PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E FIDANËVE TË KASTRAVECIT




Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të kastravecit? 
Punimi i tokës
Toka duhet punuar në thellësinë 30-40 cm.
Numri i punimeve bëhet aq herë sa është e nevojshme.
Punimet duhet të përfundojnë të paktën 2-3 javë para mbjelljes.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Plehërimi i tokës
Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike dhe ato magneziale.
Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës. Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.

MULÇËRIMI
Në shumë raste mund të bëhet mulçërimi ose mbulimi me plasmas në gjatësi të rreshtave ku do të mbillen bimët e kastravecit. Shtrati i tokës në të cilën planifikohet që do të vihet bima e kastravecit, duhet të jetë pak e ngritur, pastaj shtrohen tubot e ujitjes me pika atje ku mendohet të bëhet kjo formë ujitjeje dhe mbulohet me plastmas për të bërë mulçërimin e tokës. Mulçërimi i tokës siguron këto avantazhe:

  • Pengon evapotranspiracionin e ujit;
  • Ulet dhe mundësia e ngritjes së kriprave nga shtresat e ulta të tokës në shtresat e më sipërme të saj, nuk zhvillohen barërat e këqia etj.

Sasia dhe raporti i plehërimit 
Sasia e plehrave organike dhe kimike që do tëpërdoret për kastravecin, llogaritet në bazë të të analizave të tokës, rendimentit të kërkuar dhe sasivetë elementëve ushqyes që tërheq bima për njësi prodhimi.
Për çdo 1 ton prodhim, kastraveci tërheq nga toka 2.5 kg azot, 1.3 kg fosfor, 2.8 kg potas dhe 0.3 kg magnez. Në toka me përmbajtje mesatare të elementëve kryesor ushqyes, hidhen rreth 5 kv/ha superfosfat, 4 kv/ha nitrat amoni dhe 2 kv/ha sulfat potasi. Kastraveci është bimë potasdashëse por me kërkesa të larta edhe për azot.

Para plugimit të parë dhe para dezinfektimit hidhet gjthë sasia e planifikuar e plehut organik. Para mbjelljes hidhet 2/3 e fosforit dhe 1/3 e azotit dhe potasit. Pjesa tjetër përdoret gjatë periudhës vegjetative, gjatë prashitjeve dhe ujitjeve. Azoti rrit prodhimin dhe peshën mesatare të frutave, fosfori favorizon hershmërinë, potasi/kaliumi përmirëson cilësinë e frutave.

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KASTRAVECAVE 
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Në botë, madje edhe në vendin tonë, në qarkullim ekzistojnë shumë hibride dhe varietete të kastravecit, por ato që shkojnë shumë më mirë përkushtet klimateriko-tokësore të vendit tonë rekomandohen:

  • Marketmor
  • Langi
  • Kubit

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Mbjelljen dhe kultivimin  e fidanëve të kastravecit.

Data e publikimit: 06/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: