Gjedhët kryejnë një aktivitet normal kur temperaturat e ambjentit variojnë nga 0°C deri në 25°C, ndërsa kur temperaturat fillojnë të ngrihen mbi 26°C, ndikimi i tyre shfaqet në uljen e oreksit dhe aftësisë përthithëse të ushqimeve, në rënien e prodhimit të qumështit, në uljen e shkallës së fertilitetit, mungesën e rehatisë së përgjithëshme, etj. Por, cilat janë disa nga shenjat më tipike që shfaqen në tufat e gjedhit si rezultat i ndikimit të temperaturave të larta? Së pari duhet theksuar se temperaturat e larta, pra mbi 25°C ndikojnë në jetën e të gjithë kategorive të gjedhit, pra si në viça, mëshqerra dhe lopë, po ashtu ato ndikojnë pa dallim në të gjithë rracat sado rezistente qofshin ato, përfshirë rracat për qumësht ashtu edhe ato për mish e për qëllime të dyfishta. Nën ndikimin e temperaturave të larta lopët:
1. Shpeshtojnë shkallën e frymëmarrjes. Në kushtet e temperaturave normale, lopët e shëndetëshme kanë një normë
që varion nga 26 deri në 50 frymëmarrje për minutë. Ndërsa në kushtet e rritjes së temperaturave, nën stresin e nxehtësisë, ritmi i frymëmarrjes së një lope rritet ndjeshëm pasi ajo përpiqet që nëpërmjet frymëmarrjes të shpërndajë nxehtësinë e trupit. Shenja e stresit nga i nxehti, shfaqet atëherë kur ritmi i frymëmarrjes i tejkalon 60 frymëmarrje në minutë. Me qëllim që të gjykoni mbi shkallën e ndikimit të të nxehtit, ju rekomandojmë të mbani parasysh ritmet e frymëmarrjes si më poshtë:
Frymëmarrja konsiderohet normale: kur lopët kryejnë më pak se 60 frymëmarrje në minutë. Zona e kafazit të kraharorit lëviz pa sforcime.
Frymëmarrja ndikohet lehtësisht nga i nxehti: lopët kryejnë 60-99 frymëmarrje në minutë. Në këto kushte lopët qëndrojnë më gjatë mbi gjymtyrë me qëllim që të ekspozojnë një sipërfaqe më të madhe lëkure në korrentet ajrore, ndërkohë që shfaqin një rrjedhje të lehtë të pështymës.
Frymëmarrja ndikohet në mënyrë të moderuar nga i nxehti: lopët kryejnë 100 – 119 frymëmarrje në minutë. Frymëmarrja përshpejtohet. Shihet një lëvizje e dallueshme e barkut ose lëkundje e ijeve, si dhe pështymë e shtuar ose shkumë nga goja.
Frymëmarrja ndikohet rëndë nga i nxehti: lopët kryejnë 120 – mbi 140 frymëmarrje në minutë. Gjendja e tyre bëhet kritike; praktikojnë frymëmarrje të thellë me gojë të hapur, qafë të zgjatur dhe duke mbajtur gjuhën jashtë.
Frymëmarrja ndikohet ekstremisht nga i nxehti (pothuajse pranë vdekjes). Frymëmarrja bëhet shumë e vështirë me shtytje të forta në zonën e brinjëve. Kjo fazë nëse është pa kthim, shoqërohet me rënie të shkallës së frymëmarrjes, lodhje të muskujve të frymëmarrjes së lopës dhe rënie të trupit mbi sipërfaqen e vend qëndrimit.
Si mund të përllogarisni shkallën e frymëmarrjes tek lopët?
Frymëmarrjen e lopëve mund ta vlerësoni duke vëzhguar shkallën e lëvizjes së trekëndëshit që ndodhet ndërmjet brinjës së fundit dhe kockës së legenit. Pra, vlerësimi i frymëmarrjes bëhet me vëzhgim dhe jo me prekje, pasi kjo do ta shqetësonte lopën dhe do të shtonte ritmin e frymëmarrjes në mënyrë artificiale.
Përllogarisni mbi bazën e formulës: 600 pjestuar me numërin e sekondave që u deshën për të realizuar 10 cikle frymëmarrje. Për shembull. Nëse lopa ka kryer 10 cikle frymëmarrje për 6.5 sekonda, atëherë formula do të jetë: 600 pjestuar për 6.5 e barabartë me 92 frymëmarrje për minutë. Kjo do të thotë që lopa po kryen një frymëmarrje që ndikohet lehtësisht nga i nxehti.
