CILI ËSHTË SHKAKTARI TJETËR BAKTERIAL NË QERSHI?




  1. Kanceri bakterial në qershi shkaktuar nga  (Pseudomonas syringae pv. syringae)

Simptomat 

  • Simptoma më e dallueshme e infeksionit në qershi është një kancer i errët i shoqëruar ndonjëherë me gomozë (eksudat në kafe të kuqërremtë)
  • Organet e reja vyshken dhe thahen, duke prekur sythat vegjetativ dhe lulorë që mbesin në degë të thara.
  • Infeksioni është më i zakonshëm në pemë të reja,  ndodh në pemë në çdo fazë të zhvillimit nëse kushtet janë të favorshme.
  • Lezionet e kuqërremta dhe me erë të keqe në korteksin e rrënjës janë tregues i infeksionit nga Pseudomonas syringae pv. syringae .
  • Simptomat zakonisht zhvillohen në bazën e pemëve, tek pemët e reja, ekspozohet më shumë ndaj dëmtimeve nga makineritë, brejtësit, ngrica dhe ujitja, duke ofruar mundësi të shumta për shfaqjen e infeksionit .
  • Në trung në degë dhe në kancere formon rrëshirë ngjyrë vishnje në kafe.

Cikli i zhvillimit të sëmundjes

  • Sëmundja e kancerit bakterial në qershi shkaktohet nga bakteri Pseudomonas syringae pv. syringae  i cili mund të formojë kristale akulli brenda qelizës bimore dhe të gjenerojë dëme, të quajtur “aktiviteti i bërthamës së akullit”.
  • Kolonizimi i patogjenit mund të ndodhë në çdo ind bimor pa provokuar infeksion ose simptoma.
  • Infeksioni kërkon plagë ose hapje natyrale të shoqëruar nga kushte të lagështa ose ujë prezent në sipërfaqen e gjethes.
  • Në pemët e infektuara, mbijeton në kancer dhe sytha, të cilët janë burimet kryesore të inokulimit për infeksionet fillestare në sezonin e ardhshëm të rritjes.
  • Popullatat rriten gjatë pranverës pas çeljes së sythave dhe simptomat e infeksionit zhvillohen gjatë pranverës dhe verës.
  • Në fund të verës, popullata e Pseudomonas syringae pv. syringae  zvogëlohet; megjithatë, mund të ketë një rritje të dytë të infeksionit gjatë kushteve më të ftohta dhe më të lagështa të vjeshtës.
  • Pseudomonas syringae pv. syringae mund të transmetohet me shartim dhe mund të zhvendoset sistematikisht në të gjithë bimën.
  • Patogjeni gjithashtu mund të shpërndahet nga era, shiu ose uji i ujitjes dhe insektet.
  • Pseudomonas syringae pv. syringae mund të shplahet dhe transportohet nga pikat e ujit.

Masat e kontrollit:

Nëse infeksioni është i pranishëm në pemë, kontrolli i infeksionit dhe përhapja mund të bëhet duke bërë: 

  • Prerjen dhe heqen e indeve të infektuara: organeve bimore me gomozë ose kancer.
  • Djegien e kancerave ose vendeve me djegës propani. Bëhet gjatë pranverës.
  • Trajtime me produkte me bazë bakri realizohen para lulëzimit.
  • Mos të aplikohen produkte me bazë bakri pas lulëzimit të plotë.
  • Gjatë sezonit të përdoret, Bacillus subtilis strain IAB/BS03.

 

Data e publikimit: 21/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Variatetet Autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Lexo më shumë

Variatetet Autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GUAVAS

Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.

Lexo më shumë