VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË PANXHARIT TË KUQ




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Vjelja e prodhimit të panxharit të kuq fillon 60-90 ditë mbas mbirjes së farës, kjo në varësi të hershmërisë së kultivarit dhe të kushteve klimatike. Frut-rrënjorët shkulen kur të kenë arritur një diametër të paktën prej 5cm.

Cilësi më të mirë afrojnë frut-rrënjorët me diametër 5-8cm.

  • Ruajtja e prodhimit drejtpërdrejt në fushë, është një metodë e mirë dhe mund të vazhdojë për 30 ditë ose dhe më shumë, në varësi të kërkesave të tregut.
  • Frut-rrënjorët me moshë më të vjetër, zakonisht kanë përmbajtje më të madhe të fibrave dhe përqindje më të vogël të sheqerit.
  • Bimët e vjela bashkohen në tufa me nga 5-6 copë, por mbasi të jenë pastruar më parë nga dheu dhe gjethet e vjetra.
  • Ruajta e prodhimit të freskët (pa i larguar gjethet) mund të bëhet për jo më shumë se 7-10 ditë, ndërsa frut-rrënjorët pa gjethe mund të ruhen për rreth 2-3 muaj në mjedise me klimë të kontrolluar, në temperaturën 1-3°C  dhe lagështi relative ajrore 95%.

Data e publikimit: 25/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

KULTIVIMI I PANXHARIT FORAGJER

Për një kultivim të suksesshëm të panxharit foragjer ju rekomandojmë të mbani parasysh:

Lexo më shumë

VLERA E PANXHARIT FORAGJER SI BURIM USHQIMI PËR BLEGTORINË

Përse panxhari foragjer është një nga burimet që mund ta përdorni në racionet ushqimore për blegtorinë?

Lexo më shumë

KULTIVARËT, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I PANXHARIT TË KUQ NË FUSHË TË HAPUR

Cila është struktura varietore e rekomanduar për panxharin e kuq?

Lexo më shumë

PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E PANXHARIT TË KUQ

Toka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.

Lexo më shumë