Shembull i punës së qëndrueshme në Zhej, Kurbin
Prej rreth 30 vitesh, Ndue Balozi jeton dhe punon në Zhej, në zonën e Kurbin, ku ka ndërtuar hap pas hapi aktivitetin e tij bujqësor, vetëm me mundësitë dhe përkushtimin e vet.
Ai zotëron një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj rreth 18-vjeçarë, të mbjellë me sistem brezare, një investim i menduar që në fillim. Ullinjtë i trajton vetëm me pleh organik dhe ure, pa përdorur pesticide, duke arritur një prodhim të bollshëm dhe cilësor.
Përveç ullinjve, Ndue mban pula të lira në fushë, të cilat i rrit si për mish ashtu edhe për vezë, duke garantuar produkte natyrale për klientët e tij. Ai zotëron gjithashtu dhi, të cilat i kullot në zonat malore në kullota të lira. Produktet e qumështit i përshtat sipas kërkesës: herë i përpunon në djathë, herë i shet si qumësht të freskët, e herë si hirrë. Të gjitha këto i ka zhvilluar gradualisht, me investime të kujdesshme dhe punë të vazhdueshme.
Së fundmi, reshjet e shumta shkaktuan rrëshqitje të tokës në pronën e tij. Për të parandaluar një rrezik më të madh, ai vendosi të ndërhyjë menjëherë për ndërtimin e një muri mbrojtës. Kërkesa për financim u mirëprit nga FED invest dhe u mbështet brenda ditës, duke i dhënë mundësinë të veprojë në kohë. Historia e Ndue Balozit tregon se bujqësia e qëndrueshme, puna e ndershme dhe reagimi i shpejtë ndaj sfidave janë themeli i një suksesi afatgjatë.
Shpërndaj në rrjetet sociale: