PROCESI I VLERËSIMIT TË KONDICIONIT TRUPOR




                                                                              REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Kondicioni Trupor vlerësuar me pikë 1. Për këtë kondicion trupor duhet që: 

  • Kurrizi të jetë i dallueshëm
  • Kockat e gëngallës dhe shpatullës të dallueshme
  • Brinjët qartësisht të dukshme
  • Zona e kokës së bishtit e zhytur
  • Konfiguracioni i skeletit i dallueshëm

Lopa në këtë rast është shumë e dobët fizikisht me të gjitha brinjët dhe strukturën kockore lehtësisht të dukshme. Lopët në kushte të tilla janë shumë të rralla dhe kjo ndodh vetëm në rastet e prekjes nga sëmundje të rënda dhe parazitizmi.

 

Kondicioni Trupor vlerësuar me pikë 2. Për këtë kondicion trupor duhet që:

  • Kurrizi të jetë i dallueshëm
  • Kockat e gëngallës dhe shpatullës të dallueshme
  • Brinjët jo qartësisht të dukshme
  • Zona e kokës së bishtit lehtësisht e zhytur
  • Konfiguracioni i trupit kockor
  • Lopa shfaqet lehtësisht e hollë, me brinjë të dukshme dhe me shtyllën kurrizore të dallueshme. Indi muskulor është i dukshëm ndërmjet shpatullave dhe të pasmeve.

Kondicioni Trupor vlerësuar me 3. Për këtë kondicion trupor duhet që: 

  • Kockat e gëngallës të jenë lehtësisht të dallueshme
  • Brinjët përgjithësisht jo të dukshme
  • Zona e kokës së bishtit jo e zhytur
  • Konfiguracioni i trupit pothusjse i lëmuar

Lopa konsiderohet me kondicion të moderuar. Dy brinjët e fundit mund të jenë të dallueshme dhe me pak prani të yndyrës. Gjithashtu gjurmë të lehta të yndyrës shfaqen edhe në pjesën e gjoksit, mbi brinjë ose rreth kokës së bishtit. 

Mbani parasysh se në pikëzimin e kondicionit trupor të lopës ndërmjet intervalit 2.75 deri në 3.25 rekomandohet tharja e lopës.

Mbani parasysh se në pikëzimin e kondicionit trupor të lopës ndërmjet intervalit 3.0 deri në 3.5 rekomandohet pjellja e lopës, ku niveli optimal i pikëzimit është 3.25.

Në të njëjtin interval të pikëzimit të kondicionit trupor rekomandohet edhe inseminimi i lopës, me vlerën ideale të pikëzimit 3. 

Nga pjellja në inseminimin barrësues siguroni që lopa të mos humbasë më shumë se 0.5 pikë.

Kondicioni Trupor vlerësuar me 4. Për këtë kondicion trupor duhet që: 

  • Kockat e gëngallës të jenë të padukshme
  • Brinjët të mbuluara mirë
  • Zona e kokës së bishtit lehtësisht me gunga
  • Konfiguracioni i trupit i rrumbullakosur

Lopa shfaq një pamje të rrumbullakosur në mënyrë të moderuar gjatë gjithë linjave të saj trupore. Një pjesë e depozitimit të yndyrës është e pranishme në pjesën e gjoksit dhe mbi kokën e bishtit. Pjesa e pasme duket e rrumbullakosur dhe dhjami mund të dallohet me prekje tek pjesa e brinjëve dhe rreth gëngallës.

Kondicioni Trupor vlerësuar me 5. Për këtë kondicion trupor duhet që: 

  • Kockat e gëngallës të tregojnë depozitim dhjami
  • Brinjët të jenë të mbuluara tërësisht
  • Zona e kokës së bishtit me shumë gungë
  • Konfiguracioni i trupit i fryrë nga dhjami

Qafa e lopës është përgjithësisht e trashë dhe e shkurtër dhe pjesa e kurrizit shfaqet më shumë në formë katrore për shkak të yndyrës së tepërt. Pjesa e kraharorit është e gjerë, ndërsa rreth kokës së bishtit krijohen vatra yndyre të theksuara. E tërë pjesa e poshtme e trupit do të jetë e mbuluar nga shtresat dhjamore përfshirë këtu edhe gjirin. Lopët fillojnë të shfaqin probleme me lëvizjen për shkak të peshës së tepërt dhe bllokimit të gjymtyrëve.

Data e publikimit: 06/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë