Udhëtojmë për në fshatin e thellë malor Labinot Mal në Elbasan, për të takuar Zeqir Shytin, të cilin e gjejmë duke na pritur në oborrin e shtëpisë. Me të shtrënguar duart na shoqëron drejt një stalle të improvizuar ku mbante lopët. Pavarësisht improvizimit, higjiena, ajrosja dhe kushtet brenda ishin perfekte si dhe kishte instaluar një impiant uji ku lopët pinin ujë sa të donin dhe asgjë nuk shkonte dëm. Për momentin kishte 5 lopë qumështi dhe 2 viça.
Filloi të na fliste gjithë pasion për këtë ndërmarrje të re.
Na fton në shtëpi ku ulemi dhe na shpjegon historinë e jetës së tij, pasi na gostit me mjaltë nga kosheret e bletëve që i ka në oborr. “Pas ndryshimeve të vitit 1990, duke qenë një familje e madhe me 10 vetë, 6 fëmijë, burrë-grua dhe prindërit e moshuar dhe me pamundësi ekonomike u detyrova të emigroj. Punova për një vit në Kretë, në Greqi. Puna më eci mirë dhe pas një viti u ktheva në fshat me disa kursime. E kisha ndarë mendjen që me këto kursime do të blija një mjet për transport, pasi në fshatin tonë malor mungonte një gjë e tillë. Frymën e mbajta te tregu i makinave dhe zgjodha kamionçinën, të cilën na e tregon nga dritarja. Për shkak se nuk e kisha haberin nga makina kisha marrë edhe një bashkëfshatarin tim që të ma sillte makinën në fshat. Makinën nuk e solla deri te shtëpia pasi nuk ishte atëherë rruga siç është sot. Fillova të ushtrohesha të ngisja makinën nëpër fshat. Pas disa kohësh vendosa të filloja punë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe rrugës së shkatërruar si në ngjitje dhe në zbritje ecja vetëm me marshin e parë. Pata një periudhë nja 3 vjeçare që mendova se dështova sepse nuk vinte njeri me mua pasagjer, pasi e dinin që unë isha fare fillestar dhe mbase edhe kishin frikë. Për të qeshur pak, vetëm para 4 vitesh unë mora vesh që makina ime ishte vetëshkarkuese. Megjithatë nuk hoqa dorë, sepse të paktën transportoja në treg produktet e mia. Kryesisht domaten e vonë, sepse fshati jonë e ka traditë. Tokë kam, krahë pune po, 8 veta dhe kisha sasi produkti. Isha i kënaqur me bujqësinë por më vinte inat që po dështoja me “biznesin” e transportit. Megjithatë me këshillën e babait nuk hoqa dorë dhe njerëzit filluan të vijnë. Sot kam edhe një furgon transporti me licencë për pasagjerë që e punon djali”.
Zeqiri ka mbetur vetëm me njërin nga djemtë dhe familjen e tij pasi vajzat i janë martuar dhe 2 nga djemtë kanë emigruar në Itali. Pyetjes tonë se çfarë mendon për të ardhmen, nëse e ka mbyllur punën me bujqësinë, ai na përgjigjet: “Vërtetë që nuk kam më krahë pune si më parë, por vazhdoj të mbjell domate të vonë jo në të njëjtën sasi dhe pjesën tjetër me ushqim për bagëtinë. Sa të kem fuqi dhe frymë do të përpiqem të bëj një stallë të mirë të madhe me lopë, por përpara se të marr kredi, që Dritani nuk ma refuzon për shkak të historikut pozitiv që kam patur me FED invest në gjithë këto vite, më duhet të bëj ca llogari se nuk dua të dështoj”.
I shpjegoj Zeqirit se Qendra ABA dhe ekspertët e saj janë në përfundim, pikërisht, të analizës së fermës blegtorale që bëhet për herë të parë në Shqipëri. Ndahemi me premtimin që do të zhvillojmë vizitën e radhës me eksperten Valbona Ylli për të analizuar, diskutuar dhe për ta këshilluar specifikisht Zeqirin lidhur me sfidën e radhës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
bsi2xm
-Hello World! https://racetrack.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=f333f066aed68f49d2634803f8e7e86e&