Njihuni me historinë e suksesit të fermerit Fetish Purova




ABA Online, një dritare informative për aktivitetin tim!

Udhëtojmë drejt zonës së Gorrës, në Kukës, për tu takuar me z. Fetish Purova. Vendosur në fshatin Orgjost, Fetishi u kthye në fshat pas studimeve universitare për të punuar dhe jetuar mes komunitetit të tij. Orgjosti është një fshat malor me minoritet bullgar, me emigracion të theksuar, por edhe me bujari dhe mikpritje si gjithë zona e Kuksit. 

Fetishi është mjek infermier me profesion, por ka pasion bujqësinë dhe i përkushtohet gjatë kohës së lirë. Vendimi i tij për tu kthyer dhe për ti shërbyer komunitetit si mjek infermier është po aq fisnik, sa dhe vetë puna e Fetishit. 

Pasioni për tu marrë me bujqësi filloi qysh në fëmijërinë e tij, teksa ndihmonte familjen me punët e arës. Sot, Fetishi ushtron një aktivitet të mirëfilltë bujqësor dhe blegtoral, si për të siguruar produkte organike për konsum vetjak ashtu edhe për tregtim. 

Falë bashkëpunimit me FED invest, mbështetjes me kreditim dhe këshillimit për investim nga oficeri i kredisë, Fetishi dëshiron të zhvillojë edhe më shumë aktivitetin e tij. Në tokat që zotëron kultivon patate të një varieteti italian, me shumë kërkesë në treg, si dhe thekër për bagëtinë. Për shkak të pandemisë, kufizimit të lëvizjeve të transportit, Fetishi tregon se kërkesa për patate ka rënë. Për të magazinuar pataten dhe për ti ruajtur freskinë, na tregon se përdor metodën tradicionale të groposjes në tokë. 

Fetishi gjithashtu mbarështon viça. “ABA Online më ndihmon në mbarështimin e gjedhit për konsum vetjak dhe tregtimin e mishit”, shprehet Fetishi. “ABA Online gjithashtu më informon për të rejat e fundit nga bujqesia dhe blegtoria në vend”. 

Një aktivitet tjetër bujqësor që Fetishi ushtron është dhe mbledhja e produkteve bio në mal, si kërpudhat, dredhëzat dhe dëllinja e egër. Këto produkte bio, me shumë kërkesa në treg nga konsumatori, Fetishi i tregton në Kosovë.

Falë bashkëpunimit korrekt me FED invest, Fetishi së fundmi përfitoi një subvencion të vogël në formën e inputeve bujqesore, si një ndihmë direkte për të zbutur sadopak imaktin e pandemisë globale në aktivitetin e tij bujqësor.

I urojmë z. Fetish shume suksese në punën e tij fisnike.

Data e publikimit: 19/05/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: