Është një dëmtues i ndodhur në të gjitha ullishtet tona duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, nga ku duhet kushtuar një vëmendje e veçantë për masat e kontrollit.
Cilat janë veçoritë e hundëgjatit (Otiorrhynchus cribricollis Gyll.) në kulturën e ullirit?
Përshkrimi
Insekti i rritur
Veza
Larva
Pupa
Përhapja
Bimët pritëse
Polifagia e hundëgjatit dhe prezenca në të njëjtën kohë e nënspecieve të ndryshme i jep mundësi këtij insekti të prekë një numër shumë të madh bimësh si pemë frutore (ullinjtë, hardhi, agrume, pemë të ndryshme frutore) po ashtu dhe jo frutore (kultura foragjerë, perimore, lule etj).
Kultura që preket me shpesh është ulliri kryesisht nga O. cribricollis.
Bioetologjia
Insekti i rritur ka aktivitet gjatë natës ndërsa ditën futen brenda në tokë në një thellësi të vogël ose nën plisa në afërsi të kulturave që prek. Në qoftëse temperatura rritet ai preferon të futet më thellë në tokë. Në rast se insekti ngacmohet ai bie përnjëherë në tokë, duke marrë pamjen e një insekti të ngordhur (fenomen i tanatozës).
Hundëgjati del nga toka në fund të muajit maj-fillim i qershorit i stimuluar nga rënia e shirave. Insekti i rritur ushqehet me indet gjethore duke shkaktuar erozione klasike gjysmërrethore, duke arritur deri në skeletizimin e lastarëve të rinj.
Gjatë verës ngadalëson aktvitetin e tij, qëndron i mbrojtur në tokë dhe rifillon të ushqehet në ullinj në fund të gushtit-fillim i shtatorit.
Në fund të verës maturohen vezët dhe ovopozitimi bëhet kryesisht gjatë natës, duke lëshuar vezët në tokë.
Vendosja e vezëve zgjat pothuajse një muaj, kohë gjatë së cilës vendosen 70-200 vezë.
Nga gjysma e tetorit insektet e rritura duken më rrallë. Larvat e reja çelin mbas 2-3 javësh dhe ushqehen me rrënjë, kryesisht ato të bimëve jo dru frutore.
Në fillim të majit larvat pupëzojnë në tokë, duke formuar një mbështjellje karakterisike, nga të cilat mbas një periudhe prej 2-3 javesh dalin insektet e rritura. Shfaqja e insekteve të rritura bëhet e shkallëzuar në kohë.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cili është dëmi i shkaktuar nga dëmtuesi dhe sistemi i kontrollit?
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë