Udhëtojmë drejt fshatit Kërkovë, Vlorë. Takohemi me z. Ndriçim, një nga blegtorët më punëtorë të zonës.
![]() | “Jam rritur mes fshatit, bujqësia dhe blegtoria kanë qenë punët e para që kam ndihmuar familjen që në vegjëli. Kur të gjithë blegtorët mbarështojnë raca të përziera, unë mbarështoj vetëm racën e deles së vendit. Kam dhe pak dhi për përdorim vetjak kryesisht”, tregon plot krenari Ndriçimi. |
“Për të arritur deri këtu, kam bashkëpunuar ngushtësisht me FED invest, jo vetëm për produktin e mirë të kredisë, por edhe për stafin shumë profesional. Mirënjohje për gjithë financimin ndër vite”.
Sot Ndriçimi ka ngritur gjithë infrastrukturën e nevojshme për aktivitetin e tij blegtoral. Ka ngritur stalla të bollshme dhe plot ndriçim për të imtat, me sisteme sigurimi dhe frigoriferë të mëdhenj për qumështin. Për shkak të cilësisë së lartë të prodhimit të qumështit, Ndriçimi ka lidhur marrëdhënie tregtare me një nga komanitë më të mëdhaja në vend dhe është shumë i kënaqur me këtë bashkëpunim.
“Mbarështoj edhe dhi për konsum vetjak. Gjithashtu, kam edhe një parcelë ullishte dhe e tregtoj për tavolinë. Po punove në fshat, ke vetëm të mira. Jam me fat që më ndihmon gjithë familja në këtë aktivitet”, tregon Ndriçimi.
![]() | ![]() |
Ndarja e tokës bujqësore në ferma jo më shumë se 1.3 mbetet një problem i vazhdueshëm për të gjithë fermerët, e në veçanti për fermat blegtorale. Kështu Ndriçimi detyrohet të blejë bazën ushqimore nga fermerët e zonës.
“Si përdorues i regjistruar në ABA Online u informova digjitalisht lidhur me skemën e mbështetjes me inpute bujqësore dhe pas kontakteve me degën e FED invest kam aplikuar dhe përfituar bazë ushqimore, koncentrat misri. Ju falenderoj pasi është hera e parë që përfitoj”, shprehet Ndriçimi.
“ABA Online më informon lidhur me teknologjitë e prodhimit dhe rritjen e aktivitetit. Unë, në bashkëpunim me veterinerët dhe zooteknikët e zonës, realizoj vetë të gjitha shërbimet veterinare dhe ABA Online më informon mbi të rejat në blegtori”.
Shpërndaj në rrjetet sociale: