Si përgatiten fidanat e specit dhe ku?




Si përgatiten fidanat e specit dhe ku?
Në Shqipëri bima e specit kultivohet vetëm nëpërmjet përgatitjes paraprake të fidanave. Ato përgatiten në ambjente të mbrojtura si:  Shtretër të nxehtëgjysëm të nxehtë, të ftohtë dhe në serra. Përgatitja e fidanit në serra është mënyra më e mirë dhe më e sigurtë. 

Kultivimi në kushtet e fushës së hapur
Për kushtet e Ultësirës Bregdetare të Shqipërisë, kultivimi i specit organizohet në tre drejtimë kryesore, që janë: 

  • Për prodhim të hershëm;
  • Për prodhim të mesëm;
  • Për prodhim të vonë.

Për prodhim të hershëm fara e specit duhet të mbillet në shtretër të nxehtë në periudhën 5-15 Janar dhe dalja e fidanave në fushë duhet të bëhet gjatë periudhës 10-25 Prill. Në këtë rast prodhimi duhet të fillojë në fillimin e dhjetë-ditorit të dytë të Qershorit dhe piku i prodhimit arrin deri në fundin e muajit Gusht.
Për prodhim të mesëm fara e specit duhet të mbillet në shtretër të nxehtë gjatë periudhës 10-28 Shkurt. Dalja e fidanit në fushë rekomandohet të filloi nga 25 Prilli dhe duhet të përfundojë brenda 10 Majit. Mbjellja në këtë periudhë, mund ta sjellë prodhimin nga fillimi i Korrikut i cili vazhdon deri në fillimin e ngricave të Vjeshtës.
Për prodhim të vonë (kryesisht për kultivarët që destinohen përpërpunim industrial ose konservim si frut i freskët), farat e tyre duhet të mbillen në shtretër ½ të ftohtë gjatë periudhës 20-30 Mars dhe në fushë duhet të mbillen rreth periudhës 10 – 20 Maj. Prodhimi zakonisht vjen nga mesi i muajit gusht dhe vazhdon deri në fillimin e ngricave të para të Vjeshtës.

Si bëhet përgatitja e tokës për mbjelljen e specit?
Është e domosdoshme që toka të punohet 2 herë. Plugimi i parë duhet të bëhet gjatë verës ose vjeshtës në thellësinë 35-40 cmPlugimi i dytë duhet të bëhet10-20 ditë para mbjelljes në fushë në thellësinë 18-20 cm. Para plugimittë dytë këshillohet të shpërndahen të gjithë sasitë e plehërave organikedhe pjesërisht ato kimike (kryesisht DAP, Fosforiket, Potasiket, etj,) me qëllim që atotë përmbysen në thellësinë e vendosjes së pjesës më të madhetë sistemit rrënjor të bimëve. Gjatë qëndrimit të plehërave në tokë deri sa sistemi rrënjor të arrijë shtresat e vendosjes së tyre, ato të jenë të dekompozuara dhe jenë gatipër tu asimiluar lehtësisht nga sistemi rrënjor i bimëve. Gjatë frezimeve/diskimeve të krijohet mundësia e përzierjes së tyre më të mirë me dheun. Me rëndësi gjatë mbjelljes së specit në fushë, janë:

  • Përcaktimi i drejtë i dendësisë së mbjelljes
  • Përcaktimi i drejtë i distancave të mbjelljes.
Skema e mbjelljes me brazda dhe ujitja për zënie

Për kultivarët me fruta të mëdhenj e të gjerë kurora e të cilëve është e madhe,dendësia këshillohet nga 35-45 mijë bimë për hektare, ose 3,5-4,5 b/m2. 
Për kultivarët me fruta të mëdhenj e të gjatë kurora e të cilëve është më e vogël se tipi i parë, dendësia këshillohet nga 55-75 mijë bimë për hektar,ose 5,5-8,5 b/m2. 
Për kultivarët me fruta të vegjël, distancat duhettë jenë më të vogla dhe numri i bimëve duhet të jetë  85-100 mijë bimë/ha ose 8,5-10 b/m2

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për shërbimet që kryhen gjatë kultivimit të specit 

Data e publikimit: 06/08/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ÇIKORES

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të çikores në fushë të hapur

Përse çikorja meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë

Përse duhet përdorur teknika e kapjes masive për kontrollin e tenjës së domates Tuta absoluta?

Treguesit për përdorimin e kurtheve me ujë për kapje masive të insekteve të rritur.

Lexo më shumë

Metodat e kontrollit të Tuta absoluta

Si duhet vepruar për vrojtimin e dëmtuesit?

Lexo më shumë