Disa të dhëna të përgjithshme.
Ferma që analizohet mbarështon një tufë me 389 krerë nga të cilat dhi qumështi 180 krerë, keca 200 krerë dhe cjep 9 krerë. Përgjithësisht në çdo sezon pjellje në fermë lindin 99 keca femra dhe 101 keca meshkuj. Nga numëri total i dhive të qumështit (180 krerë), 160 prej tyre pjellin nga 1 kec dhe 20 dhi pjellin nga 2 keca. Duke qenë se ferma mbarështon 9 cjep, raporti i ndërzimeve është 1 cjap për 20 krerë dhi.
Për plotësimin e nevojave ushqimore, praktika e ndjekur është:
Supozojmë që në fermë, ka edhe dëmtime të të vegjëlve nga sëmundjet, grabitqarët, etj., ndaj në përllogaritje konsiderojmë për mbarështim 190 krerë keca. Në këto kushte:
190 krerë x 60 ditë x 0.7 litra/krerë/ditë = 7,980 litra x 120 lekë/litër = 957,600 lekë.
190 krerë x 30 ditë x 50 gr = 285 kg x 35 lekë/kg = 9,975 Lekë
190 krerë x 30 ditë x 100 gr = 570 kg x 15 lekë/kg = 8,550 lekë
Pra, për ushqimin e kecave do të shpenzohen gjithsej 976,125 lekë
Në këto kushte shpenzimet për ushqim do të jenë:
180 krerë x 200 gr /krerë/ditë x 120 ditë = 4,320 kg x 35 lekë/kg = 151,200 lekë
180 krerë x 1 kg/krerë/ditë x 120 ditë = 21,600 kg x 15 lekë/kg = 324,000 lekë
Pra, për ushqimin e dhive do të shpenzohen gjithsej 475,200 lekë
Krahas sasive të sipër llogaritura, shtojmë edhe sasinë e ushqimeve për cjeptë si dhe rezervat ushqimore të nevojshme (kalbje, teprica nga mos konsumi, etj.), duke shtuar edhe:
Shpenzime në total 32,500 lekë.
Krahas bazës ushqimore të përshkruar më lart, ferma ka edhe shpenzimet si më poshtë:
Shpenzimet në total 2,377,825 si dhe 10% shpenzime të pa parashikuara (ose 237,782 lekë), krijojnë një shpenzim total prej 2,615,607 lekë.
Ferma krijon të ardhura nga katër burime kryesore: shitja e qumështit, shitja e kecave, shitja e dhive të skartimit, si dhe shitja e plehut, si më poshtë:
180 krerë x 150 ditë x 0.8 litër/ditë = 21,600 litër x 120 lekë/litër = 2,592,000 Lekë
190 krerë – 40 krerë (remont+konsum) = 150 krerë x 12,000 lekë/krerë = 1,800,000 lekë
30 krerë x 8,000 lekë/krerë = 240,000 lekë
Një burim i mundshëm i të ardhurave është edhe plehu nëse ai tregtohet, në të cilin rast kemi përllogaritur një vlerë prej 20,000 lekë
Totali i të ardhurave është 4,652,000 lekë.
Më poshtë në tabelat respektive përmbledhëse listohen të ardhurat dhe shpenzimet të cilat ndihmojnë për përcaktimin e të ardhurave bruto, fitimit neto si dhe pikën kritike të çmimit të qumështit.
Pra, totali i të ardhurave nga shitjet është 4,652,000 lekë, totali i shpenzimeve është 2,615,607 lekë. Vlera vjetore e amortizimeve dhe kredisë është 140, 000 lekë.
Fitimi bruto përllogaritet nga të ardhurat total minus shpenzimet total, pra 4,652,000 - 2,615,607, që rezulton 2,036,393 lekë, ndërsa fitimi neto llogaritet nga fitimi bruto minus vlerën e amortizimit dhe kredive, pra 2,036,393 – 140,000 që rezulton 1,896,393 lekë.


Fitimi i realizuar për litër qumësht përcaktohet nga fitimi neto pjestuar sasinë e qumështit të shitur pra 1,896,393 lekë pjestuar për 21,600 litra, rezulton 87.7 lekë, ndërsa pika e thyerjes së çmimit përllogaritet nga çmimi i shitjes minus fitimin për litër ose 120 – 87.7 lekë që rezulton 32.3 Lekë.
Pra, çdo shitje qumështi me një çmim mbi 32.3 lekë rezulton që sjell fitim për fermën.

Shpërndaj në rrjetet sociale:
Përse ju inkurajojmë të zhvilloni biznesin e mbarështimit të dhive? Krahasuar me kategoritë e tjera të kafshëve të prodhimit, mbarështimi i dhive shfaq disa avantazhe:
Lexo më shumë