Gjatë ciklit të saj vegjetativ hardhia largon nga toka një sasi të konsiderueshme të elementeve ushqyes si nga prodhimi ashtu edhe pjesët e prera gjatë krasitjes. Është llogaritur se një vresht me zhvillim dhe rendiment mestar, merr nga toka çdo vit mesatarisht:
Prandaj, për të rritur dhe prodhuar rrush të cilësisë së mirë çdo vit ne duhet të plehërojmë vreshtin me sasinë e nevojshme të elementeve ushqyes.
Sasia, koha dhe mënyra e hedhjes së plehrave
Si përcaktohet sasia e plehrave që ne do të përdorim në plehërimin e hardhisë? Sasia e plehrave minerale që do të përdoret varet:
Normat orientuese të përdorimit të plehrave mineralë, për një prodhim mesatarë e tokë me pjellori natyrore mesatare janë:
Në plehërimin bazë një vend të rëndësishëm zë edhe plehu organik. Plehu organik në tokë ndihmon në:
Koha më e përshtatshme për hedhjen e këtyre plehrave është pranvera e hershme. Plehrat potasike dhe fosfatike hidhen së bashku me plehun organik. Në mbjelljet e shpeshta mënyra e shpërndarjes nuk ka rëndësi, në mbjelljet e largëta (distanca mes rreshtave 2.5 – 3 m) plehrat mineralë nuk duhet të hidhen më larg se 1 m nga trungu i hardhisë. Plehrat fosforike dhe potasike duhet të hidhen në thellësinë 25 – 30 cm. Për këtë qëllim, përveç hedhjes me kanale mund të përdoren edhe makina të posaçme plehërimi, të cilat e hedhin plehun deri në thellësinë e duhur.
Plehu mineral azotik duhet të hidhet në prag dhe fillim të vegjetacionit (fundi i muajit mars dhe gjysma e parë e muajit prill) në thellësinë 15 – 20 cm, me qëllim që ky të bjerë në kontakt me lagështirën.
Në plehërimet minerale duhet të bëjë pjesë edhe përdorimi i gëlqeres në tokat acide, për të përmirësuar pH. Doza e gëlqeres përcaktohet në bazë të pH aktual dhe zakonisht përdoret 60 – 100 kv/ha gëlqere.
Dozat orientuese të plehut organik janë:
Këshillë: Në përcaktimin e sasisë së plehrave vëmendje duhet t'i kushtohet faktorëve specifik siç janë lloji i tokës, mosha e hardhisë, prodhimi (rendimenti), kultivari, destinacioni i përdorimit të rrushit (verë ose rrush tryeze) dhe sistemet e plehërimit që përdoren (të thjeshta, me ujitjen, me spërkatje ose plehërimi gjethor).
Punimi i tokës
Pse merr rëndësi punimi i tokës në vreshta?
Punimi i tokës së vreshtit është një masë e rëndësishme agroteknike, i cili mund të kryhet në forma e mjete të ndryshme, në varësi të kohës, qëllimit dhe kushteve të ambientit. Me anë të punimit sigurohet:
Nga koha kur e kryejmë punimin ndahet në punimin e vjeshtës dhe atë të pranverës. Punimi i vjeshtë kryhet pas vjelljes së prodhimit në thellësinë 22-25 cm. Punimi i vjeshtës kryhet në rastet kur: a) mbjellim bimë leguminoze për plehërim të gjelbër; dhe b) kur toka, për arsye të ndryshme, pëson ngjeshje të fortë.
Nuk duhet të kryhet punimi i tokës në vjeshtë në dy raste:
Punimi i pranverës është punimi më i zakonshëm dhe i përvitshëm tek hardhia. Ky punim kryhet në thellësinë 20-22 cm, herët në pranverë, menjëherë pas përfundimit të krasitjes dhe punimeve të tjera (riparimit të sistemit mbështetës, lidhjeve të thata, trajtimeve dimërore etj.).
Punimi i tokës duhet të përfundoi përpara fillimit të fryrjes së sythave, me qëllim që të mos sjellë çrregullime në të ushqyerit e hardhisë. Punimi i pranverës, në rastet kur janë mbjellë bimë bishtajore për plehërim të gjelbër, bëhet pak më vonë, në fazën e lulëzimit të plotë të bimëve të mbjella për plehërim. Rekomandohet të kryhet pas krasitjes, me qëllim që toka e punuar të mos shkelet. Punimi mund të kryhet me krah ose mjete mekanike, sipas mundësive dhe terrenit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë vlerat e qiqrës?
Lexo më shumëCilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?
Lexo më shumëJeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?
Lexo më shumëKeni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?
Lexo më shumë
Cili pleh organik eshte me I mire?
-Xheni