Si edhe tek pemët e tjera frutore, nga niveli i shërbimeve agroteknike varet koha e hyrjes në prodhim, jetëgjatësia e kivit, koha e shfrytëzimit, prodhueshmëria, cilësia e prodhimit si dhe kostoja e prodhimit. Disa nga shërbimet më kryesore janë: krasitja dimërore dhe verore, plehërimi, ujitja etj.
Krasitja dimërore e kivit
Krasitja e bimëve femërore: Kivi në qoftë se nuk krasitet përfundon duke formuar një rrëmujë të vërtetë me shumë degë e gjethe, të cilat për nga natyra e tyre përdridhen e ngatërrohen me njëra tjetrën, duke ulur në shkallë të ndjeshme ajrimin e bimës e për pasojë duke ulur prodhimin e cilësinë e tij. Të gjitha parimet e krasitjes që kemi mësuar për drufrutorët tjerë vlejnë edhe për kivin.
Kur duhet të ndërhyni me krasitjen dimërore në bimën e kivit?
Krasitja në vitin e parë pas mbjelljes konsiston në lënien e dy sythave nga të cilat do të zhvillohen dy lastarë.
Në vitin e ardhshëm njëri nga lastarët, ai më i zhvilluari, lihet për të na dhënë bimën ardhshme. Ky lastar krasitet në lartësinë e shtratit të tendës duke i shtuar edhe 2 – 3 sytha të tjerë.
Si vazhdohet me krasitjen në vitet tjera?
Krasitjet e viteve të tjera, duke filluar nga viti i tretë, konsistojnë në formimin e elementeve mbështetës të prodhimit për vitet e ardhshme.
Krasitjet e mëvonshme (vitet pas ardhës) kanë si qëllim kryesor stimulimin e zëvendësuesve. Zakonisht në vendet e prerjes (krasitjes) zhvillohen lastarë të cilët duhet t’i ruajmë që në dy tre vitet e ardhshme, ato janë bazë e prodhimit. Gjithmonë pjesa e vjetër hidhet në tokë dhe zëvendësohet me lastarin e ri.
Megjithatë për krasitjen e kivit nuk ka asgjë standarde dhe nuk jepen receta të gatshme. Prandaj çdo bimë e kivit krasitet sipas kushteve që paraqiten duke gjykuar për gjendjen e përgjithshme të saj, pozicionin e lastarëve, të degëve skeletike etj. dhe duke mbajtur parasysh parimet e përgjithshme të krasitjes.
Tek kjo bimë mund të provoni edhe mënyra të tjera krasitje dhe këtë mund ta bëni pa frike sepse edhe në se gaboni nuk është se e dëmtoni bimën, sepse kivi është një bimë shumë e fuqishme, prodhon shumë lastarë dhe kemi mundësi të riparojmë dëmet e shkaktuar gjatë krasitjes ose më mirë mund të themi që ajo është në gjendje “ta korrigjojë” krasitësin e vet.
Kujdes! Nuk duhet të krasisim kur pema loton dhe kjo përkon afërsisht një muaj para çeljes së sythave.
Kjo krasitje është e domosdoshme si për formimin e cungut ashtu dhe për prodhimin e përvitshëm. Tre vitet e para të jetës së kivit, gjatë vegjetacionit, hiqen të gjithë lastarët konkurrente duke siguruar bimën e ardhshme. Gjatë këtij procesi, në bimët në prodhim, këputen (hiqen) ose shkurtohen lastarët e rinj të dalë gjatë atij vegjetacioni.
Ndërhyrjet për kryerjen e këtij operacioni bëhen në: a) fillim të vegjetacionit; dhe b) nga mesi i periudhës së vegjetacionit e më vonë.
Gjithashtu krasitja e gjelbër mund të jetë: a) e rëndë; b) e mesme; dhe c) e lehtë.
Krasitja e lehtë bëhet në afatin 30 ditë pas lidhjes së frutave dhe konsiston në prerjen e majës së lastarëve prodhues dhe joprodhues.
Plehërimi dhe ujitja tek kivi
Vlerat e përqendrimit të elementëve ushqyes në gjethen e kivit
| Elementi ushqyes | Niveli kritik (%) | E mirë (%) | E lartë (%) |
| Azoti (N) | <2.2 | 2.2 – 2.6 | >2.6 |
| Fosfori (P) | 0.2 | 0.2 – 0.25 | >0.25 |
| Kaliumi (K) | 1.6 | 1.6 - 2 | >2 |
| Kalciumi | <2.3 | 2.3 - 3 | >3 |
| Magnezi | <0.3 | 0.3 – 0.7 | >0.7 |
Analiza gjethore bëhet mbi bazën e lëndës së thatë, pra shprehet në % ndaj lëndës së thatë, dhe kryhet në fillim të gushtit.
Ujitja: Kivi ka kërkesa të larta për ujë. Ato janë rreth 800 – 900 mm shi. Përveç kësaj kivi ka nevojë edhe për lagështi ajrore, e cila ndikon në rendiment dhe cilësinë e prodhimit.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjeljen e prodhimit tek kivi
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Mësoni rreth variateteve autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës
Lexo më shumë
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumë