Si të luftoni kuskutën në parcelat e farës së tërfilit aleksandrin?




Në gjininë e kuskutës bëjnë pjesë mbi 201 specie bimësh parazitare me ngjyra të verdhë, portokalli ose të kuqe (rrallë jeshile). Janë bimë pa gjethe dhe pa klorofil prandaj janë tërësisht të varura nga bima pritëse për ushqim. Pra, kuskuta është bimë parazitare e cila rritet e zhvillohet në kurriz të shumë bimëve, por që preferon shumë jonxhën dhe tërfilin. Duke u ushqyer në kurriz të tyre ajo e varfëron bimën duke çuar deri në zhdukjen e tyre. Por, njëkohësisht ajo mund të bëhet shkak i infeksionit të bimëve nga sëmundjet virusale, duke i përhapur ato nga një bimë në tjetrën.

Fara e kuskutës mbin dhe zhvillohet pas muajit maj dhe farat e saj piqen njëherësh me farën e tërfilit. Madhësia dhe forma e farës është pothuajse e njëjtë me të tërfilit, prandaj veçimi i saj është shumë i vështirë. Përveç kësaj farat e rëna në tokë janë burim infeksioni edhe për vitet e ardhshëm, sepse farat e saj mund të qëndrojnë në tokë për 5 -10 vjet, ndonjëherë edhe më gjatë.

Kjo është arsye pse parcelave të farës duhet kushtuar kujdes i veçantë në kontrollin dhe pastrimin nga kuskuta. 
Në rastet kur vihen re vatra të infeksionit me kuskutë masat duhet të jenë shumë të rrepta.

  • Kur infeksioni është shumë i lartë parcela nuk duhet lënë për farë, por të konsumohet për masë foragjere.
  • Kur infeksioni është i ulët në vatra sporadike, atëherë merren masa për eliminimin e tyre. Luftimi i kuskutës, në fushë, mund të realizohet në dy mënyra:
    *Nëpërmjet luftës mekanike: në këtë rast me punëtorë të kujdesshëm bëhet prerja e vatrave me kosë. Preja bëhet sa më e rrafshët dhe deri një metër larg nga perimetri i vatrës së kuskutës. Masa e korrur grumbullohet, nxirret e asgjësohet (groposet) jashtë parcelave të farës;
    *Nëpërmjet luftës kimike: në këtë vatrat e infeksionit trajtohen me herbicide me veprim total me dozën 4 – 5 litra/ha. Edhe në këtë rast trajtimi duhet të bëhet deri një metër larg nga perimetri i infeksionit.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Korrja dhe shirja e farës së tërfilit aleksandrin

Data e publikimit: 11/11/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Na czym polega upadłość konsumencka bez majątku? Hello! Do you know if they make any plugins to protect against hackers? I'm kinda paranoid about losing everything I've worked hard on. Any tips? Czy podczas upadłość konsumencką wstrzymuje egzekucję komorniczą?

-Hollis


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KALESË

Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË DUHANIT

Mëso më shumë rreth kultivimit të duhanit

Lexo më shumë