VJELJA E LULEVE TË CIANIT




Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore. Vjelja e kaptinave lulore bëhet me dorë. Vjelja bëhet 2 – 3 herë në javë përgjatë 10 javësh sa zgjat edhe lulëzimi i cianit. Rekomandohet që vjelja të bëhet në mbrëmje me qëllim që lulet të jenë sa më të pasura me vaj eterik. 

Rendimenti është 30–40 kg kaptina lulesh për 100 m2 ose 10-14 kg petale të pastra për 100 m2. Petalet ndahen nga shtrati i lules me sita me kuadrate nga 5-6 mm (nga kjo dalin 40-50% petale të pastra). Ndarja e petaleve bëhet vetëm në qendra grumbulluese, sepse ato janë të pajisura me linja përpunuese, ku kapaciteti i ndarjes është shumë i madhe dhe lehtëson punën e prodhuesit. 

Tharja dhe ruajtja e produktit 

Tharja e luleve të vjela të cianit duhet të jetë e shpejtë me qëllim ruajtjen e karakteristikave, vlerave dhe ngjyrës së tyre. Tharja mund të bëhet në ambiente të hapura, të ajrosura me rrymë ajri dhe të hijezuara, në serra të mbuluara me plastmas të zi, të improvizuara për tharje të bimëve, të pajisura me rafte si dhe me terse komerciale. Përdorimi i këtyre metodave të tharjes bëhet në varësi nga vëllimi i luleve që duhet tharë, pra nga sipërfaqja kultivuese. 

Me qëllim që lulet të ruajnë ngjyrën e tyre, temperatura e tharjes mund të arrijë 60 – 70°C (është e mundur edhe tharja nën rrezatimin direkt të diellit), të paktën në fazat fillestare për të zbritur më pas në 40°C. 

Produkti i thatë nuk duhet të përmbajë më shumë se 10% lagështi. Masa e tharë është shumë higroskopike (thith lagështinë ajrore), prandaj duhet të ambalazhohet menjëherë pas tharjes në thasë plastikë ose thasë letre dhe vendosja në shtresa. Produkti i ambalazhuar duhet të ruhet në ambiente të veçanta të thata dhe të errëta, me qëllim ruajtjen e cilësisë së realizuar gjatë prodhimit dhe pas vjeljes.

Data e publikimit: 24/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE THARJA E AGULIÇES

Cilësia e prodhimit varet kryesisht nga kushtet e tharjes. Në asnjë rast tharja nuk mund të bëhet në dritë të madhe apo në diell.

Lexo më shumë

VJELJA DHE TRAJTIMI PAS VJELJES I ROZMARINËS

Kur është koha e korrjes së rozmarinës?

Lexo më shumë

KORRJA DHE SHIRJA E LULEDIELLIT

Çfarë duhet të bëni me farat e lulediellit pas korrjes?

Lexo më shumë

VJELJA/KORRJA E TRUMZËS

Vjelja bëhet me dorë ose me makineri korrëse e cila e realizon prerjen e bimës në mënyrë që të mos komprometojë cilësinë e saj. Në përgjithësi, vjelja kryhet në lartësinë 5-8 cm mbi sipërfaqen e tokës.

Lexo më shumë