Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit tek molla




Sëmundjet e dëmtuesit tek molla ulin ndjeshëm prodhimin dhe cilësinë e frutave, prandaj parandalimi i tyre është i rëndësishëm. 


Dëmtuesit 
Afidet (morrat): dëmtojnë kryesisht majat rritëse të lastarëve. Mund të bëhen edhe shkaktarë të përhapjes së sëmundjeve virusale. Luftohen me metodën kimike duke përdorur preparate të sistemit sa herë ato shfaqen. 

Krimbi i mollës: larvat depërtojnë thellë ne tulin e frytit duke shkaktuar dëme serioze të tyre.

Luftimi me preparate kimike: përdoren esteret e fosforit, trajtimi fillon kur frutat kanë arritur madhësinë 15 mm dhe përsëritet çdo 15 ditë. 
Luftimi me çrregullues hormonial: izomite 1000 copë/ha për një vit; epokom 300 copë/ha vendosen 2 herë në vit; ginco 500 copë në vit.

 

Sëmundjet kryesore
Kroma e mollës: Kjo sëmundje prek gjethet, lulet, frutat, etj., duke shkaktuar dëmtime serioze në këtë bimë. 

Sëmundja favorizohet: në temperatura mbi 10°C, reshjet dhe vesa e mëngjesit.
Luftimi me rrugën kimike: përdorimi i preparateve të sistemit dhe kontaktit. (alternoi ato); trajto çdo 7 ditë; trajto pas çdo shiu mbi 15-25 mm.

Masat agroteknike: mbajtja e pastër e pemtores, mbledhja dhe shkatërrimi i gjetheve të rëna dhe materialeve të krasitura në dimër për të parandaluar riprodhimin e tyre.
Hiri: Është sëmundje kërpudhore që prek pjesët e reja të bimës. Trajtimi për luftimin e hirit bëhet njëherësh me atë të kromës duke shtuar preparatet kundër hirit (me bazë squfuri).

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjeljen e prodhimit të mollës

Data e publikimit: 12/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË MUSHMOLLËS

Arsyeja pse kjo pemë duhet të kultivohet janë vlerat e saj shëndetësore. Mushmolla përmban proteina, karbohidrate, tanin, pektinë, acide organike dhe është e pasur me vitamina C dhe vitaminat e grupit B. Gjithashtu, ajo është burim i mirë i kaliumit, kalciumit, hekurit dhe magnezit.

Lexo më shumë

Standardet për eksportin e mollëve

Prodhimi dhe tregtimi i mollëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE)

Lexo më shumë

Operacionet e Krasitjes së Gjelbër tek Molla

Cilat janë operacionet e gjelbra që kryhen tek molla?

Lexo më shumë

Vjelja e prodhimit të mollës

Frutat duhet të jene në pjekjen për konsum, d.m.th. frutat të kenë marre pjekurinë, ngjyrën dhe shijen e duhur.

Lexo më shumë