Pemët e mushmollës (Mespilus germanica), të njohura edhe si mushmolla të zakonshme, i përket familjes trëndafilore. Ndryshe nga emri i saj latin, ajo nuk e ka origjinën nga Evropa, por nga Azia Perëndimore dhe Kaukazi.
Mushmolla është një nga frutat që rritet në të gjitha zonat e Shqipërisë, por më tepër kultivohet në Jug. Mushmolla asnjëherë nuk është kultivuar masivisht në vendin tonë, por kërkesat për këtë fryt janë të larta.
Arsyeja pse kjo pemë duhet të kultivohet janë vlerat e saj shëndetësore.
Mushmolla përmban proteina, karbohidrate, tanin, pektinë, acide organike dhe është e pasur me vitamina C dhe vitaminat e grupit B. Gjithashtu, ajo është burim i mirë i kaliumit, kalciumit, hekurit dhe magnezit.
Arsye të tjera pse kjo pemë vlen të përhapet janë: kërkesa e lartë e tregut për këtë frut, pemët e mushmollës janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe shumë rrallë vuajnë nga dëmtuesit ose sëmundjet, pra kjo është një pemë që kërkon shumë pak mirëmbajtje duke e bërë atë një bimë që prodhon me kosto shumë të ulët dhe të ketë leverdi ekonomike.
Mushmolla e zakonshme është pemë tërheqëse dhe prodhon fruta shumë aromatike, të ngjashme me mollën, të cilat mund të përdoren të pa përpunuara ose të përpunuara.
KËRKESAT E MUSHMOLLËS PËR KLIMËN DHE TOKËN
Mushmolla e zakonshme është një pemë frutore rezistente dhe me pak mirëmbajtje, që mund të rritet si shkurre e madhe ose si pemë e vogël.
Si të mbillni pemën e mushmollës?
Si në gjithë pemët e tjera frutore paraprakisht bëhet sistemimi i tokës, plugimi dhe piketimi për mbjellje.
Mbjellja bëhet në vjeshtë ose dimër. Distancat e mbjelljes janë 3 x 3 ose 4 x 3 m në varësi të terrenit, kultivarit dhe shërbimeve agroteknike që do të zbatohen. Në rastet kur ajo mbillet anash parcelave, mbjellja realizohet në formë gardhi, në distancë 1 m bima nga bima. Në këto raste bima është shumë e mbrojtur nga era.
Cilat janë shërbimet agroteknike që i kryhen kësaj bime?
Mushmolla është një pemë frutore që kërkon pak mirëmbajtje dhe është jashtëzakonisht rezistente. Ajo do të rritet, prodhojë dhe do të jetojë për shumë dekada nëse rritet në vendin e duhur me kushtet e duhura të tokës.
Plehërimi dhe ujitja e mushmollës
Vitet e para të jetës, pas mbjelljes në vendin e përhershëm, mund të kërkojë ujitje të rregullta deri sa bima të fuqizohet.
Gjithashtu, vitet e para të jetës aplikoni një sasi të vogël plehrash rreth dy ose tre muaj pas mbjelljes për t'u mundësuar bimëve të reja të rriten shëndetshëm dhe fuqishme. Pemët më të vjetra, që kanë rrënjë të vendosura, zakonisht nuk kanë nevojë për plehra dhe gjithashtu nuk kanë më nevojë të ujiten rregullisht. Megjithatë, gjatë periudhave të gjata të thatësirës, ujitni mushmollën herë pas here.
Krasitja e bimëve të mushmollës
Zakonisht, me krasitje ndërhyhet 2 – 3 vitet e para për të krijuar trungun dhe kurorën e bimës, ku forma më e preferuar e kurorës është ajo kupore me 3 – 4 degë skeletore.
Pas krasitjes fillestare të pemës së mushmollës nuk është nevoja të kryhen krasitje të rregullta. Krasitni vetëm pak degët që varen shumë, të thyera ose dëmtime tjera. Mushmollat mund të jenë të shartuara mbi ftua ose murriz dhe ka raste që nga nënshartesa dalin degë (filiza) dhe në këto raste këto filiza duhet të hiqen.
Pemët e reja të mushmollës japin frute shumë shpejt. Për të shmangur dëmtimin e zhvillimit të bimës së re, e cila kërkon shumë energji, rekomandojmë heqjen e frutave në vitet të para të rritjes së saj.
Varietetet më të njohura të mushmollës
Përveç formës së egër të Mespilus germanica, ekzistojnë një numër varietetesh të kultivuara që ndryshojnë në rritje dhe madhësi të frutave.
Vjelja e mushmollës
Përveç vitaminës C dhe lëndëve të tjera ushqyese, frutat e mushmollës përmbajnë shumë tanin, të cilat shkaktojnë shijen e tyre të hidhur kur janë të papjekura. Ngrica e parë në fund të vjeshtës i bën mushmollat të buta dhe të ëmbla dhe gati për vjelje.
Vjelja kryhet në kushte të thata kur kërcelli (bishti i frytit) shkëputet lehtësisht nga pema. Shenjë e vjeljes është edhe rënia e gjetheve nga pema.
Para se të hani ose gatuani frutat e mushmollës, ato duhet të “shkrihen”, “zbuten” ose të lihen të piqen në magazinë, për t’i bërë të buta dhe të ëmbla. Në magazinë frutat e mushmollës lihen të shtrira me bishtat lart dhe jo në kontakt me njëra tjetrën. Pas dy ose tre javësh, ato do të bëhen të buta, kafe më të errët dhe pak të rrudhosura. Kontrolloni ato rregullisht dhe përdoreni sapo të jenë të lëngshme, të ëmbla dhe aromatike - tuli duhet të ketë konsistencën dhe shijen e salcës së errët të mollës, me nuanca hurmash ose kajsish.
Gjatë shkrirjes, amidoni shndërrohet në sheqerna dhe acidet dhe taninat zvogëlohen - dhe ndërsa kjo përmirëson shijen, ajo gjithashtu i bën frutat të duken në mënyrë të çuditshme kafe dhe të kalbura. Por ky proces nuk është kalbje, por piqet - frutat bëhen të ëmbla, të lëngshme dhe aromatike. Ato mund të përdoren në ëmbëlsira ose edhe të hahen të pa gatuara.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Disa nga shërbimet kryesore janë punimi i tokë, ujitja, plehërimi, krasitja, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.
Lexo më shumëNdër shërbimet kryesore, tek kjo pemë, mund të përmendim:
Lexo më shumëPërse është i rëndësishëm kontrolli i kësaj sëmundje që shkakton dëme të konsiderueshme?
Lexo më shumëPërse duhet kontrolluar kanceri bacterial në kulturën e ullirit?
Lexo më shumë