Përse ju inkurajojmë të zhvilloni biznesin e mbarështimit të dhive?
Krahasuar me kategoritë e tjera të kafshëve të prodhimit, mbarështimi i dhive shfaq disa avantazhe:
Tre nga faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë mbi fitimin e një ferme që mbarështon dhi, janë kostot e të ushqyerit, numri i pasardhësve dhe çmimet e tregut për produktet e fermës. Natyrisht, ju si fermerë mund të keni kontroll mbi kostot e të ushqyerit duke rritur përdorimin e kullotave dhe efiçencën e të ushqyerit në kullota, prodhimin e koncentratës dhe barit të thatë në fermë me një kosto sa më të ulët, duke blerë ushqimet jashtë fermës në momentin kur ato ofrohen me çmimin më të favorshëm, duke ulur mbetjet nga mos konsumi apo prishja e ushqimeve, si dhe duke krijuar racionet e duhura ushqimore.
Kostoja e dytë që konsiderohet më e larta në një fermë që mbarështon dhi është ajo e përkujdesit veterinar. Për uljen e kostove të tilla, ju si fermerë duhet të merrni njohuri dhe të fitoni eksperiencë për të përballuar vetë disa nga shërbimet veterinare siç janë vaksinimet, dehelmetizimet, përkujdesjen për thundrat, injeksionet, heqjen e brirëve, etj. Në këto kushte ju rekomandojmë të krijoni një ambient të posaçëm në fermë ku mund të ruani medikamentet dhe paisjet që lehtësisht mund të përdoren nga ju.
Mbani parasysh se disa nga sëmundjet janë më lehtësisht të parandalueshme. Kështu, kujdesi për kullotat ju krijon mundësi të mbani nën kontroll parazitët e brendshëm, duke mundësuar që të mos shpenzoni në luftimin e tyre.
Kostot e fuqisë punëtore janë një faktor tjetër që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe që ndikon në shpenzimet e fermës. Këtu duhet të përfshini si punën e paguar ashtu edhe të përllogarisni kontributin e pa paguar tuajin apo të familjarëve tuaj.
Mbani parasysh, se në fitimin e fermës suaj një ndikim të konsiderueshëm ka numri i pasardhësve të lindur në fermë si dhe arritja e shkurtimit të intervalit të pjelljes në më pak se 12 muaj për të rritur kështu efiçencën e riprodhimit. Në këtë rast përmes analizës ekonomike ju mund të përcaktoni nëse të ardhurat që duhet të krijoni nga shtimi i numrit të pasardhësve tejkalojnë shpenzimet në ushqim, shërbim veterinar dhe fuqi punëtore për numrin e shtuar të pasardhësve.
Shitja e qumështit krijon një mundësi të mirë për gjenerimin e të ardhurave, por veçanërisht përpunimi i tij në djathë rrit potencialin për rritjen e mëtejshme të fitimit.
Për të kryer analizën financiare të një ferme që mbarështon dhi, duhet të mbani parasysh se:
Gjithashtu, mbani parasysh disa rregulla të përgjithshme si:
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Një zgjedhje e zgjuar për blegtorinë – mësoni si ta kultivoni dhe përfitoni maksimalisht prej saj.
Lexo më shumë
Zbulo vlerat mjekësore dhe potencialin ekonomik të Aguliçes (Primula veris L)
Lexo më shumë
Mësoni rreth variateteve autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës
Lexo më shumë
Një kulturë foragjere më pak e njohur por e vlefshme
Lexo më shumë