Metodë alternative. Ju mund të numëroni se sa zgjerime të ijeve kryen lopa në 15 sekonda dhe këtë mund ta shumëzoni me 4 për të përcaktuar numërin e frymëmarrjeve në minutë. Për shembull. Nëse lopa kryen 25 zgjerime të ijeve gjatë frymëmarrjes për 15 sekonda, atëherë ajo kryen 25 shumëzuar për 4, ose 100 frymëmarrje në minutë që do të thotë bën një frymëmarrje që ndikohet në mënyrë të moderuar nga i nxehti.
2. Ngadalësojnë ecjen.
Në përgjigje të temperaturave të larta, lopët ngadalësojnë lëvizjet e tyre deri në masën 40% krahasuar me rutinën në kushte normale. Lëvizja e muskujve gjeneron menjëherë nxehtësi të brendshme metabolike, ndaj lopët lëvizin më ngadalë për të parandaluar rritjen e mëtejshme të temperaturës. Gjithashtu nën ndikimin e temperaturave të larta, ndryshime pëson edhe rrjedha e gjakut. Për t'u ftohur, lopa e drejton qarkullimin e gjakut larg organeve të brendshme dhe muskujve, duke e çuar atë drejt lëkurës për të shpërndarë nxehtësinë. Ndaj, duke qënë se muskujt e saj skeletorë marrin më pak gjak të oksigjenuar dhe energji, ajo përjeton ngadalësinë e thellë fizike. Nga nxehtësia, lopët e stresuara refuzojnë të shtrihen. Shtrirja përtokë bllokon nxehtësinë dhe pengon kapjen e rrymave të freskëta të ajrit nga lëkura e lopës. Meqenëse ato qëndrojnë në këmbë për orë ose ditë të tëra për të siguruar ajrin e freskët rreth trupit të tyre, thundrat e tyre lodhen, dëmtohen dhe dhembin. Kjo dhimbje fizike sjell ngadalësim në ecje. Nëse lopët duhet të përshkojnë distanca të gjata në kërkim të ujit, ato dobësohen dhe bëhen të plogështa. Ndaj, në kërkim të ujit, nëse ju duhet të ecin në distanca të gjata, ato shpesh ndalojnë gjatë rrugës ose shtegut për të pushuar.
3. Pijnë më shumë ujë
Gjatë motit të nxehtë, uji është faktori kryesor për mbrojtjen e një lope nga goditja e të nxehtit. Kjo pasi lopa përdor lëngjet për të djersitur, për të marrë frymë dhe për të ftohur pjesën e brendshme të trupit të saj. Mbani parasysh, për çdo rritje të temperaturës së ambjentit me 1°C, marrja ditore e ujit nga një lopë duhet të rritet me 1.2 litra. Nën stres ekstrem nga temperaturat e larta, nevoja totale për ujë mund të dyfishohet ose edhe të trefishohet krahasuar me një ditë me temperatura normale.
Konsideroni se:
4. Konsumojnë më pak ushqim
Arësyeja kryesore përse lopët konsumojnë më pak ushqim në mot të nxehtë është e lidhur me tendencën për të ulur prodhimin e nxehtësisë së brendëshme që shkaktohet nga tretja e ushqimit. Gjatë përpunimit të ushqimit trupi i lopës sillet si një furrë Brenda organizmit. Ndaj, për të ulur këtë temperaturë të brendëshme, lopa në mënyrë instiktive pakëson të ngrënët.
