LOPËT E QUMËSHTIT - ÇËSHTJE TË TJERA QË LIDHEN ME MENAXHIMIN




Çfarë aspektesh të tjera duhet të mbani parasysh gjatë menaxhimit të lopëve në laktacion?
Dy elementë kryesorë do të rekomandonim lidhur me menaxhimin e përgjithshëm të lopëve në laktacion, pikërisht rutinën e mjeljes dhe rregjistrimin e të dhënave. 

Rutina e mjeljes. 
Për të siguruar rehatinë dhe mirëqenien e lopëve, duhet të ndiqni një rutinë të mirëpërcaktuar në mjelje. Lopët që milen në një mjedis të qetë dhe me përkujdesjen e duhur sigurojnë më shumë qumësht. Përgatitja e lopës për mjelje është gjithashtu po aq e rëndësishme. 

Regjistrimi i të dhënave
Regjistrimi i të dhënave të prodhimit, riprodhimit dhe shëndetit të tufës është një element shumë i rëndësishëm në menaxhimin e përgjithshëm të grupit prodhues të lopëve në tufën tuaj. Këto shënime ju lehtësojnë në procesin e vendim marrjes në fermë si në drejtim të skartimit, të përmirësimit racor si dhe gjendjes shëndetësore të lopëve. 

Data e publikimit: 05/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: