KONTROLLI I MALSEKOS NË AGRUME




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Sëmundje e kudondodhur në agrumet e vendit tonë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Cilat janë shenjat kryesore të kësaj sëmundje?

  • Malseko prek pemët e çdo moshe, sëmundja është më agresive tek pemët e reja të agrumeve.
  • Simptomat e sëmundjes janë më të rënda në pranverë dhe vjeshtë.
  • Temperaturat e larta pengojnë aftësinë e kërpudhës për të bllokuar enët e ksilemës, kështu që patogjeni nuk mund të zbulohet në periudhën e verës .
  • Shprehja dhe zhvillimi i simptomës varet nga mënyra e infeksionit.
    Kur fillon infeksioni në bimë të rritura, simptomat shpesh shfaqen në pjesën e sipërme të kurorës, me një ndryshim të lehtë të ngjyrës të nervaturave.
  • Sëmundja shfaqet duke shkaktuar klorozë të gjetheve dhe lastarëve, vyshkja e gjetheve dhe sythave e rënia e gjetheve.
  • Bishtat e gjetheve qëndrojnë për një periudhë, të cilat në bazë janë të gjelbër, por shpesh janë klorotike ose të çngjyrosura në fund.
  • Kur infeksioni fillon nga pjesa e sipërme e kurorës, sëmundja lëviz ngadalë në lastar, trung dhe rrënjë, duke çuar përfundimisht në tharjen e pemës.
  • Kur infeksioni fillon në bazën e një dege sëmundja përparon më shpejt, sythat ose degët e plota do të thahen shpejt.
  • Malseko infekton frutat dhe farat e pemëve të limonit.
  • Frutat e papjekura të limonit shfaqin zverdhje të pjesshme ose totale të lëkurës.
  • Frutat e pjekura kthehen në të verdhë të errët në të kuqërremtë.
  • Frutat e prekura nga malseko bien në tokë.
  • Lëvorja e infektuar mund të bëhet me ngjyrë argjendi, gri ose hiri për shkak të pranisë së piknidive që heqin epidermën që lejon depërtimin e ajrit.
  • Kur infeksioni është në rrënjë, tharja e pemës është e shpejtë.

Shenjat e veçanta 

Në gjethe: Shenjat e para të sëmundjes janë kloroza e gjetheve të degëve të reja më të larta dhe rrëzimi i tyre. Lëkura e degëve pa gjethe në maja ka ngjyrë të verdhë dhe në pjesën poshtë me ngjyrë të gjelbër normale. 

Bimët e prekura paraqesin ndryshimet tipike të trakeomikozës. Sipas species, moshës së bimës, kushteve vegjetative dhe mbi të gjitha sipas vendit në organin e bimëve, të cilin ka prekur sëmundja, varet edhe shpejtësia e tharjes së pjesës ose e të gjithë bimës.

Sëmundja sipas faktorëve të mësipërm mund të ketë zhvillim:

  •  të ngadalshëm, ose 
  •  të shpejtë.

Në rastin kur sëmundja ka zhvillim të ngadalshëm Malseko fillon të paraqitet me zverdhjen e gjetheve dhe rrëzimin e tyre nga disa degë të cilat më pas thahen gradualisht. Kjo fillon nga maja dhe zbret në degët më të trasha. Bima çel degë të reja në pjesën e fundit, por mbas disa vitesh thahet krejtësisht.

Në rastet kur sëmundja ka zhvillim të shpejtë atëhere bima thahet menjëherë, gjethet rrëzohen përtokë, ose një pjesë e tyre qëndron e varur në degë.

Në bishtat e gjetheve: Bishtat e gjetheve mbeten pothuajse gjithmonë të varur. Karakteristikë është se bishtat e gjetheve po të preken sado lehtë me majën e gishtit, rrëzohen menjëherë.

Në indin drunor: Karakteristika më e dukshme është ngjyrosja e indit drunor. Në rast se pritet një degë e infektuar nën pjesën e tharë do të shihet se pjesa përreth drurit ka marrë ngjyrën e verdhë në karrotë dhe kur infeksioni është i vjetër kalon në kafe dhe kafe në të zezë.

  • Kur infektimi kryhet nga pjesa e sipërme e bimës (tek gjethet ose degët) sëmundja ka zhvillim të ngadaltë.
  • Kur infeksioni kryhet në shumë vende (kur ka erëra të forta etj), atëhere sëmundja ka zhvillim më të shpejtë.
  • Kur infektimi primar kryhet poshtë në rrënjët ose trupin, sëmundja ka gjithmonë zhvillim të shpejtë.

Simptomat që ngatërrohen me malsekon

Stresi i ujit

  • Ujitje e pamjaftueshme.
  • Dëmtime të ndryshme mekanike në rrënjë frenojnë funksionin normal të rrënjës.
  • Tharja e degëzave të reja që zhvillohen gjatë periudhave të ngrohta herët në pranverë kur temperatura e tokës është nën 13°C, pengon rritjen dhe funksionimin e rrënjës gjë që zvogëlon aftësinë e tyre për të zëvendësuar humbjen e lagështisë në degëzat e reja.

Klima

  • Dëmtimi nga era mbi degëzat dhe sythat e rinj

Rezervat e sëmundjes në degët e thara

  • Një degë e tharë çon në rritjen e inokulit si rezervë infektuese për kurorën e bimës nga ku përhapet për në indet e pastra.

Alternaria kafe

  • Në zonat tona bregdetare, gjethet, bishtat e gjetheve bien nga degët e infektuara nga Alternaria spp dhe rezulton në tharjen e degëzave.
  • Infeksioni kërpudhor gjithashtu çon në zhvillimin e lezioneve në fruta dhe lezione të vogla në gjethe që rrethohet nga një rreth klorotik i shkaktuar nga prodhimi i toksinave.

Insektet dëmtuese

  • Insektet e ndryshme shkaktojnë vrima në bazën e degëve të cilat shkaktojnë shkatërrimin e indeve vaskulare duke çuar në tharjen e degëve.

Vegjetacionet e reja

  • Infeksioni nga bakteri Pseudomonas syringae pv. syringae nxit lezione në degëza, gjethe, e bishtat e gjetheve të degëzave të reja. Gjethet marin ngjyrë kafe dhe shpesh mbeten të bashkuara ndërsa bishtat mbeten edhe kur gjethet janë rrëzuar.

Sëmundjet e agrumeve

  • Ndodh shpesh që dobësimi i bimës, i kurorës,  skuqja dhe mosthithja e ujrave ka shkaktarë të panjohur.

Tharje e menjëhershme

  • Vyshkja e menjëhershme mund të shkaktohet nga teprica e ujit ose nga një ajrosje e pakët, që çon  në përkeqësim të sistemit rrënjor.

Si ndikojnë nënshartesa, punimi e plehërimi i tokës, kontrolli kulturor dhe kimik në mbrojtje ndaj kësaj sëmundje?

Nënshartesa

  • Zgjedhja e nënshartesave përcaktohet kryesisht nga sjellja e tyre ndaj streseve biotike (sëmundjeve) dhe abiotike (të ftohtit, gëlqeres etj.)
  • Një kriter shumë i rëndësishëm për përzgjedhjen e nënshartesës është aftësia për të ndikuar në fuqinë e rritjes së bimës në sasinë e cilësinë e prodhimit.
  • Në zgjedhjen e nënshartesës rëndësi të veçantë ka pajtueshmëria me kultivarin me qëllim për të shmangur problemet e lodhjes së tokës.
  • Zbatimi i këtyre kritereve ndikon drejtëpërdrejtë në përzgjedhjen e nënshartesave të përshtatshme për të përballuar sëmundjet e ndryshme.
  • Prandaj detyrimisht bimët duhet të shartohen me nënshartesa të qëndrueshme si Trigjethëshi (Poncirus Trifogliata Raf). etj.

