Aflatoxina është substancë kancerogjene, emri i së cilës vjen nga njëri prej myqeve që e shkaktojnë atë. Prek të gjithë kategoritë e kafshëve të fermës.
Mjedisi ku ajo zhvillohet përfshin tokën, bimësinë e kalbur, barin, drithërat elb, grurë, tersherë, misrin, ushqimet e ruajtura apo të magazinuara keq si misri, gruri, sorgumi, fara pambukut, meli, fara susamit, fara lulediellit, arrorët si kikirikë, fistik, etj.
Prekja nga Aflatoxina ndodh në parcela para dhe gjatë procesit të vjeljes dhe atij të korrjes; ndodh në silazh, në magazinë, pra përgjithësisht përgjatë të gjithë zinxhirit të vlerës.
Aflatoxina është një nga problemet e mëdha që haset sot në fermat blegtorale në mbarë botën. Vlerësohet se 25% e prodhimit bujqësor në botë preket nga aflatoxina, gjë e cila sjell humbje të konsiderueshme ekonomike. Humbjet e shkaktuara nga Aflatoxina janë të shumëfishta duke përfshirë këtu humbjet që shkaktohen në prodhimet bujqësore përmes uljes së prodhimit. Kontaminimi i ushqimeve blegtorale me aflatoksinë sjell ulje të prodhimit si rezultat i problemeve shëndetësore të shkaktuara tek kafshët; kontaminimi i ushqimeve për kafshët si dhe problemet shëndetësore të kafshëve për pasojë shkaktojnë probleme shëndetësore tek konsumatorët.

PROCESI I TRANSMETIMIT OSE “MBARTJA” E AFLATOXINËS
Konsumi i ushqimeve të kontaminuara në sasi të mëdha, ose konsumi në sasi të vogla por për një periudhë të gjatë shkaktojnë probleme tek gjedhi ku shfaqen shenja të dukshme, veçanërisht në viça, në gjedhin e qumështit dhe atë të mishit, shenja të cilat janë më të theksuara tek kafshët e reja krahasuar me ato të rriturat.
Nëse ushqimi për kafshë përmban mykotoksina (aflatoxina), ato kalojnë në ushqimin për konsum nga njerëzit (procesi njihet si Carry over ose Mbartje)
Por cilat janë kushtet që favorizojnë zhvillimin e Aflatoksinës?

Cilat janë disa nga shenjat më tipike të efektit të Aflatoxinës?
Gjedhi nën ndikimin e Aflatoxinës shfaq shenja që përgjithësisht përfshijnë mungesë oreksi, refuzimin e marrjes së ushqimit, ulje të prodhimit të qumështit, përgjumje, mungesë të lëvizjeve të koordinuara të muskujve, uljen e dinamikës së rritjes, ulje të efiçencës së ushqimit, gjendje apatie, humbje e peshës, ashpërsim i qimes, diarre a lehtë. Gjithashtu, simptoma të ndikimit të Aflatoxinës janë anemia, mavijosjet dhe hemorragjitë nën lëkurë.
Aflatoxina mund të shkaktojë gjithashtu probleme me riprodhimin sikurse janë ciklet e çrregullta (shumë të shkurtëra ose shumë të gjata) si dhe rritje e nivelit të dështimeve. Simptomat përfshijnë dobësim të sistemit imunitar, rritje të potencialit për prekje nga sëmundje të tjera, etj.
Kafshët nën stresin e kushteve të mjedisit si dhe ato nën stresin e prodhimit shfaqin simptoma më të dukshme.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me Parandalimin e Aflatoxinës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.
Lexo më shumë
Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?
Lexo më shumë
Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.
Lexo më shumë
Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?
Lexo më shumë