Histori Suksesi – Alvin Gjata




Në panairin bujqësor në Lushnje, një nga folësit në panelin për vajin e ullirit ishte edhe Alvini. Alvin Gjata është edhe fermer nga zona e Barbullinjës në Lushnje, familjarisht të angazhuar, kryesisht në pjeshkë, nektarina dhe ullishte. 

Pas përfundimit të panelit takohemi dhe Alvini na shpjegon se “para 2 vjetësh ngrita fabrikën time të vajit të ullirit duke bërë përpunimin edhe për fermerët e zonës. Sivjet kam dalë në treg me vajin tim të ullirit, të ambalazhuar dhe brenduar. Pas një jave do të jem edhe në panair në Rimini në Itali për mundësi zgjerim tregu. Kërkesat e tregut më bënë që të dilja me markën time, pavarësisht vështirësive”.

Në vazhdim të bisedës dhe interesimit tonë për këtë hap të ri të Alvinit, na shpjegon që është në diskutim me fermerë të zonës me të njëjtët kultivarë ulliri të bashkëpunojnë për të rritur sasinë e prodhimit dhe na kërkon që së bashku me ekspertin e Qendrës ABA, të fillojmë trajnimet me fermerët e identifikuar për bashkëpunim për shërbime të njëjta në unifikimin e cilësisë si kemi bërë para disa vitesh me pjeshkët, gjë që u mirëprit nga ana jonë. 

Data e publikimit: 13/05/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: