Metodat e kontrollit të Tuta absoluta




Integrimi i metodave të kontrollit është mënyra më efektive për të parandaluar dëmet e konsiderueshme nga ky dëmtues.
Si duhet vepruar për vrojtimin e dëmtuesit? Monitorimi ka për qëllim që:

  • Të diktojë prezencën e insektit në kulturën e domates.
  • Të vlerësojë rrezikun potencial për kulturën që duam të mbrojmë.

Sasia e kurtheve me feromone që duhen përdorur

  • Për sipërfaqe më të vogla se 3500 m² rekomandohet të vendoset vetëm 1 kurth.
  • Për sipërfaqe më të mëdha se 3500 m² vendosen 2-4 kurthe/ha.
Indikacionet dhe vleresimet e rrezikut në bazë të kapjeve të insekteve të rritura në kurthe
Asnjë rrezik për prekje
  • 0 kapje javore
Rrezik i prekjes shumë i ulët ose i ulët
  • Me kapjet e para të insektit të rritur të instalohen kurthet për kapjen masive (20-25/ha)
Rreziku i prekjes mesatar ose i lartë
  • Nga 3 deri në 30 insekte të rritura/kurth në javë.
  • Instalimi i kurtheve për kapjet masive (20-25/ha)
  • Trajtime periodike me produktet e rekomanduar për kontrollin kimik

Pozicionimi i kurtheve
Kurthet duhen të vendosen në qendër, në brendësi të serrës në lartësi jo më shumë se një metër.

Përdorimi i kurtheve-rregjistrimi i të dhënave

  • Është e nevojshme që kurthet duhen të kontrollohen një herë në javë.
  • Për të njohur evolucionin e popullatave të tenjës së domates në parcelat e monitoruara, është e nevojshme të vendosen kurthe të tipit Delta.
  • Feromonet duhet të ndërrohen zakonisht mbas 4-6 javësh.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Si duhet vepruar për vrojtimin e dëmtuesit?

Data e publikimit: 18/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

CERKOSPORA E ULLIRIT

Është sëmundje e përhapur në ullishtet tona e lidhur ngushtë me ecurinë klimatike

Lexo më shumë

Ecuria biologjike dhe simptomat e Cerkosporës së ullirit

Ecuria biologjike dhe simptomat e Cerkosporës së ullirit

Lexo më shumë

Cili është dëmi dhe kontrolli i Cerkosporës së ullirit?

Kliko këtu për më shumë!

Lexo më shumë

Menaxhimi i integruar i hundëgjatit (Otiorrhynchus cribricollis Gyll.)

Zbulo se si të njohësh këtë dëmtues

Lexo më shumë