VLERËSIMI I NJË SËMUNDJEJE PARAZITARE TEK BLETËT




SI BËHET VLERËSIMI I SITUATËS NË RASTIN E NJË SËMUNDJEJE PARAZITARE?
Vlerësimi i situatës në rastin e një sëmundje parazitare:

  1. duhet vlerësuar me shumë kujdes shkalla e infestimit të bletëve, të familjeve dhe e parqeve në një territor të caktuar (prevalenca dhe incidenca)
  2. duhet identifikuar shkaktari dhe duhet njohur cikli i tij biologjik
  3. duhet njohur veprimtaria patogjene e secilit shkaktar dhe interferencat e tij në metabolizmin e bletëve në tërësi
  4. duhet vlerësuar vitaliteti i zgjojeve të shëndoshë dhe të infestuar
  5. duhet vlerësuar perspektiva e secilit zgjua dhe e parkut në tërësi
  6. duhet studjuar dhe vlerësuar situata ekologjike në teritorin ku gjenden bletët dhe në territorin ku mund të shtegëtojnë.
  7. duhen vlerësuar mundësitë për shëndetësimin e gjëndjes duke hartuar strategjinë e ndërhyrjes në momentin më të përshtatshëm
  8. duhet zgjedhur preparati me efikasitet më të lartë dhe mundësi përdorimi më të thjeshta
  9. duhet planifikuar puna për ngritjen e aftësive tekniko-profesionale të bletërritësit
  10. duhet hartuar plani i masave të profilaksisë së përgjithshme dhe asaj specifike
  11. duhet llogaritur kostoja e trajtimit dhe interferencat e tij në prodhimin e ardhshëm

SI DUHET TË KRYHET KONTROLLI I NJË ZGJOI TË SËMURË?
Kontrolli i një zgjoi të sëmurë duhet të kryhet nën masa sigurie, duke zbatuar normat themeltare:

  • Nevojitet absolutisht të evitohet fenomeni i vjedhjes, burimi kryesor i përhapjes së të gjitha sëmundjeve.
  • Të ndalohet rreptësisht, që materiali infekt të mos bjerë në kontakt me bletët e familjeve përreth (bëhet fjalë si për portatorët e gjallë të parazitit, pjellën e bletëve, ashtu dhe për rezervat e tyre, mjaltin e polenin, po ashtu  dhe veshjet e operatorit)
  • Në qoftë se duhet të vizitohet një park i tërë bletësh, për arsye të kuptueshme, duhet të fillohet kontrolli nga zgjojet që presupozohen të shëndetshëm për të përfunduar kontrollin  më pas te ato zgjoje të infektuar ose të dyshuar si të tillë.

SI DUHET TË MERREN KAMPIONATURAT PËR TU DËRGUAR NË LABORATOR?

  • Operacioni i fundit konsiston në prelevimin e materialit patologjik, i cili do të dërgohet më pas në institucionin kompetent të kërkimit.
  • Kur bëhet fjalë për pjelljen, preferohet marrja për kampionaturë e një hojeje të tërë, ose i një pjese të saj,  e cila duhet të përbëjë të paktën ¼ e vetë hojes, duke zgjedhur pjesën më të dyshimtë, që të përmbajë sa më shumë larva e në të gjitha stadet e zhvillimit.
  • Bletët e rritura në fakt duhet të kampionohen në numër, rreth 50 për çdo zgjua, duke patur parasysh që kampioni te jetë i përbërë nga insekte të gjallë e të të gjitha moshave ( që nga bletët e fushës e deri te ato të shtëpisë) e në qoftë se është e mundur të meren për analizë dhe insekte të sëmurë ose të vdekur (pak kohë më parë).
  • Në  mënyrë të tillë që jo vetëm të hidhet dritë për prezencën e sëmundjes, por edhe të mundësohet përcaktimi i shkallës së infeksionit.

Kampionimet dhe transportimi e kampioneve në Laborator për diagnozën e sëmundjeve të bletës: 

NrAnaliza e kërkuar për;Kampioni
1Pestë amerikane 
(Paenibacillus larvae)
1 Hoje me pjellë të vulosur
2Pestë europiane
(Melissococcus pluton)
1 Hoje me pjellë të pa vulosur
3Nozematozë
(Nosema spp.)
30-60 individë bletë punëtore (të vjetra ose të vdekura përpara zgjojeve)
4

Varroatozë
(Varroa destructor)

 

  1. Mbeturina nga fundi i zgjojit
  2. Hoje me pjellë të vulosur (për bletë punëtore)
  3. 200-250 individë bletë punëtore
5Tropilaelaps spp.
  1. Mbeturina nga fundi i zgjojit
  2. Hoje me pjellë të vulosur (mundësishtë mashkullore)
  3. 200-250 individë larvash bletë punëtore të marra nga pjellë e pa vulosur
6Akarioze
(Acarapis woodi)
50-100 bletë punëtore
7Aetinozë
(Aethina tumida)
1-Kur vihet re dergohet Koleopteri  (vezë, larvë, pupë, i rritur)
2-Hoje të infestuara
Nr.Ambalazhi për transportimTemperatura e tranportit
1Në kuti kartoni të mbyllur në mënyrë të tillë që të mos ketë rrjedhjeTemperaturë Ambienti 
(transportimi kampionaturës për në Laborator të realizohet Brenda ditës)
2Në kuti kartoni të mbyllur në mënyrë të tillë që të mos ketë rrjedhjeTemperaturë Ambienti 
(transportimi kampionaturës për në Laborator   të realizohet Brenda ditës)
3Në kuti kartoni të mbyllur mirëTemperaturë ambienti
4
  1. Në qese ose enë plastike të tejdukshme dhe të mbyllur mire
  2. Në kuti kartoni
  3. Në enë plastike ose qelqi të mbyllur me tapë

 

Temperaturë ambienti

5
  1. Në qese ose enë plastike të tejdukshme dhe të mbyllur mire.
  2. Në kuti kartoni
  3. Në enë plastike ose qelqi të mbyllur me tapë
Temperaturë ambienti
6Në një enë të mbyllur me tapëTemperaturë ambienti (transportimi kampionaturës për në Laborator   të realizohet Brenda ditës)
7
  1. Në enë të mbyllur me tape
  2. Hoja në kuti kartoni
Temperaturë ambienti (transportimi kampionaturës për në Laborator   të realizohet Brenda ditës)

Data e publikimit: 05/07/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
katana

-katana

katana

-katana

katana

-katana


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TË USHQYERIT E BLETËVE NË PRANVERË

Të ushqyerit e bletëve është padyshim një nga operacionet më të rëndësishme të kryera në praktikat e bletarisë. Krahasuar me kafshët e tjera të kultivuara, bletarët kanë një avantazh të padiskutueshëm në atë që kolonitë nuk duhet të ushqehen rregullisht.

Lexo më shumë

CIKLI I ZHVILLIMIT TË TROPILAELAPS

Rriqnat  e rritura të Tropilaelaps spp. janë në gjendje të lëvizin shpejt nga bleta në bletë dhe brenda kosheres. Ato gjithashtu mund të lëvizin nga një familje bletësh në tjetrën, duke përfituar nga fenomenet e zhvendosjes ose plaçkitjes.

Lexo më shumë

TROPILAELAPS DHE DËMET QË AI SHKAKTON NË BLETARI

Tropilaelaps spp., dëmet që ai shkakton në bletari dhe përhapja gjeografike

Lexo më shumë

KALENDARI I PUNËVE NË BLETARI

Çfarë duhet të kenë parasysh bletarët në punën e tyre përgjatë vitit me bletët?

Lexo më shumë