Z. Dervish Shoshari jeton në fshatin Arrëz, Njësia Administrative Poshnje, Bashkia Dimal.
Dervishin e takojmë në fshat afër serës dhe aktiviteteve të tij, aktiviteti kryesor i familjes Shoshari është aktiviteti bujqësor kombinuar dhe me blegtori.
Në fillimet e veta, rreth viteve 2000, z. Dervish ka qenë i fokusuar në aktivitetin blegtoral kryesisht në bagëtitë e imta si delet dhe dhitë e racës alpine, por me kalimin e viteve duke parë kërkesën në rritje për produktet e serave diellore, z. Dervish vendosi që fillimisht të ndërtojë 1 dynym serë diellore në vitin 2018.
Si çdo fermer i zones, edhe Dervishi në fillimet e tij pati problematika të ndryshme por, me punën dhe përkushtimin e gjithë familjes ai arriti ti kapërcente këto probleme duke vendosur që ta zgjeronte edhe më tej aktivitetin e tij.
Me financimin nga FED invest, si ndihmë për tu zgjeruar në kohë, Dervishi sot gëzon një serë të kompletuar prej 3 dynym.
Njohjen me FED invest e vlerëson shumë dhe shprehet që ka gjetur partneritet në dy drejtime, atë të financimit dhe sa herë i nevojitet merr këshillimin e duhur.
Dervishi, me buzëqeshje, shprehet se ishte me fat që mori pjesë në takimin fushor zhvilluar me fermerët e zonës ku punonjësit e FED invest rajoni Berat, kanë prezantuar produktet dhe shërbimet që FED invest ofron në mbështetje të fermerëve dhe blegtorëve zonalë, gjithashtu për Dervishin, me rëndësi është edhe ABA online si platformë e cila ofron asistencë për të gjithë fermerët në zgjidhjen e problemeve apo dëmtimeve në prodhimtari.
Dervishi është trajtuar nga oficeri i kredisë në zonë menjëherë pasi ka shprehur kërkesën për financim, ka telefonuar dhe pasi shprehu kërkesën për zgjerim të aktivitetit prodhues në sera diellore për tu shtuar me 2 dynym, pa hezituar FED invest rajoni Berat është gjendur pranë aktivitetit të tij dhe ka vendosur që të jetë partneri financiar kryesor në zhvillimin e biznesit të familjes Shoshari.
Aktualisht z. Dervish ka në administrim një sipërfaqe prej 3 dynym sera diellore dhe ai shprehet vetë për kënaqësinë e bashkëpunimit me FED invest, vlerëson shumë korrektesën dhe transparencën e punonjësve dhe institucionit.
Produktet (perimore) i shet cdo ditë në treg duke përdorur furgonin e tij, kishte zgjedhur këtë mënyrë sepse në fillim bënte furnitorin për disa markete dhe me zgjerimin e aktivitetit vlerësoi kapacitetet e tij për të dalë dhe në tregun e shumicës vetë duke shmangur kështu grumbullues dhe tregtarët. Në ndihmë kishte dhe djalin e madh që trasportonte prodhimet.
Gjatë vizitës tonë u shpreh që ndjehet komod dhe ka dëshirë të zgjerohet edhe me 2 dynym sera të reja duke bashkëpunuar me FED invest.
Lidhur me platformën ABA Online dhe informacionin e ofruar nga ekspertët tanë ai na thotë që i ndjek herë pas here.
Shpërndaj në rrjetet sociale: