CILAT JANË METODAT E TJERA PËR KONTROLLIN E NEMATODËS GUNGORE?




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Metodat që përdoren për kontrolline nematodës gungore janë ato:

  • agroteknike,
  • biologjike.

 

Metoda agroteknike 

Përdorimi i kësaj metode në kushtet e serrave është me rëndësi për faktin se mban pastër mjedisin nga substancat e dëmshme. 

Kultivarët rezistentë janë një nga hapat e rëndësishëm të minimizimit të infeksionit nga nematoda.

Qarkullimi bujqësor

Minimizon rezervat infektuese duke bërë të mundur uljen e nivelit të popullatës së nematodës.

Mbjellja e fidanëve të pastër

Që të garantohet prodhimi, në radhë të parë duhet të merren masa që fidani të prodhohet i pastër. 

Shkatërrimi i rrënjëve të infektuara

Për të mbrojtur kulturën pasardhëse në serra e për të mos lejuar që infeksioni i kulturës së parë të shpërndahet në mjedise të tjera, nevojiten një varg masash të rrepta karantinore:

  1. Çdo bimë e vyshkur gjatë vegjetacionit dhe që rezulton e prekur nga nematoda gungore dhe paperspektivë prodhimi, të shkulet me bel, pa u tharë, duke i nxjerrë rrënjët nga toka bashkë me gungat.

Bimët e shkulura futen në thasë plastmasi, nxirren jashtë serrës dhe digjen ose groposen.

  1. Me mbarimin e vjeljes dhe pa u tharë bimët, në serrë bëhet një ujitje e bollshme, për të larguar toksinat dhe për të lehtësuar shkuljen e bimëve me gjithë rrënjë.
  2. Pas ujitjes shkulen të gjitha bimët, duke nxjerrë jashtë sistemin rrënjor me gjithë gungat, vendosen në thasë, pa lejuar shpërndarjen e tyre në serrë, nxirren jashtë dhe groposen ose digjen.

Lënia në mes të rrugës në serrë dhe anës saj do të bëjë që njerëzit dhe mjetet ta shpërndajnë infeksionin në zonat e painfektuara. 

Gjatë shkuljes së bimëve me gjithë rrënjë vërehen gabime të mëdha. 

Shpesh bimët lihen në serrë deri në tharje dhe, kur vjen puna për t'i shkulur, rrënjët me gungat janë kalbur; pra rezerva biologjike për kulturën pasardhëse do të jetë e madhe. 

Priten bimët sipër tokës dhe lihen rrënjët në tokë, duke lënë kështu gungat me mijëra nematoda femra, vezë e larva. 

Këtij procesi i duhet dhënë rendësia e duhur, duke e vlerësuar si gjysmë kontrolli kundër nematodës M. incognita.

Përmirësimet organike të tokës 

Plehërimi me pleh organik, si dhe me bishtajore, ndikon në përmirësimin e strukturës së tokës, nxit zhvillimin e shpejtë të bimëve dhe kontrollon në një farë mënyre nematodën në tokë. 

Produktet organike që mund të përdoren janë: plehu i gjedhit e i shpendëve; biomasat e përgatitura nga plehu i derrit, bimët bishtajore (bathë, bizele) etj. 

Futja e bimëve kurthe (trape)

Kjo metodë konsiston në mbjelljen e bizeles dhe bathës (80-100 g/m²) dhe shkulja e tyre një muaj pas mbjelljes. 

Këputja e majave

Përvoja e punës në raste infeksionesh të hershme ka bërë që të ndërhyhet në vegjetacion, duke mos e lënë domaten psh me 10 kate por me 5-6 kate, duke garantuar marrjen e frutave të lidhura, siguruar madhësi të pranueshme të tyre dhe hershmëri, për të kompensuar në çmim në një farë mase humbjet nëse do ta linim me 10 kate.

Ujitjet e shpeshta

Ujitjet e shpeshta e me sasi të pakta uji, shërbejnë për të ulur ndikimin e pranisë së hershme të nematodave, duke kompensuar transpirimin e madh me atë të nevojës për ujë.

Punimi i tokës

Punimi bën ekspozimin e shtresave të poshtme mbi sipërfaqe dhe anasjelltas. Kjo ndikon kur serra mbyllet në korrik-gusht. Toka e punuar, e frezuar, i nënshtrohet rrezatimit diellor dhe në shtresën 10 cm arrihen temperatura 40-46°C, që vrasin vezët e larvat. 

Metoda biologjike

Për kontrollin e nematodave përdoren shume specie këpurdhash të gjinive Artrobotrys, Verticillium, Clamidosporium. Këto këpurdha funksionojnë si kurthe të vërteta që kapin nematodat me hifet e tyre dhe si rezultat, ato nuk lëvizin, nuk ushqehen dhe vriten.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cilat janë avantazhet e diellëzimit?

Data e publikimit: 17/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KOPRËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I PAZISË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I LAKRËS KINEZE

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

SHËRBIMET AGROTEKNIKE TË GËSHTENJËS

Çfarë shërbimesh i kryhen gështenjës pas mbjelljes?

Lexo më shumë