe yndyrës. Limuzina shquhet për një prodhimtari me kosto të ulët

SHAROLE

Sharole gjithastu sikurse Limuzina ka origjinën e saj nga rajoni Charolles i Francës nga ka marrë dhe emrin. Përmes seleksionimit është mundësuar një racë me mantel të bardhë, me pjesën e kokës rozë dhe thundra të zbehta, trup gjatë, me brirë, po ashtu përmes seleksionimit është mundësuar edhe Shatole me mantel të zi si dhe te kuq. 

Sharoleja vjen me një trup mesatar deri të madh, e gjërë si dhe një kokë të shkurtër e të gjërë dhe me ije shumë muskulore. Ka aftësi të mira në rritje dhe uniformitet, Krakasuar me rraca të tjera mishi Sharole është superiore në drejtim të rritjes së peshës së gjallë, muskuj dhe konformitet të jashtëzakonshëm, me temperament lehtësisht të menaxhueshëm, lehtësi në pjellje, racë e përshtatshme si për rritje në kullotë ashtu edhe në rregjim stallor. Shtesa mesatare e peshës është rreth 1.3 kg/ditë. 

HEREFORD

Origjina e Hereford është Anglia. Kjo rracë shquhet për prodhim mishi dhe eficencë në prodhim, karakteristika këto që janë ruajtur përgjatë shekujve. Ngjyra e mantelit është e kuqe e errët drejt të kuqes në të verdhë, me fytyrë, kreshtë dhe pjesën e poshtëme të trupit të bardhë. Pjesa më e madhe e kafshëve të kësaj rrace kanë brirë të shkurtër dhe të trashë që harkohen poshtë në pjesët anësore. Gjithësesi ka edhe Hereford që lindin pa brirë (ose shyta). Pesha e meshkujve të rritur shkon në rreth 800 kg dhe tek femrat shkon në rreth 550 kg. Eshtë një rracë muskulore, me trup mesatar deri në të gjatë. Hereford njihet për aftësinë e shfrytëzimit të mirë të foragjereve, për jetëgjatësi, kur ka raste që shumë femra të Hereford jetojnë e prodhojnë edhe rreth 15 vjet. Rraca shpreh pwrshtatshmëri në kushte të ndryshme klimatike. Janë kafshë të shtruara, me rritje të shpejtë dhe cilësi të mira të mishit. Ka lehtësi në menaxhim, kosto të ulët të fuqisë punëtore, maturim të hershëm dhe jetëgjatësi.

BLU BELGE

Sikurse mund të kuptohet edhe nga emri, rraca Blu Belge e ka origjinën e e saj nga Belgjika. Lopët e kësaj rrace janë trup mëdha dhe me musklaturë të dallueshme qartë, veçanërisht në pjesën e shpatullave dhe të vitheve.  Pjesa kurrizore është e drejtë dhe përfundon me pjerrësi në vithe. Duke patur një lëkurë të hollë, muskulatura del edhe më shumë në pah. Megjithëse gjymtyrët janë të holla, ato janë të forta dhe mundësojnë një ecje të lehtë. Mantel i Blu Belges mund të jetë me ngjyra të ndryshme, e bardhë, me pulla blu, e zezë, apo kombinime të tyre. Pesha e një demi të rritur arrin në 1,100 deri 1,300 kg, ndërsa femrat mund të arrijnë nga 850 në 900 kg. Zhvillimi i muskujve fillon rreth moshës 4 ose 6 javëshe. Karakterizohet nga lehtësia në pjellje, periudhë e shkurtër barrsmërie, temperament shkëlqyer, efiçencë e lartë në përdorimin e ushqimit për shtesën e peshës, lehtësi në pjellje edhe gjatë kryqëzimeve. Shquhet për karkasën dhe cilësinë e mishit.

KRYQËZIMET E RRACAVE TË MISHIT
Për të realizuar një fitim të shpejtë në fermë veçanërisht në lopët që ju gjykoni se duhet të largohen nga ferma juaj (lopët e vjetra, problematike me shëndetin, problematike me pjellorinë, me prodhimin, etj.) ju mund ti kryqëzoni me rraca mishi për të mundësuar një përfitim të ndjeshëm ekonomik. Por cilat janë disa nga kryqëzimet e suksesshme me rraca mishi?

  • Hereford mund të kryqëzohet suksesshëm me rracën Angus. Pasardhësit shquhen për prodhim, jetëgjatësi në tufë, qetësi.
  • Limuzina mund të kryqëzohet gjithashtu me Angus duke sjellë Lim-Flex, kafshën që shfaq karakteristikat e mëmëzimit dhe ato të mishit me dhjamosje të moderuar nga Angusi, ndërkohë që rrit prodhimin, dinamikën e rritjes dhe muskujt që janë karakteristikë të Limuzinës.
  • Sharole përmes kryqëzimeve ka aftësinë të krijojë pasardhës të suksesshëm dhe të shëndetshëm, me një dinamikë të lartë rritje. Përdoret gjerësisht për kryqëzime fundore me rraca qumështi duke kombinuar kështu potencialin për rritje me aftësinë për mëmëzim dhe cilësinë e mishit.
  • Blu belge po njeh gjithnjë e më shumë sukses në kryqëzime me rracat e qumështit kryesisht Holshtejn. Edhe në vendin tonë vitet e fundit po përdoret në mënyrë të suksesshme ky kryqëzim duke sjellë pasardhës me dinamikë të shpejtë rritje dhe cilësi të mishit.

Data e publikimit: 29/03/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

RACAT E GJEDHIT PËR QUMËSHT

Cilat janë disa nga Racat e qumështit më të përhapura në vendin tonë?

Lexo më shumë

FLUSHINGU TEK DELET OSE NXITJA PËRMES USHQIMIT ME DRITHËRA

Flushingu është përplotësimi i nevojave për ushqim tek delet me kondicion të dobët trupor si dhe atyre me moshë të avancuar. Përmes përdorimit kryesisht të drithërave në peridhën para ndërzimit dhe në fazën e pare të barrsmërisë.

Lexo më shumë

TË USHQYERIT E DELEVE

Cilët janë momentet më kritike në të ushqyerit e deleve?

Lexo më shumë

RIPRODHIMI TEK TË DHIRTAT

Sistemet e përdorura për përmirësimin racor përcaktojnë format e përzgjedhjes së kafshëve meshkuj dhe atyre femra dhe mënyrën e çiftëzimit të tyre. Përmes sistemit të përdorur ju përcaktoni drejtimin afat gjatë të fermës - qumësht, mish, drejtim i dyfishtë.

Lexo më shumë