Histori Suksesi - Fotion Caka




Në fshatin Kosovë e Vogël, në njësinë administrative Fiershegan të Lushnjes, historia e Fotion Cakës është një shembull frymëzues i një sipërmarrësi që ka ditur të rritet gradualisht, duke ndërtuar një aktivitet të qëndrueshëm në bujqësi.

Fillimisht, Fotioni e nisi rrugëtimin e tij me një pikë të vogël shitjeje për inpute bujqësore, ku ofronte plehra kimike, fara dhe sisteme ujitjeje si zorra me pika. Me përkushtim dhe korrektësi, ai fitoi besimin e komunitetit lokal, duke u shërbyer rreth 200–300 fermerëve të zonës dhe duke u kthyer në një pikë referimi për ta. Duke qenë gjithmonë i lidhur me bujqësinë dhe duke kuptuar nga afër nevojat e fermerëve, ai vendosi të zgjerojë aktivitetin e tij përtej tregtisë. Në vitin 2024, ndërmori një hap të rëndësishëm duke investuar në ndërtimin e rreth 5 dynym serash, ku nisi kultivimin e perimeve në ambiente të mbrojtura. Për realizimin e këtij investimi, një rol kyç luajti mbështetja financiare nga FED Invest, një institucion që qëndron pranë fermerëve si një financë sociale, duke i mbështetur në zhvillimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të tyre bujqësore. Kjo kredi i dha mundësinë Fotionit të konkretizojë planin e tij dhe të ndërtojë serat që sot janë baza e prodhimit të tij. Aktualisht, ai punon në sera së bashku me familjen, duke siguruar prodhim të qëndrueshëm dhe cilësor. Përvoja e tij në tregtimin e inputeve bujqësore e ka ndihmuar të aplikojë praktika më të mira edhe në fermën e tij, duke rritur efikasitetin dhe rendimentin.

Historia e Fotion Cakës dëshmon se me vizion, punë dhe mbështetjen e duhur financiare, është e mundur të kalosh nga një aktivitet i vogël tregtar në një fermë prodhuese të suksesshme. Ai vazhdon të punojë për të zhvilluar më tej aktivitetin e tij, duke kontribuar njëkohësisht në fuqizimin e bujqësisë në zonën e Lushnjë. 

Data e publikimit: 01/04/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: