Bimët e spinaqit preken nga disa sëmundje e dëmtues si Pythium ultimum, Rhizoctonia solani dhe Peronospora farinosa. Midis dëmtuesve, përveç afideve mund të përmendim fluturat e natës, kërmijtë, si dhe mizën (Pegomya hyoscyami).
Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit ?
Pythium Ultimum
Sëmundja zhvillohet në temperatura 12-20°C dhe shkakton kalbëzim të kërcellit dhe të gjetheve.
REKOMANDIM! Të zbatohet me korrektësi qarkullimi bujqësor. Luftimi; trajtime me Aliete Flash(Fosetyl aluminium), Captan, Tiram, Iprodione etj

Rhizoctonia Solani
Sëmundja zhvillohet në temperatura më të larta se 200C Prek kryesisht qafën e kërcellit dhe rrënjët duke shkaktuar tharjen e plotë të bimëve. Masat agroteknike janë: Qarkullimi bujqësor, kullimi i përsosur i tokës dhe eleminimi i mbeturinave nga sipërfaqja e tokës. Lufta kimike: Trajtimi me Tiofanat-metil, Signum(Boscalid+Pyraclostrobin) shoqëruar me Mevaxil(Metalaxyl).

Peronospora
Sëmundja mund të shkaktojë dëme në kushtet e lagështisë së lartë dhe temperaturë 8-180C. Masat agroteknike janë: Qarkullimi bujqësor, kullimi i përsosur i tokës dhe eleminimi i mbeturinave nga sipërfaqja e tokës. Lufta kimike: Trajtimi me preparate me bazë bakri ose me Ridomil(Metaloksil), Captan, Dakonil etj.

Afidet
Janë dëmtues që mund të shkaktojë dëme të mëdha në prodhimin e spinaqit. Masat agroteknike janë: Luftimi i barërave të këqija pasi bëhen bartës të afideve. Lufta kimike: Trajtimi me imidacloprid, fluvalinate, deltometrina, piretrina natyrale ej. Biologjikisht luftohen nga larvat e koçinelideve (Skymnus spp) dhe larvat e krizopes e sirfideve.

Miza(Pegomya hyoscyami)
Është dëmtues që shkakton dëmtime të tipit galeri mbi gjethet e spinaqit. Lufta kimike:Trajtimi me Deçis (Deltametrina), Cypermetrina etj.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen dhe Ruajtjen e Prodhimit të Spinaqit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
.
Lexo më shumë
Lexo këtu për më shumë!
Lexo më shumë
Çfarë shërbimesh i kryhen gështenjës pas mbjelljes?
Lexo më shumë
Cilat janë disa nga sëmundjet kryesore të ftoit dhe Masat e parandalimit dhe kontrollit?
Lexo më shumë