KËRKESAT E DHIVE PËR USHQIM




Sasia e ushqimit që konsumohet nga dhitë varet nga disa faktorë sikurse janë rraca; seksi; mosha; madhësia; gjendja fiziologjike, pra nëse është barrëse, në fazën e tharjes apo në laktacion;  sistemi i menaxhimit, pra ekstensiv (kryesisht në kullotë) apo intensiv (kryesisht në stallë).

Mbani parasysh. Konsumi ditor i lëndës së thatë tek dhitë është sa 3-5% e peshës së tyre trupore. Dhitë barrëse dhe ato në fazën e prodhimit të qumështit konsumojnë më shumë ushqim për të siguruar rritjen e kecit dhe prodhimin e qumështit. Dhitë e reja gjithashtu konsumojnë më shumë ushqim.

Kujdes! Keq menaxhimi i ushqimit ju sjell disa pasoja me tufën duke shkaktuar mbingopje e deri dhe ngordhje të kafshës; shkakton acidoza si rezulatat i ushqimeve të pa balancuara; krijimin e gurëve në kanalin urinar; si dhe helmime nga bimësia e pa kontrolluar e kullotave. 

Kërkesat e dhive për lëndë ushqyese varen nga fazat e tyre fiziologjike, krahas kërkesave të tyre thjeshtë për mirëmbajtje. Ndaj, vëmendje të veçantë duhet ti kushtoni fazës së:

  • Laktacionit, ku duhet të plotësoni nevojat për energji për të siguruar prodhimin e qumështit.
  • Riprodhimit, duhet të shtoni rracionin ushqimor si për dhitë edhe për cjeptë.
  • Barrësmërisë, kur duhet të siguroni ushqim në nivel normal në fazën e parë të barrësmërinë, dhe me avancimin e saj siguroni foragjere më cilësore dhe me tretshmëri të lartë.

Cilët janë ushqimet bazë më shpesh të përdorura? 
Kullota përbën burimin kryesor të ushqimit gjithëvjetor, kur kushtet e motit e lejojnë daljen e tufave në kullotë. Llogarisni nevojat: 1 dhi plotëson nevojat në 400 - 500 m², ndërsa 100 dhi kanë nevojë për 4-5 hektarë kullotë.

Bari i thatë është burimi kryesor i ushqimit të dhive veçanërisht në periudhën e dimrit. Veçanërisht bari i jonxhës është një ushqyes i mirë pasi përmban proteinë, vitamin, minerale e veçanërisht vlera të larta kalçiumi.  Bari i thatë që konsumohet nga dhitë mund të jetë bar livadhi, i jonxhës ose tërfili. Konsumi ditor për çdo dhi varion nga 1 deri në 2 kg në ditë si përzgjedhje e lirë ose duke e ofruar dy herë në ditë.

Misri një burim i mirë energjie, vitaminash e mineralesh, që shërben edhe si produkti bazë për përgatitjen e koncentratit, ku ai zë 50-60% të përbërjes. Nëse e keni të pa mundur për ta përdorur atë gjerësisht, duhet të paktën ta siguroni në muajt e fundit të barrsmërisë si dhe gjatë laktacionit.

Blloqet minerale shërbejnë si burim i mirë vitaminash e mineralesh aq të rëndësishme për përthithjen e lëndëve ushqyese, riprodhimin si dhe shëndetin e tufave. Ato janë të domosdoshëm gjatë të gjithë vitit, e veçanërisht kur kafshët janë në stallë dhe në përgatitje për pjellje. Veçanërisht vitamina A, D dhe E janë të rëndësishme. Kujdes! Blloqet minerale për të imtat nuk duhet të përmbajnë baker, pasi ai është toksik. 

A e dini se uji përbën rreth 87% të qumështit të dhisë? Ai duhet të ofrohet i freskët dhe i pastërt gjatë të gjithë kohës përmes lugjeve, kovave, apo mjeteve rrethanore gjithnjë higjenike. Parimi që duhet të ndiqni është: “Më shumë ujë  - më shumë qumësht”.   

Mbani parasysh! Dhitë pëlqejnë ujë më të ngrohtë dhe ulin marrjen e ujit kur ai është nën 5°C. Kur temperatura arrin në 15°C, ato pijnë 4 fishin e lëndës së thatë. Pra, nëse një dhi merr 2.2 kg lëndë të thatë, ka nevojë për rreth 9 litra ujë.

Ja disa raporte orientuese të ushqimeve që duhen përdorur në faza të ndryshme.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për kullotat pyjore si bazë e sigurimit të ushqimit për të dhirtat

Data e publikimit: 15/10/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
katana

-katana

kame nevoje per informacion mbi dhite alpine

-Samuel


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SULLËS

Një zgjedhje e zgjuar për blegtorinë – mësoni si ta kultivoni dhe përfitoni maksimalisht prej saj.

Lexo më shumë

Mbledhja, kultivimi dhe përpunimi i Aguliçes

Zbulo vlerat mjekësore dhe potencialin ekonomik të Aguliçes (Primula veris L)

Lexo më shumë

Variatetet Autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ESPARCETËS

Një kulturë foragjere më pak e njohur por e vlefshme

Lexo më shumë