Punimi i tokës

  • Ruan dhe rrit pjellorinë e tokës dhe ndikon fuqishëm në vitalitetin  bimës duke rritur rezistencën ndaj sëmundjeve.
  • Nëpërmjet punimit rritet përshkueshmëria e tokës nga uji dhe ajri e cila influencon drejtëpërdrejtë në zvogëlimin e agresivitetit të sëmundjes në sistemin rrënjor.
  • Në kushtet e tokave të rënda argjilore të cilat janë pak të përshkrueshme rregjimi i mirë i përmbajtjes së oksigjenit në tokë dhe lëndëve ushqimore të bollshme rrit aktivitetin thithës të sistemit rrënjor e cila lidhet me aktivitetin vegjetativ të pjesës mbitokësore.
  • Punimet e thella të vjeshtës, dimrit ose të fillimit të pranverës, shkaktojnë plagë në rrënjë dhe në fundin e trupit, nëpërmjet të cilave hyn sëmundja dhe sjell tharjen e shpejtë që quhet e keqja e rrufeshme.

Plehërimi
Plehërimet e çrregullta me plehra azotike ndikojnë në formimin e indeve anormale që janë të prekshme nga sëmundja. Prandaj këto të bëhen të kombinuara me plehra fosforike dhe potasike.

Të ftohtit është një nga faktorët kryesor që e bën bimën të preket nga sëmundja.

Era është një shpërndarës i mirë, provokon rrëzimin e gjetheve dhe shkakton plagë në degët, kështu që lehtëson futjen e parazitit. 

Përbërja e tokës. Sëmundja përhapet me shpejtësi më të madhe në tokat që përmbajnë silic e me mungesë gëlqereje, se sa në tokat argjilore.

Kontrolli kulturor

  • Malseko mund të mbahet nën kontroll duke shkurtuar degëzat e infektuara sapo të shfaqen simptomat e para.
  • Djegia e degëve të krasitura rekomandohet në mënyrë që të eliminohen burimet e mundshme të infeksionit.
  • Duhet të shmangen në maksimun dëmtimet mekanike.
  • Të kihen kujdes punimet në vjeshtë për të shmangur krijimin e plagëve në rrënjë

Kontrolli kimik

  • Fungicidet me bazë bakri dhe ziram janë produktet më të zakonshme të përdorura për mbrojtjen nga malseko duke u përdorur në mënyrë të përsëritur nga vjeshta deri në pranverë.
  • Produktet sistemike si karboksina dhe benzimidazoli janë gjithashtu efektive vetëm si parandaluese
  • Përzierja e një fungicidi parandalues dhe një fungicidi sistemik rekomandohet të përdoret mënjëherë pasi kushtet e motit janë me ngrica, breshër ose erëra të forta që shkaktojnë plagë në pemë.

Data e publikimit: 14/05/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

KANCERI BAKTERIAL (XANTHOMONAS CITRI PV. CITRI) NË AGRUME DHE MENAXHIMI I SAJ

Cilat janë shenjat dalluese (simptomat) të sëmundjes dhe si bëhet parandalimi i saj?

Lexo më shumë

SI KONTROLLOHET DHE PARANDALOHET SËMUNDJA?

Si zhvillohet dhe përhapet sëmundja?

Lexo më shumë

KONTROLLI I TENJËS MINUSE TË AGRUMEVE PHYLLOCNISTIS CITRELLA

Tenja minuese e agrumeve këto vitet e fundit është kthyer në një problem shqetësues për agrumet që kultivohen në pellgun e mesdheut.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË ECURIA BIOLOGJIKE E TENJËS SË AGRUMEVE?

Tenja minuese e agrumeve ka katër faza të jetës: veza, larva, pupa dhe insekti i rritur

Lexo më shumë