Ndaj, për të mundësuar humbjen e ndjeshme të peshës si dhe rënien e prodhimit të qumështit, ju rekomandojmë:
5. Prodhojnë më pak qumësht
Natyrisht një nga arësyet e rënies së prodhimit të qumështit është ulja e sasisë së ushqimit që ato marrin gjatë periudhave me temperatura të larta, duke sjellë rreth 30-50% të uljes së sasisë së qumështit të prodhuar. Por, rënia e sasisë së qumështit të prodhuar varet edhe nga faktorë të tjerë sikurse:
Por, si përllogaritet ITL? Ky indeks përllogaritet duke u bazuar në temperaturën e ambjentit dhe lagështinë relative, gjë që na mundëson të përcaktojmë se sa e ndien nxehtësinë vetë lopa, jo thjeshtë se sa është temperatura apo lagështia e ambjentit. Rritja e indeksit mbi kufijtë e normales (pram bi 68), sjell rënie të marrjes së ushqimit, rënie të prodhimit të qumështit, rënie të fertilitetit dhe gjendjes shëndetësore në përgjithësi. Për llogaritjen e ITL formula më e përdorëshme është:
ITL = (1.8×T+32)−(0.55−0.0055×LR)×(1.8×T−26)
ku:
T është temperatura e ajrit në °C
LR është lagështia relative në %
Shembull: Nëse temperatura e ajrit është 28°C dhe lagështia relative është 45%, atëherë ITL është:
ITL = (1.8 x 28 + 32) – (0.55 – 0.0055 x 45) x (1.8 x 28 – 26)
1.8×28+32=82.4
0.55−0.0055×45=0.3025
1.8×28−26=24.4
0.3025×24.4=7.381
Ndaj, ITL is: 82.4−7.381=75.01
Ndryshimi i defiçitit të energjisë
Në kushtet e temperaturave të larta, edhe kur lopa arrin të marrë një sasi ushqimi, energjia që ajo përfiton nga ushqimi ndryshon tërësisht drejtim. Kështu lopa adreson energjinë e saj drejt rrahjeve të shpeshtuara të zemrës, qëndrimit mbi gjymtyrë, përpjekjeve për të siguruar një rrymë të freskët ajrore, etj. Në këto kushte priorirteti i saj është mbijetesa, duke sjellë që burimet e energjisë të ndryshojnë drejtim nga gjendrrat e qumështit drejt mekanizmave të brendshëm që sjellin uljen e temperaturës. Duke qënë se lëvizja e gjakut shkon drejt lëkurës për ftohje, enët e gjakut në muret e zorrëve shfaqin mungesa oksigjeni dhe lëndësh ushqyese. Në pak ditë lidhjet e ngushta të murit të zorrëve dobësohen duke shkaktuar rrjedhje. Bakteriet e dëmshme rrjedhin nga stomaku në drejtim të venave të gjakut. Kjo shkakton një përgjigje imunitare masive dhe komplekse. Sistemi imunitar ka nevojë për sasi të mëdha glukoze (sheqeri) për të luftuar këtë rrjedhje të brendshme. Ndërkohë, për të prodhuar qumësht, gjendrrat e qumështit të lopës kanë nevojë për një sasi të konsiderueshme glukoze për të sintetizuar laktozën ose sheqerin e qumështit nga përcaktohet dhe volumi total i qumështit të prodhuar. Kështu që trupi “vjedh” glukozën që duhej të përdorej nga gjiri duke e përdorur për qelizat imunitare. Kjo sjell për pasojë uljen e prodhimit të qumështit. Por jo vetëm sasisa e qumështit pëson rënie, edhe elementët e tij cilësorë gjithashtu shfaqin ndryshime. Kështu, në kushtet e temperaturave të larta shkaktohet rënie e përqindjes së yndyrës në qumësht, kjo nga ulja e marrjes së sasive të forgjereve si dhe çrregullimet në rumen që sjellin uljen e acideve yndyrore për pasojë uljen e përqindjes së yndyrës. Njëkohësisht niveli i proteinës pëson rënie kjo si rezultat i stresit të përgjithshëm që sjell uljen e kazeinës dhe proteinës. Duke qënë se kemi një tronditje të sistemit imunitar, në kushtet e temperaturave të larta lopët bëhen më të prekshme nga mastiti gjë e cila shoqërohet me rritje të nivelit të qelizave somatike, prishje të cilësisë së qumështit dhe penalitete në grumbullimin dhe çmimin e qumështit.
Kujdes! Ofroni ambjente të hijezuara. Në rastin kur mungon hijezimi natyral (si p.sh. pemët), krijoni zona të hijezuara me qëllim mbrojtjen e kafshëve nga rrezatimi direkt diellor. Ventilimi me ventilatorë është shumë i rëndësishëm. Siguroni një qarkullim sa më të mirë të ajrit. Në stallat e ajrosura në mënyrë natyrale, largoni çdo objekt që pengon lëvizjen e erës. Instaloni ventilatorë veçanëisht në zonën e ngrënies dhe atë të qetësisë. Siguroni freskimin me spërkatës uji. Mos përdorni spërkatje në formë mjegulle, pasi kjo rrit lagështinë ajrore, por spërkatje në formë shiu.
Ulni densitetin e tufës. Mbani një numër sa më minimal të kafshëve në zonat e tyre përkatëse. Krijojini atyre hapsirën e mjaftueshme për tu shtrirë dhe për të shpërndarë nxehtësinë
Kryeni kontrollin e insekteve, pasi ato bëhen transmetues të sëmundjeve!
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Mëso më shumë rreth shenjave të stresit tek viçat e vegjël
Lexo më shumë
Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.
Lexo më shumë
Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?
Lexo më shumë
Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.
Lexo më shumë