Pjekja tek kjo bimë nuk është e njëhershme. Prandaj, vjelja bëhet në vazhdimësi e që zgjat 1 deri disa muaj. Vjelja e frutave të mjedrës fillon në kohën kur frutat marrin ngjyrën e lëkurës që është veçori e kultivarit të caktuar dhe kur fruti lehtë shkëputen nga bishti i lules. Gjatë vjeljes duhet pasur kujdes që frutat e këtyre pemëve mos të ndrydhen, ndërsa mblidhen pa kurorën e lules dhe pa bishtin e tyre (si në figurë). Vjelja, zakonisht, bëhet çdo të dy ditë, herët në mëngjes ose vonë pasdite.
Në varësi me rajonin e kultivimit, pjekja fillon nga gjysma e muajit qershor e deri në gjysmën e muajt korrik për kultivarët Willamette dhe Meeker, kurse për kultivarin Polka duke filluar nga mesi i muajit korrik e deri në fund të muajit nëntor. Rendimenti për varietetet sillet nga 10-15 ton/ha.
Frutat e vjelë, në temperaturë të lartë të ajrit ose gjatë motit me shi, për shkak të proceseve të pa dëshiruara kimike, prishen shumë shpejt dhe humbin vlerën përdoruese. Prandaj frutat e vjelë në orët e hershme të mëngjesit duhet të shpërndahen brenda ditës, kurse ato të velura në orët e vona të mbas ditës shpërndahen ditën e nesërme.
Frutat e mjedrës që shkojnë në treg ndahen në këto kategori:
Frutat e mjedrës gjatë vjeljes paketohen në ambalazh i cili nuk duhet të jetë i rëndë, as e kushtueshme, por që është e përshtatshme për manipulim. Llojet e ambalazhit varen nga përdorimi përfundimtar i frutave të vjel.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilësia e prodhimit varet kryesisht nga kushtet e tharjes. Në asnjë rast tharja nuk mund të bëhet në dritë të madhe apo në diell.
Lexo më shumëKur është koha e korrjes së rozmarinës?
Lexo më shumëÇfarë duhet të bëni me farat e lulediellit pas korrjes?
Lexo më shumëVjelja bëhet me dorë ose me makineri korrëse e cila e realizon prerjen e bimës në mënyrë që të mos komprometojë cilësinë e saj. Në përgjithësi, vjelja kryhet në lartësinë 5-8 cm mbi sipërfaqen e tokës.
Lexo më shumë