Avantazhet e domates së shartuar




Shartimi i domates është një teknikë, me origjinë nga vendet e lindjes së largët. Në ditët e sotme, kjo teknikë përdoret masivisht në Europë, Azi dhe Amerikë, ku sipërfaqja e mbjellë me këto bimë është më e lartë se me bimët e pashartuara. Në vitet e fundit, edhe fermerët shqiptarë kanë filluar ta përdorin këtë teknikë. 

Arsyet kryesore përse buhet bërë shartimi i domates janë:

  • Bimë më rezistente ndaj infeksioneve të tokës dhe sëmundjeve të tjera;
    Duke pasur parasysh që tokat nga viti-në-vit, sa vijnë dhe infektohen më shumë, sidomos nga sëmundje si Fuzarioza dhe Nematoda, është vërtetuar që luftimi i tyre me preparate kimik është i pamundur, alternativa e vetme ngelet përdorimi i nënshartesës. Nënshartesa, duke patur një sistem rrënjor shumë të fuqishëm, arrin ti mbijetojë dëmtuesve si nematodat dhe fuzariozat. Gjithashtu, duke qënë se bima është më e fuqishme, ajo i reziston më mirë edhe infeksioneve të tjera si baktereve, kërpudhave dhe viruseve të ndryshme.
  • Prodhimtari dhe cilësisi më e lartë e frutit; 
    Nënshartesa arrin ta ushqejë në mënyrë efikase bimën duke sjellë një bimë të balancuar dhe të shëndetshme. Në këtë mënyrë arrihet një rendiment më  i lartë dhe cilësi më e mirë e frutit.
  • Bimë më e fuqishme e cila mundëson zgjatjen e ciklit prodhues;
    Nënshartesa, me karakteristikat e lartpërmendura, i jep mundësinë fermerit të zgjasë ciklin prodhues të një bime. Në vendin tonë një bimë kultivohet mesatarisht 5-6 kate, por me nënshartesë mund të shkojë deri në 15-20 kate.
  • Rezistencë ndaj streseve që shkakton temperatura dhe lagështia esktreme;
    Duke qënë se fermeret synojnë ta mbjellin fidanin në muajt dhjetor-janar, të cilët karakterizohen nga temperature shumë të ulta, nënshartesa siguron tolerancë më të lartë se fidani standart ndaj këtyre faktorëve. Nënshartesa po ashtu i sjell bimës një tolerancë më të lartë ndaj thatësirës dhe lagështirës së tepërt.
  • Mundësi kultivimi me EC të lartë duke bërë të mundur përmisimin e shijes.
    Kërkesat e tregut sa vijnë dhe po rriten, ku përvec uniformitetit dhe ngjyrës së domates, një kriter shumë i rëndësishëm është edhe shija e saj. Nënshartesa i jep mundësinë fermerit që të kultivojë duke përdorur kripëzim më të lartë në ujë, gjë e cila rrit shijen e domates.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi teknikat e shartimit të domates. 

Data e publikimit: 28/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET AUTOKTONE TË DOMATES

Jeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?

Lexo më shumë

Ndikimi i bujqësisë urbane në benefitet sociale

Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?

Lexo më shumë

NJOLLAT BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS (Pseudomonas Syringae pv tomato)

Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj

Lexo më shumë

VIRUSI TSWV NË PERIMET E SERËS

Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.

Lexo më shumë